Farat e Besimit
Profeti Alma e krahasoi rritjen e një dëshmie me mbjelljen e një fare (shih Alma 32). Kur lutesh, i lexon shkrimet e shenjta dhe i ndihmon të tjerët, besimi yt do të rritet! Provoje këtë eksperiment për të parë një farë të mbijë.
Çfarë do të Të Nevojitet:
fasule e thatë (çfarëdo lloji)
copa letre ose shami letre
qese plastike e tejdukshme dhe e mbyllshme
-
Fut copa letre apo shami prej letre të lagura brenda një qeseje plastike. Vendose fasulen sipër dhe mbylle mirë qesen.
-
Lëre qesen në një vend me diell. Pas afro një jave, fasulja duhet të fillojë të mbijë!
-
Lëre bimën të vazhdojë të rritet për njëfarë kohe. Kur t’i shohësh rrënjët, mbille filizin në dhe. Siguroji ujë dhe dritën e diellit dhe shih se sa e madhe do të bëhet!
Lojë me Përputhjen e Bimëve
Dëshmia e çdonjërit rritet në mënyrë të ndryshme. A mund ta përputhësh secilën bimë me hijen e saj?