Biblioteka
Urdhërimet


“Urdhërimet”, Tema dhe Pyetje (2023)

Moisiu dhe dhjetë urdhërimet

Udhëzuesi i Studimit të Ungjillit

Urdhërimet

Të vërteta hyjnore që na udhërrëfejnë në shtegun e besëlidhjeve të Perëndisë

A e keni vënë re ndonjëherë se sa shumë shenja qarkullimi janë të vendosura përgjatë rrugëve dhe autostradave? Disa shenja qarkullimi japin udhëzime për t’i ndihmuar shoferët që të udhëtojnë për atje ku duan të shkojnë. Shenja të tjera qarkullimi nxitin siguri duke treguar limitet e shpejtësisë ose mesazhe paralajmëruese rreth kushteve të rrugëve. Nëse shoferët vendosin të mos u kushtojnë vëmendje shenjave të qarkullimit rrugor, ata mund të vënë veten dhe të tjerët në rrezik. Urdhërimet e Atit Qiellor janë disi si shenjat e qarkullimit rrugor. Kur u bindeni, urdhërimet ju drejtojnë në shtegun që të çon drejt pranisë së Perëndisë. Ato ju udhëzojnë se si të gjeni paqe dhe gëzim në këtë jetë. Urdhërimet e Perëndisë gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të shmangni shumë prej rreziqeve shpirtërore dhe materiale në këtë botë.

Urdhërimet janë provë e dashurisë së Perëndisë për ju. Zgjedhja për t’i zbatuar urdhërimet, sjell bekime dhe gëzim në jetën tuaj. Bindja ndaj urdhërimeve gjithashtu do t’ju përgatitë që të ktheheni për të jetuar me Perëndinë përgjithmonë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 82:8–10). Siç dha mësim Presidenti Dallin H. Ouks: “Dashuria universale dhe e [përsosur] e Perëndisë shfaqet në të gjitha bekimet e planit të Tij ungjillor, përfshirë faktin se bekimet e Tij më të çmuara u rezervohen atyre që u binden ligjeve të Tij”.

Çfarë Janë Urdhërimet?

Urdhërimet janë ligje hyjnore dhe kërkesa që Perëndia i jep për dobinë tonë. Bindja ndaj urdhërimeve të Perëndisë është e nevojshme për ekzaltimin tonë. Nëpërmjet zbatimit të urdhërimeve ne tregojmë dashurinë tonë për Perëndinë dhe marrim bekime shpirtërore dhe materiale.

Udhëzues të studimit të ungjillit që kanë lidhje: Bindja, Liria e Zgjedhjes, Besimi te Jezu Krishti, Pendimi

Pjesa 1

Urdhërimet Janë një Pjesë Jetike e të Jetuarit të Ungjillit

Jezusi duke i dhënë mësim të riut pasanik

Jezu Krishti dha mësim se urdhërimet më të mëdha janë ta duam Perëndinë dhe t’i duam të tjerët. Të gjitha urdhërimet e tjera sigurojë udhërrëfim se si t’i bëjmë ato dy gjëra. (Shihni te Mateu 22:37–40.)

Shkrimet e shenjta demonstrojnë se Perëndia i ka dhënë mësim urdhërimet nëpërmjet profetëve që nga koha e Adamit dhe Evës (shihni te Moisiu 5:4–5). Shumë njerëz nëpër botë i kanë të njohura Dhjetë Urdhërimet që Jehova ia zbuloi Moisiut (shihni tek Eksodi 20:3–17). Këto ligje hyjnore janë ritheksuar në kohën tonë së bashku me të vërteta të tjera të rëndësishme (shihni te Doktrina e Besëlidhje 42:19–29; 59:5–13). Urdhërimet e Perëndisë i ndalojnë veprimet e pamoralshme, të tilla si pandershmëria, shkelja e kurorës dhe vrasja. Perëndia gjithmonë ka dhënë urdhërime që të bëjmë mirë, të tilla si të lutemi, të falim dhe të kujdesemi për njerëzit nevojtarë.

Bindja jonë ndaj urdhërimeve nxitet më së miri nga dashuria jonë për Atin Qiellor dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin. Kur e kemi të vështirë t’u bindemi urdhërimeve të Perëndisë, Ai na fton të pendohemi dhe të kthehemi tek Ai.

Gjëra për t’i menduar

  • Lexoni vargjet te Mateu 22:37–40. Si mendoni, përse Jezusi tha se urdhërimet më të mëdha janë ta duam Perëndinë dhe t’i duam të tjerët? Në cilat mënyra urdhërimet e tjera pasqyrojnë domethënien e këtyre dy urdhërimeve?

  • Përfytyroni sikur dikush sugjeroi që nuk është e rëndësishme ndjekja e secilit prej urdhërimeve të Perëndisë. Si do t’i përgjigjeshit? Çfarë përvojash keni pasur që e rritin mirënjohjen tuaj për urdhërimet e Perëndisë?

  • Lexoni te Marku 10:17–22, duke kërkuar mënyrën se si i riu pasanik u ndje rreth urdhërimeve. Çfarë mësoni rreth bindjes ndaj urdhërimeve nga ndërveprimi i tij me Jezu Krishtin? Nëse e vini veten në vendin e këtij djali, çfarë ndryshimi ndieni se do t’ju ftonte Jezusi të bënit?

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Shikoni materialin filmik “Why Does God Give Us Commandments?” [“Përse Perëndia na Jep Urdhërime?”] (0:39). Pasi ta shikoni materialin filmik, ju mund të bëni një listë të urdhërimeve që i keni jetuar dhe bekimet që i keni marrë për bindjen tuaj. Gjithashtu mund të flisni rreth arsyes përse është e rëndësishme që t’i shihni urdhërimet nga këndvështrimi i Perëndisë.

Mësoni më shumë

Pjesa 2

Urdhërimet na Afrojnë më Shumë me Jezu Krishtin

duke ecur mbi shigjetë

Jezusi u mësoi dishepujve të Tij: “Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia” (Gjoni 14:15; shihni edhe vargun 21). Çdo hap ndaj bindjes është një shfaqje e dashurisë suaj për Perëndinë dhe ju sjell më pranë Jezu Krishtit. Kur u pagëzuat, ju bëni një besëlidhje, ose premtim, që t’i zbatoni urdhërimet e Perëndisë. Por nganjëherë ju mund ta keni të vështirë për ta bërë këtë gjë. Ngaqë Perëndia ju do, Ai ju fton të pendoheni shpesh dhe të ktheheni tek Ai. Mund të ketë gjithashtu raste kur nuk është e qartë arsyeja përse Perëndia e ka dhënë një urdhërim të caktuar. Në atë rast, Perëndia dëshiron që ju të ushtroni besim tek Ai. Çdo gjë do të jetë për të mirën tuaj kur i mirëbesoni Perëndisë dhe përpiqeni fort të jeni të bindur ndaj urdhërimeve të Tij (shihni te Doktrina e Besëlidhje 100:15).

Gjëra për t’i menduar

  • Presidenti Harold B. Li shpalli: “Urdhërimi më i rëndësishëm nga të gjitha urdhërimet e Perëndisë është ai të cilin e keni më të vështirë për ta zbatuar sot”. Çfarë mund të bëni që të përqendroheni te të përpjekurit fort që t’i bindeni atij urdhërimi?

  • Nganjëherë bindja ndaj urdhërimeve mund të ndihet si një provë e besimit tonë. Lexoni te 1 Nefi 3:7. Si mund t’ju ndihmojë ky fragment nëse e keni të vështirë për t’iu bindur njërit nga urdhërimet e Perëndisë, të tillë si pagimi i së dhjetës ose mbajtja e Fjalës së Urtësisë?

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Ju mund të përdorni materialin filmik “Ndjekja e Perëndisë” (1:25) për të diskutuar se si pendimi i rregullt është një pjesë e rëndësishme e të përpjekurit fort për të qenë të bindur ndaj urdhërimeve të Perëndisë.

Mësoni më shumë

Burime të Tjera rreth Rëndësisë së Urdhërimeve të Perëndisë