Biblioteka
Pendimi


“Pendimi”, Tema dhe Pyetje (2023)

vajzë duke vështruar jashtë nga dritarja

Udhëzuesi i Studimit të Ungjillit

Pendimi

Rritja dhe përmirësimi nëpërmjet dashurisë dhe mëshirës së Jezu Krishtit

Ati Qiellor na do. Më shumë se çdo gjë tjetër, Ai dëshiron që ne të kthehemi tek Ai. Por mëkatet dhe papërsosuritë tona na ndajnë nga Perëndia. Ato nuk na lejojnë të kthehemi për të jetuar në praninë e Tij dhe që të bëhemi si Ai. Por akoma ka shpresë. Ngaqë Ati në Qiell na do kaq shumë, Ai dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, që të na shpëtonte. Krishti me gatishmëri mori mbi Vete mëkatet dhe papërsosuritë tona, me qëllim që ne të mund të marrim falje, të vazhdojmë të rritemi dhe përfundimisht të kthehemi për të jetuar me Atin tonë në Qiell. Kjo dhuratë e madhe quhet Shlyerja e Jezu Krishtit. Ne fillojmë të marrim bekimet e Shlyerjes së Krishtit teksa ushtrojmë besim tek Ai dhe pendohemi për mëkatet tona.

Çfarë Është Pendimi?

Pendimi është një ndryshim i mendjes dhe zemrës, një largim nga mëkati dhe një kthim te Perëndia. Pendimi nxitet kur ne përjetojmë trishtim sipas Perëndisë ngaqë kemi mëkatuar (shihni te 2 Korintasve 7:9–11). Kur pendohemi, ne i pranojmë me ndershmëri fajet tona dhe mëkatet tona, bëjmë çfarë të mundemi për t’i korrigjuar ato, përpiqemi fort që të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme që mundemi, dhe me përulësi mbështetemi te fuqia e Shpëtimtarit për të ndryshuar atë që nuk mund ta ndryshojmë dot. Pendimi i sinqertë mund të ndodhë kur ushtrojmë besim te Jezu Krishti dhe aftësia e Tij për të na bërë të pastër.

Vështrim i përgjithshëm i temës: Pendimi

Udhëzues të studimit të ungjillit që kanë lidhje: Besimi te Jezu Krishti, Shlyerja e Jezu Krishtit, Sakramenti, Bindja

Pjesa 1

Pastrimi nëpërmjet Pendimit: “Si Bëhet Ai?”

burrë duke u lutur

Në Librin e Mormonit, profeti Enos përshkroi “përleshjen që [ai] pat[i] para Perëndisë” ndërkohë që kërkoi falje për mëkatet e tij. Kur më në fund “fajësia [e tij] u fshi”, ai pyeti për diçka që ndoshta ju e keni pyetur veten: “Zot, si u bë ajo?” Lexoni rreth përvojës së tij tek Enosi 1:1–8. Si ndryshoi Enosi? Çfarë mësoni nga mënyra se si ai e përshkroi pendimin e tij?

Sigurisht, e vetmja mënyrë për ta kuptuar tërësisht pendimin, është ta përjetoni atë. Ndërsa pendoheni dhe ndieni paqen dhe gëzimin prej faljes, merrni parasysh të shkruani rreth përvojës suaj. Mund të ndiheni të frymëzuar që t’ia tregoni atë një pjesëtari të familjes, një miku ose mikeje.

Gjëra për t’i menduar

  • Si e marrim fuqinë pastruese të Shpëtimtarit në jetën tonë? Mund të gjeni përgjigje për këtë pyetje në mesazhin e Presidentit Dallin H. Ouks “Të Pastruar nëpërmjet Pendimit. Mendoni rreth mësimeve që gjenden veçanërisht në pjesën e parë, të titulluar “Pendimi”. Përsiatni atë që Zoti dëshiron që ju të bëni për të marrë falje për mëkatet tuaja.

    • Shqyrtoni atë që Shpëtimtari ka thënë rreth flijimit të Tij shlyes për ne tek 3 Nefi 9:13–14 dhe Doktrina e Besëlidhje 19:16–19. Çfarë mesazhesh mund të ketë Zoti për ju, veçanërisht, në fjalët e Tij?

    • Vini re fjalët dhe frazat që përshkruajnë faljen te Jeremia 33:6–9; Alma 5:21. Çfarë ju sugjerojnë këto fjalë dhe fraza rreth pendimit dhe faljes për mëkatin?

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Profeti Isaia foli për larjen dhe pastrimin kur ai dha mësim rreth pendimit. Merreni parasysh të lexoni si familje tek Isaia 1:16–18 ndërkohë që pastroni diçka tjetër së bashku, si rrobat ose pjatat. Çfarë e bën të mundur që këto gjëra të bëhen të pastra? Çfarë e bën të mundur që ne të bëhemi të pastër shpirtërisht, ose të pastruar nga mëkatet tona? (Shihni tek 3 Nefi 27:19–20.)

    Gjithashtu mund të krahasoni se si ndihemi kur pastrohemi fizikisht me atë se si ndihemi kur marrim falje për mëkatet tona.

Mësoni më shumë

Pjesa 2

Pendimi Nënkupton Ndryshim dhe Është për Çdo Njeri

grua duke vështruar jashtë dritares

Shkrimet e shenjta japin shumë shembuj të njerëzve që dukej se ishin kandidatë pa gjasë për të ndryshuar, por të cilët, nëpërmjet fuqisë së Jezu Krishtit, u penduan dhe u bënë të drejtë. Apostulli Pal, shumë prej lamanitëve dhe Alma i Riu, që të gjithë përjetuan një ndryshim dramatik, mahnitës të zemrës. Ata u larguan nga mëkati dhe u kthyen drejt Shpëtimtarit, duke e lejuar Atë që t’i shndërronte jetët e tyre. Nganjëherë ky ndryshim duket se ndodh papritur; më shpesh ai është një shndërrim gradual. Cilado qoftë mënyra, ai është një mrekulli që Jezu Krishti ua ofron të gjithë atyre që pendohen. Dhe është një mrekulli që na nevojitet të gjithëve, “sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë” (Romakëve 3:23).

Gjëra për t’i menduar

Veprimtaritë për të mësuar me të tjerët

  • Bota është plot me shembuj ndryshimi mbresëlënës – një farë e vogël që bëhet një pemë e madhe, një larvë që bëhet një flutur, një vezë që bëhet një shqiponjë. Ju ose familja juaj mund t’i shqyrtoni disa nga këta shembuj dhe të lexoni vargun te 2 Korintasve 5:17. Kjo mund të çojë në një bashkëbisedim rreth ndryshimit që është i mundur nëpërmjet Jezu Krishtit.

  • Fëmijët e vegjël mund të kënaqen duke lexuar rreth pendimit nga libri “Tregime të Librit të Mormonit”, të tilla si shembujt te “Kapitulli 18: Alma i Riu Pendohet dhe “Kapitulli 26: Populli i Amonit. Si i ndihmoi Shpëtimtari këta njerëz që të ndryshonin?

  • Mund të bëni edhe një listë të disa prej tipareve të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit (himni “Më Shum’ Shenjtëri m’Jep përmend disa). Në çfarë mënyrash mund të ndryshojmë që të bëhemi më shumë si Ata? Si na ndihmojnë Ata që ta bëjmë këtë gjë?

Mësoni më shumë

Pjesa 3

Pendimi Sjell Gëzim

i ri duke buzëqeshur

Ngaqë ndryshimi mund të jetë i vështirë, nganjëherë mund të ndihemi të frikësuar prej pendimit. Ndoshta mendojmë se është diçka e mjerueshme ose depresuese apo jashtëzakonisht e vështirë. Por plani i Atit Qiellor është një plan lumturie. Nëpërmjet pendimit, ne mund të bëhemi më të mirë, më të dashur, më të duruar, më të përulur dhe më të gëzuar.

Mëkati sjell mjerim, pendimi është mënyra për t’i shpëtuar atij mjerimi.

Gjëra për t’i menduar

Veprimtaritë për të mësuar me të tjerët

Mësoni më shumë