Biblioteka
Besimi te Jezu Krishti


“Besimi te Jezu Krishti”, Tema dhe Pyetje (2023)

pikturë e Jezu Krishtit

Udhëzuesi i Studimit të Ungjillit

Besimi te Jezu Krishti

Mirëbesimi te fuqia e Tij, urtësia e Tij dhe dashuria e Tij

Është normale që nganjëherë të ndihemi të papërshtatshëm, të mbingarkuar dhe madje të humbur. Kthimi te Jezu Krishti është gjithmonë zgjidhja kundrejt ndjenjave të tilla. Kur ushtrojmë besim te Jezu Krishti, ne mbështetemi tek Ai, duke mirëbesuar te fuqia, inteligjenca dhe dashuria e Tij e pafundme. Ne besojmë që edhe pse nuk i kuptojmë të gjitha gjërat, Ai i kupton. Për shkak se Ai i ka përjetuar të gjitha dhembjet dhe hidhërimet tona, Ai e di se si të na ndihmojë që të përballemi me sfidat tona. (Shihni tek Alma 7:11–13.)

Çfarë Është Besimi te Jezu Krishti?

Besimi te Jezu Krishti është parimi i parë i ungjillit. Ai do të thotë jo vetëm të besoni tek Ai, por ta vendosni mirëbesimin tuaj tek Ai. Të pasurit besim përfshin të shpresuarit për gjëra që janë të vërteta dhe të besuarit në to, edhe kur nuk mund t’i shihni ose t’i kuptoni ato tërësisht. Besimi është një parim veprimi dhe fuqie që motivon veprimtaritë tona të përditshme.

Vështrimi përgjithshëm i temës: Besimi te Jezu Krishti

Udhëzues të studimit të ungjillit që kanë lidhje: Jezu Krishti, Shpresa, Dashuria Hyjnore, Pendimi, Mrekullitë

Pjesa 1

Forcimi i Besimit Tonë te Jezu Krishti do të na Ndihmojë t’i Kapërcejmë Sfidat

pikturë e njerëzve në varkë dhe një burri duke u mbytur që shtrin dorën për ndihmë

Shpëtimtari tha: “Po të keni besim sa një kokërr sinapi, … asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju” (Mateu 17:20). Kokrra e sinapit është shumë e vogël, por kur rritet ajo bëhet një pemë e madhe.

Pra, si mund ta rritni besimin tuaj te Shpëtimtari? Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi se “rritja e besimit dhe e mirëbesimit tuaj te [Jezu Krishti] kërkon përpjekje”. Ai tha: “Zoti nuk kërkon besim të përsosur që ne të kemi të drejtën e përdorimit të fuqisë së Tij të përsosur. Por Ai na kërkon të besojmë.” Të besuarit te Jezu Krishti ju ndihmon të ndiheni të motivuar për t’i studiuar shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme dhe për t’u lutur për udhërrëfim hyjnor. Teksa mësoni për Jezu Krishtin dhe e ndieni dashurinë e Tij dhe Shpirtin e Tij, do të rritet besimi juaj tek Ai.

Gjëra për t’i menduar

  • Shikoni materialin filmik “Exercise Faith in Christ” [“Ushtroni Besim te Krishti”] (1:43). Çfarë na mëson Plaku Dejvid A. Bednar rreth të vepruarit me besim? Çfarë do të bëni që ta ushtroni besimin tuaj te Jezusi?

  • Besimi te Jezu Krishti nuk vjen lehtësisht dhe ju nuk do ta ushtroni gjithmonë besimin tuaj përsosurisht. Mendoni rreth përvojës së Apostullit Pjetër te Mateu 14:25–33. Si mund t’ju ndihmojë Jezu Krishti kur ushtroni madje pakëz besim tek Ai?

  • Profeti i Librit të Mormonit, Alma, dha mësim që nëse e mbjellim farën e ungjillit në zemrat tona dhe e ushqejmë me besimin tonë, ne gradualisht mund ta rritim vetë dëshminë tonë të fortë për ungjillin e Jezu Krishtit. Studioni vargjet tek Alma 32:21–43 dhe mendoni për mënyrën se si mund të ushtroni besim për ta rritur dëshminë tuaj vetjake.

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Ju mund të doni të bëni disa ushtrime fizike së bashku dhe të flisni për efektin e ushtrimeve në trup. Më pas lexoni pjesët e bisedës së Plakut Huan Pablo Vijar “Ushtrimi i Muskujve Tanë Shpirtërorë, nga konferenca e përgjithshme e prillit 2019 dhe flisni rreth asaj se çfarë do të thotë të ushtrosh besim te Jezu Krishti.

Mësoni më shumë

Pjesa 2

Besimi Është një Parim Fuqie

pikturë e një burri të verbër duke u zgjatur për Jezusin

Nëpërmjet besimit te Krishti, ne mund të mbështetemi te fuqia e Perëndisë, duke bërë të mundur të bëjmë atë që Perëndia kërkon prej nesh. Besimi i vërtetë mund të sjellë mrekulli në përputhje me vullnetin e Perëndisë. Me anë të besimit, ne marrim forcë për të bërë gjëra të vështira dhe për t’u rritur shpirtërisht. Ne gjithashtu jemi më të aftë t’i përballojmë nevojat materiale dhe rrethanat tona të vështira kur besojmë te Zoti dhe u mirëbesojmë premtimeve të Tij. Lutja e sinqertë është mënyra për të pasur qasje te fuqia e Perëndisë – ne kërkojmë me besim për ndihmën dhe drejtimin hyjnor që na nevojitet (shihni tek Enosi 1:15).

Gjëra për t’i menduar

  • Lexoni te Marku 5:21–42. Çfarë roli luajti besimi në këto mrekulli? Si i ilustron ky tregim mënyrat se si mund të vihet në provë besimi juaj?

  • Lexoni ose shikoni bisedën e Plakut Brent H. Nilson “A Nuk Ka Vallë Ndonjë Balsam në Galaad? Si i dalloi Plaku Nilson bekimet që mori? Mendoni se si mund të kërkoni bekime edhe gjatë kohëve të vështira. Si mund ta forcojë besimin tuaj te Jezu Krishti bërja e kësaj gjëje?

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Shikoni materialin filmik “Mountains to Climb” [“Male për t’i Ngjitur”] (5:05). Më pas ju mund të punoni së bashku për të bërë një listë të mënyrave se si ju kanë bekuar Jezusi dhe Ati Qiellor. Si ju ka ndihmuar ushtrimi i besimit te Jezu Krishti që t’i duroni dhe kapërceni sfidat?

Mësoni më shumë

Pjesa 3

Të Fituarit e Besimit Kërkon Kohë dhe Durim

fotografi e një të reje në gjunjë dhe duke parë nga dritarja

Ka të ngjarë që keni përjetuar raste kur ndiet se lutjet tuaja nuk u dëgjuan ose sfidat tuaja ishin më shumë sesa mund t’i duronit. Dikur një burrë me një situatë të tillë erdhi te Jezu Krishti. Biri i tij kishte nevojë të shërohej dhe burri i kërkoi Jezusit që ta bekonte atë. Kur Krishti i shpjegoi se të gjitha gjërat janë të mundura për ata që besojnë, burri thirri: “Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim”. (Shihni te Marku 9:14–27.) Ai pati aq besim sa të kërkonte, por e dinte se besimi i tij nuk ishte i përsosur. Kur luteni për ndihmë që ta rritni besimin tuaj, ju tregoni se e dini që Jezusi mund t’ju ndihmojë – dhe Ai do t’ju ndihmojë.

Përvoja e çdo personi për ndërtimin e besimit te Jezu Krishti është e pashoqe. Nëse njerëzit të cilët i doni, po hasin vështirësi me besimin e tyre, mbani mend të përgjigjeni me mirësi e dhembshuri. Nëse vijnë tek ju me pyetje, ju mund t’i dëgjoni me dashuri e durim dhe t’i përkrahni gjatë kërkimit të tyre për të vërtetën. Gjithashtu mund t’i ndihmoni që të gjejnë burime të besueshme ku mund të kërkojnë përgjigje. Dhe mund t’u tregoni se sa shumë i do Jezusi.

Gjëra për t’i menduar

  • Plaku Xhefri R. Holland dha mësim se, kur keni pyetje ose dyshime, ju mund të “mbah[e]ni fort tek ajo që tashmë e dini dhe qëndroni të paepur derisa [të vijë] dija e mëtejshme”. Në çfarë mënyrash mund t’ju ndihmojë besimi te Jezu Krishti për pyetjet pa përgjigje?

Mësoni më shumë

Burime të Tjera rreth Besimit