2019
Si të gjej miq me standarde të mira?
Tetor 2019


Pyetje e Përgjigje

“Si të gjej miq me standarde të mira?”

Mirësia është Çelësi

Tregojuni atyre dashuri dhe jini të sjellshëm. Tregojuni atyre që kujdeseni për ta dhe ju intereson lumturia e tyre. Nëse ata nuk ju tregojnë se duan t’ia dinë për ju dhe nuk janë të sjellshëm, me gjasë nuk dëshironi që ta vazhdoni atë shoqëri.

Madi B., 15 vjeçe, Arizonë, SHBA

Jetojini Standardet Tuaja

Jini një shembull që i jetoni standardet tuaja. Dhe nëse keni shokë dhe shoqe që nuk kanë të njëjtat standarde, tregojuni atyre se janë të veçantë në sytë e Perëndisë. Jezusi e donte këdo dhe u mësoi atyre t’i ndjekin udhët e Tij.

Bernard B., 19 vjeç, Palauan, Filipine

Shpërndajeni Ungjillin

Ju mund të gjeni shok ose shoqe të reja me standarde të mira duke shkuar me misionarët për të dhënë mësim. Ata njohin mjaft njerëz të rinj në moshë që kanë nevojë për një shok në Kishë.

Plaku Kuintanila, 20 vjeç, Misioni i Barbados, Brixhtaun

Lutuni për Miqtë Tuaj

Lutem shumë për të kuptuar a janë shokët e mi shokët e duhur që mund të më ndihmojnë t’i ngre standardet e mia dhe dëshminë time për Jezu Krishtin.

Imanol M., 18 vjeç, Çiuaua, Meksikë

Perëndia do t’ju Ndihmojë

Kam zbuluar se nëse bëj një përpjekje të veçantë për të kërkuar njerëz që e tregojnë dritën e Krishtit, kjo e sjell gjithë ndryshimin. Ati Qiellor i di dëshirat tuaja dhe, nëse ju bëni pjesën tuaj, atëherë Ai do t’u përgjigjet atyre lutjeve.

Olivia T., 18 vjeçe, Jutë, SHBA