Rinia
Telefonat celularë janë të kushtueshëm në Kili por në vitin 2016 vura një synim që të fitoja para të mjaftueshme për të blerë një të tillë. Për një vit të tërë bleva ëmbëlsira dhe alfajores* me shumicë dhe ua shita shokëve dhe shoqeve të mia në shkollë. E kurseja çdo para që fitoja. Nuk dilja për drekë dhe nuk shkoja në kinema.
Nuk doja t’u kërkoja prindërve një telefon. Doja të isha në gjendje të thosha se e fitova vetë. Babi më dha zemër. “Karol, vazhdo kështu”, do të thoshte ai.
Mësova shumë. Asgjë nuk është falas. Synimet kërkojnë përpjekje por ne kurrë nuk duhet të heqim dorë. Kur i fitojmë vetë gjërat dhe e kuptojmë se sa shumë punë duhet për t’i arritur ato, ne i vlerësojmë më shumë.
Mësova se duhet të vendosja se çfarë doja të arrija dhe ku doja të shkoja. Nëse dua të martohem në tempull, duhet të shkoj në kishë dhe seminar dhe më vonë në institut dhe veprimtaritë për të rinjtë në moshë madhore beqarë. Dhe duhet të dal në takime me të rinj të denjë. Arritja e synimeve kërkon sakrifica tani për diçka më të mirë më vonë.
Karol, 15 vjeçe, Kili