“Perëndia, Ati”, Tema dhe Pyetje (2023)
Udhëzuesi i Studimit të Ungjillit
Perëndia, Ati
Ati i shpirtrave tanë, i cili e do secilin prej nesh përsosurisht
Libri i Zbulesës e përshkruan Perëndinë të ulur në një fron si mbret (shihni te Zbulesa 3:21; 4:2, 10; 5:1). Por ne mund të mendojmë gjithashtu rreth Tij në një mënyrë vetjake. Si Ati ynë i dashur Qiellor, Ai vërtet kujdeset për ne: ndjenjat tona, përvojat tona, shpresat tona dhe ëndrrat tona. Anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve shkruan: “Është e rëndësishme që nga të gjithë titujt e respektit, nderimit dhe admirimit që i janë dhënë [Perëndisë], Ai na ka kërkuar t’i drejtohemi Atij si Ati”.
Pjesa 1
Ne Mund ta Njohim Perëndinë
Në natën e vuajtjes së Shpëtimtarit në Gjetseman, Jezu Krishti iu lut Atit Qiellor: “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar” (Gjoni 17:3). Ngaqë Perëndia na do, Ai na fton ta njohim Atë që ne të mund të trashëgojmë jetën e përjetshme. Sa më shumë që mësojmë se si është Ati Qiellor, aq më shumë dëshirojmë të bëhemi si Ai.
Gjëra për t’i menduar
-
Çfarë dini ju rreth Atit Qiellor? Ju mund të studioni disa ose të gjitha shkrimet e shenjta vijuese, duke kërkuar gjëra që janë zbuluar rreth Tij:
-
Zoti Jezu Krisht tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6) dhe “Eja dhe më ndiq mua” (Mateu 19:21). Çfarë mësoni nga këto fragmente që do t’ju ndihmojnë në përpjekjen tuaj për ta njohur Perëndinë, Atin?
Veprimtaria për të mësuar me të tjerët
-
Edhe fëmijët e vegjël mund ta njohin Perëndinë, Atin, dhe të ndiejnë afërsi me Të. Ju mund të këndoni këngë të tilla si “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Himne, nr. 196), “E Di, Ati Im Rron” (Himne, nr. 197) ose “Mësom’ të Eci në Drit’” (Himne, nr. 199). Më pas diskutoni atë që mësojnë rreth Atit Qiellor nga këto këngë.
Mësoni më shumë
-
“Perëndia, Ati i Përjetshëm”, Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2009), f. 39–46.
-
Jeffrey R. Holland, “The Grandeur of God”, Liahona, nëntor 2003, f. 70–73
Pjesa 2
Ne Jemi të Gjithë Bij dhe Bija Shpirtërore të Perëndisë
Edhe pse ka larmi të madhe brenda familjes njerëzore, një e vërtetë e përbashkët është që ne jemi të gjithë fëmijë të një Perëndie të dashur Qiellor (shihni te Hebrenjve 12:9). “Të gjitha qeniet njerëzore, meshkuj dhe femra, janë krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Secili është një bir ose bijë shpirtërore e dashur e prindërve qiellorë dhe … ka një natyrë dhe destinacion hyjnor” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).
Perëndia dëshiron që secili prej fëmijëve të Tij të ketë gëzim të përhershëm në këtë jetë dhe të marrë bekimin e të jetuarit me Të gjatë gjithë përjetësisë.
Gjëra për t’i menduar
-
Perëndia ofron bekime të bollshme, të premtuara besnikëve, të cilat janë përtej aftësisë sonë për të kuptuar (shihni te 1 Korintasve 2:9–10). Ai ka treguar shumë hollës rreth këtyre bekimeve në shkrimet e shenjta. Ju mund të studioni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 76:50–70 dhe të kërkoni për disa prej bekimeve që i presin ata që e ndjekin Perëndinë.
-
Merreni parasysh të shikoni “Earthly Father, Heavenly Father” [“Ati Tokësor, Ati Qiellor”] (3:59). Si mund të na japin rolet tona në familjen në tokë një tablo të vogël të asaj që Perëndia dëshiron që të bëhemi?
Veprimtaria për të mësuar me të tjerët
-
Studioni vargjet te Zanafilla 1:26–27. Çfarë ngjashmërish kemi ne me Perëndinë? Përse është e dobishme të dimë jo vetëm se jemi fëmijë shpirtërorë të Perëndisë, por gjithashtu se trupat tanë fizikë u krijuan sipas shëmbëlltyrës së Tij?
Pjesa 3
Ju Mund ta Forconi Marrëdhënien Tuaj me Atin Qiellor
Shpesh, kur dëshirojmë të ndihemi më pranë pjesëtarëve të familjes ose miqve, ne bëjmë gjëra me ta të tilla si flasim, kalojmë kohë së bashku dhe i kuptojmë ata më mirë. Ati Qiellor dëshiron që ne të jemi pranë Tij dhe Ai dëshiron që të jetë pranë nesh. Ftesa e Tij për ne është kjo: “M’u afroni pranë dhe unë do të afrohem pranë jush” (Doktrina e Besëlidhje 88:63). Përfytyroni se çfarë do të thotë që Qenia më e fuqishme në gjithësi dëshiron të komunikojë me ne dhe të afrohet më shumë me ne.
Kujtesa për jetën tonë para lindjes me Perëndinë na është larguar. Por Presidenti Ezra Taft Benson shpjegoi se “asgjë nuk do të na befasojë më tepër kur të kalojmë përmes velit në anën tjetër, sesa të kuptojmë se sa mirë e njohim Atin tonë … dhe se sa familjare është fytyra e tij për ne”.
Gjëra për t’i menduar
-
Ka shumë mënyra sipas të cilave ne mund ta fillojmë dhe forcojmë marrëdhënien tonë me Atin Qiellor. Ju mund të provoni disa prej ideve të dhëna mësim në këto fragmente të shkrimeve të shenjta:
Veprimtaria për të mësuar me të tjerët
-
Merrni parasysh t’u kërkoni të tjerëve të gjejnë një gjë në dhomë që përfaqëson diçka që mund ta forcojë marrëdhënien tonë me Atin Qiellor. Kërkojuni atyre të tregojnë se çfarë gjetën dhe se çfarë përfaqëson ajo. Diskutoni së bashku diçka me të cilën ju të gjithë mund të punoni që t’ju sjellë më pranë Perëndisë.
Mësoni më shumë
-
Dejll G. Renland, “Që t’i Tërheq të Gjithë Njerëzit tek Unë”, Liahona, maj 2016, f. 39–42
-
Nill F. Mariot, “Banimi në Perëndinë dhe Riparimi i të Çarës”, Liahona, nëntor 2017, f. 10–12