Mbrojtja e Fëmijëve nga Pornografia
Motra Xhoi D. Xhons, Presidente e Përgjithshme e Fillores, shpreh se dashuria është arma më e madhe kundër pornografisë: “Ashtu si thotë motoja e njohur: ‘Pornografia e vret dashurinë’, por le ta kujtojmë gjithashtu se dashuria e vret pornografinë”. Këtu janë tri mënyra se si shprehja e dashurisë i mban të sigurt fëmijët nga ndikimet e pornografisë.
Mbrojtja: “Të Dua”
Krijoni një marrëdhënie ku fëmijët tuaj të ndihen të sigurt dhe se i duan.
Reagimi: “Prapëseprapë të Dua”
Flisni me fëmijët tuaj rreth pornografisë dhe i ftoni ata t’ju drejtohen juve për pyetjet e tyre.
Shërimi: “Gjithmonë do të të Dua”
Sigurojini fëmijët tuaj se edhe nëse ata po luftojnë me pornografinë, dashuria juaj nuk ndryshon.