Biblioteka
Fëmijët e Perëndisë


“Fëmijët e Perëndisë”, Tema dhe Pyetje (2023)

Pamja
fëmijë me Perëndinë

Udhëzuesi i Studimit të Ungjillit

Fëmijët e Perëndisë

Karakteristika përcaktuese e çdo personi në tokë

Përfytyroni sikur po takoheni me dikë për herë të parë dhe ai ose ajo thotë: “Më tregoni për veten tuaj”. Çfarë do të thoshit? Do të ishte në varësi të mjedisit, sigurisht, por faktet që zgjidhni për t’i treguar, mund të thonë shumë rreth mënyrës se si e shihni veten tuaj dhe se si dëshironi t’ju shohin të tjerët.

Ka një fakt rreth jush që është më i rëndësishëm sesa gjithë të tjerët. Dhe ndërkohë që ndoshta nuk do të flisni për këtë kur thoni se kush jeni, ky është më thelbësor për identitetin tuaj sesa emri juaj, qyteti i banimit apo interesat tuaja vetjake. Është fakti që ju jeni një fëmijë i Perëndisë. Ai është Ati juaj. Ashtu siç keni prindër në tokë nga të cilët trashëguat tipare fizike, ju gjithashtu jeni “një bir ose bijë shpirtërore e dashur e prindërve qiellorë dhe, si i tillë, [ju keni] një natyrë dhe destinacion hyjnor”. Si mund të ndikojë ky fakt te mënyra se si e shihni veten tuaj? Si mund ta ndryshonte ky fakt qasjen tuaj ndaj sfidave dhe mundësive të jetës?

Çfarë do të Thotë të Jesh Fëmijë i Perëndisë?

Të gjitha qeniet njerëzore janë bij dhe bija të një Ati të dashur në Qiell. Si një fëmijë i mirëfilltë i Perëndisë, i lindur shpirtërisht në jetën para lindjes, çdo person ka një potencial hyjnor dhe të përjetshëm (shihni te Romakëve 8:16–17).

Vështrim i përgjithshëm i temës: Fëmijët Shpirtërorë të Prindërve Qiellorë

Udhëzues të studimit të ungjillit që kanë lidhje: Perëndia, Ati, Plani i Shpëtimit, Jeta Para Lindjes

Pjesa 1

Perëndia Nuk Është Vetëm Krijuesi Juaj; Ai Është Ati Juaj

Pamja
familje duke buzëqeshur

Çdo njeri ka një atë tokësor dhe asnjëri prej atyre etërve nuk është i përsosur. Megjithatë, pavarësisht se cilat mund të jenë përvojat tona me etërit dhe atësinë në tokë, ne gjithashtu kemi një Atë Qiellor i cili është gjithçka që një atë duhet të jetë – i dashur, përkrahës, i urtë, vetëmohues, i zotuar ndaj suksesit tonë. Qenia më e fuqishme dhe më e lavdishme në univers ju do si fëmijën e Tij të çmuar. Ai ju kupton në mënyrë të përsosur dhe e di me saktësi se çfarë ju nevojitet që të rriteni, përparoni dhe të gjeni gëzim të përjetshëm. Tituj të tillë si “Qenie Supreme”, “Krijues” dhe “Mbret i Plotfuqishëm” sigurisht që të gjithë gjejnë zbatim për Të. Por mbi të gjitha, Ai dëshiron që ju ta njihni Atë si “Atë”.

Gjëra për t’i menduar

  • Moisiu mësoi në një vegim qiellor se ishte një bir i Perëndisë. Lexoni rreth përvojës së tij te Moisiu 1:1–11. Gjithashtu vini re në vargjet 12–18 se si kjo njohuri e ndihmoi Moisiun kur Satani u përpoq ta tundonte. Përsiatni se si të kujtuarit e faktit që ju jeni fëmijë i Perëndisë, mund t’ju ndihmojë gjatë rasteve të tundimit.

  • Plaku Brajën K. Tejlor tregoi një histori rreth një të reje që tha: “Ta di se unë jam fëmijë i Perëndisë është njohuria më e fuqishme që unë zotëroj!” Lexoni rreth saj te biseda “A Jam Unë Fëmijë i Perëndisë? që të zbuloni përse ajo e tha këtë gjë. Përse njohuria që Perëndia është Ati i saj, solli ndryshim kaq të madh në jetën e saj? Çfarë ndryshimi mund të sjellë ajo dijeni në jetën tuaj?

  • A keni krijuar ndonjëherë ndonjë lloj punëdoreje apo vepre arti? Ose ndoshta keni krijuar diçka si një plan, buxhet ose vakt ushqimor. Merreni parasysh se si marrëdhënia juaj me gjënë që krijuat, është e ndryshme nga marrëdhënia midis një prindi dhe një fëmije. Mendoni rreth kësaj teksa përsiatni këto shkrime të shenjta: Galatasve 4:6–7; 1 Gjon 3:2. Pse është e rëndësishme për ju që të dini se jeni një bir ose bijë, jo thjesht një krijesë, e Perëndisë?

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Për t’ju mësuar të tjerëve rreth potencialit tonë si fëmijë të Perëndisë, merrni parasysh se si ju mund të ilustroni që prindërit dhe fëmijët e tyre kanë tipare të përbashkëta fizike. Ndoshta mund të tregoni fotografi të prindërve dhe të fëmijëve të tyre dhe të kërkoni ngjashmëritë. Më pas mund të lexoni disa shkrime të shenjta rreth tipareve të Atit Qiellor, si këto:

    Çfarë prove të këtyre tipareve shihni te njëri‑tjetri? Si mund t’i zhvillojmë ato më tej dhe të bëhemi më shumë si Ati ynë në Qiell?

Mësoni më shumë

Pjesa 2

Trajtojeni Çdo Njeri si një Fëmijë të Perëndisë

Pamja
gra duke folur

Është e zakonshme t’i dëgjojmë anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme që ta thërrasin njëri‑tjetrin “vëlla” e “motër”. Siç shpjegoi Presidenti Henri B. Ajring, këto fjalë “nuk janë thjesht përshëndetje miqësore ose terma dashamirëse për ne. Ato janë një shprehje e një të vërtete të përjetshme: Perëndia është Ati i drejtpërdrejtë i të gjithë njerëzimit; ne jemi të gjithë pjesë e familjes së Tij të përjetshme.” Kjo e vërtetë e thjeshtë ka fuqi për ta shndërruar mënyrën se si e trajtojmë njeri‑tjetrin. Ne mund të jemi të ndryshëm në mendimet, veprimet dhe pamjet tona fizike, por ato ndryshime janë më të lehta për t’u vlerësuar dhe respektuar kur kujtojmë se, duke folur në mënyrë shpirtërore, ne jemi të gjithë një familje.

Gjëra për t’i menduar

  • Libri i Mormonit tregon për dy grupe njerëzish, nefitët e lamanitët, të cilët ishin armiq të betuar për shumë breza. Por pati raste kur këto grupe e mposhtën urrejtjen e tyre dhe e trajtuan njëri‑tjetrin si vëllezër e motra. Lexoni rreth këtyre përvojave te Mosia 28:1–3; Alma 26:23–31; 27:20–24; 4 Nefi 1:1–3, 14–18. Teksa lexoni, përsiatni se çfarë mund të bëni për ta ndihmuar Shpëtimtarin që t’i sjellë paqe familjes së Perëndisë.

  • Njerëzit që takoni, ndoshta nuk do të paraqiten si fëmijë të Perëndisë, por mund t’i mendoni si të tillë kur t’i takoni. Provojeni! Dhe kurdoherë që tundoheni të mendoni keq për dikë, zëvendësojeni atë mendim me: “Ky njeri është një fëmijë i Perëndisë”. Vini re se si ndikon ai në mënyrën se si ndiheni rreth njerëzve dhe mënyrën se si i trajtoni ata.

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Merreni parasysh të tregoni fotografi të njerëzve nga një larmi racash, kulturash e prejardhjesh. Flisni rreth mënyrave të shumta se si njerëzit janë të ngjashëm me njëri‑tjetrin. Diskutoni se përse Perëndia dëshiron që ne t’i respektojmë dhe t’i trajtojmë të tjerët gjithmonë me mirësi.

Mësoni më shumë

Shtyp në Letër