2019
Por, Jam e Uritur!
Janar 2019


Por, Jam e Uritur!

Isadora Markes Garsia

San‑Paolo, Brazil

missionaries and money on the ground

Ilustrim nga Allen Garns

Një ditë me shi në misionin tim në Kolumbi, mua dhe shoqes sime misionare na kishte mbetur një orë përpara se të na duhej të ishim në shtëpi. Ishim të uritura dhe të lodhura së ecuri gjithë ditën. Nuk kishim gjetur askënd për t’i dhënë mësim.

Ne gjithashtu nuk kishim para me vete dhe nuk kishim shkuar për të bërë pazar në ushqimore. E dinim se do të mbërrinim në shtëpi dhe nuk do të kishim asgjë për të ngrënë. U përpoqa t’i largoja këto mendime negative dhe të përqendrohesha te puna.

“Shiko çfarë gjeta!” Thirri papritmas shoqja ime e misionit.

Ajo kishte gjetur ca para në tokë. Nga shprehja në fytyrën e saj mund ta kuptoja se po mendonte të njëjtën gjë si unë. Ne mund të blinim diçka për të ngrënë!

Por pas një çasti, shoqja ime e misionit tha: “Jo, këto para nuk janë tonat!”

“Por, jam e uritur!” mendova unë.

“Kujtdo që t’i përkasin ato, ne nuk do t’i gjejmë të zotët në këtë orë të mbrëmjes”, i thashë asaj.

Ajo sugjeroi që ne të luteshim. E dija se ajo ishte gjëja e duhur, por një pjesë e imja mendoi se ishte çmenduri. Kishim punuar shumë gjatë gjithë ditës. Ishim të uritura. Ndoshta gjetja e parave ishte një bekim për shërbimin tonë.

Më pas m’u kujtua nëna ime. Kur isha e re, ajo më mësoi mua dhe motrave të mia që të ishim përherë të ndershme. Ajo ishte një shembull për ne dhe lutej që ne do të kishim guximin për të qenë të ndershme. E dija se, në qoftë se do të ishte e pranishme, ajo do të trishtohej nëse nuk do të merrja vendimin e duhur.

Kështu që u lutëm. Ne i kërkuam Atit Qiellor që të na ndihmonte ta gjenim të zotin. Disa minuta më vonë, një i ri u duk atypari, duke kërkuar për diçka. Ai kishte lot në sy dhe dukej i mërzitur. Unë dhe shoqja ime misionare shkuam tek ai dhe zbuluam se kishim atë që ai po kërkonte.

Ne ia kthyem paratë e veta dhe ai na falënderoi vazhdimisht. Ai tha se i nevojiteshin për të paguar kolegjin. Pa ato, ai do ta humbiste [mundësinë] e regjistrimit. Sytë m’u mbushën me lot dhe u pendova për dëshirat e mia të mëparshme për t’i shpenzuar paratë. Ne morëm të dhënat e tij të kontaktit dhe qemë në gjendje t’i jepnim mësim atij dhe pesë njerëzve të tjerë të tjerë. Atë mbrëmje e falënderova shoqen time misionare për shembullin e saj të mirë.

Unë e di se Perëndia na bekon kur jemi të ndershëm. Ne nuk kishim asgjë për të ngrënë atë mbrëmje, por nuk më kujtohet të isha e uritur kur shkova në shtrat. Gjetja e parave, në fund të fundit, ishte një bekim.