Biblioteka
Shlyerja e Jezu Krishtit


Kopshti i Gjetsemanit

Udhëzuesi i Studimit të Ungjillit

Shlyerja e Jezu Krishtit

Flijimi i Shpëtimtarit tonë dhe udha jonë e vetme për t’u kthyer tek Ati Qiellor

Nëse jeni veçuar ndonjëherë nga dikush që e doni, atëherë ju e kuptoni, në një shkallë të vogël, përse Perëndia, Ati, dëshiron që ne të kthehemi dhe të jetojmë me Të përjetësisht. Perëndia na do dhe Ai dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, që të ishte Shpëtimtari ynë. Jezusi erdhi në tokë për të na kthyer sërish te Perëndia.

Jezusi e përmbushi këtë gjë nëpërmjet vuajtjes dhe flijimit të Tij, nëpërmjet asaj që shkrimet e shenjta e quajnë Shlyerja e Jezu Krishtit. Nëpërmjet Shlyerjes së Tij, Jezusi i mposhti të gjitha pasojat e Rënies së Adamit: dhembjen dhe vuajtjen, si edhe vdekjen fizike dhe shpirtërore. Ai përgatiti udhën për ne jo vetëm që të kthehemi te prania e Perëndisë, por edhe që të bëhemi si Perëndia. Në atë kuptim, Jezusi mund të na sjellë më pranë Atit tonë në Qiell sesa kemi qenë ndonjëherë më parë.

Për të studiuar ngjarjet që lidhen me Shlyerjen e Jezu Krishtit, shqyrtoni temën “Shërbesa në Vdekshmëri e Jezu Krishtit”.

Çfarë Është Shlyerja e Jezu Krishtit?

Shlyerja e Shpëtimtarit përbëhet nga vuajtja e Tij në Gjetseman dhe në kryq, vdekja e Tij dhe Ringjallja e Tij. Nëpërmjet kësaj vuajtjeje, Jezu Krishti mori mbi veten e Tij gjithë dhembjet, hidhërimet, mëkatet dhe vdekjen tonë, duke e bërë të mundur që ne të kthehemi në praninë e Perëndisë dhe të marrim jetë të përjetshme.

Vështrim i përgjithshëm i temës: Shlyerja e Jezu Krishtit

Udhëzues të studimit të ungjillit që kanë lidhje: Jezu Krishti, Rënia e Adamit dhe e Evës, Jeta në Vdekshmëri e Jezu Krishtit, Shpëtimi, Plani i Shpëtimit

Pjesa 1

Ne Kemi Nevojë për një Shpëtimtar – Jezu Krishti

Që të kuptojmë se si Jezu Krishti na shpëton nëpërmjet Shlyerjes së Tij, mund të ndihmojë marrja parasysh e arsyes përse kemi nevojë që të shpëtohemi. Nga se na shpëton Jezusi? E thënë ndryshe, çfarë e shkakton ndarjen midis nesh dhe Perëndisë?

Perëndia është i përsosur, i gjithëfuqishëm dhe i pavdekshëm. Ne jemi të papërsosur, të dobët dhe të nënshtruar ndaj vdekjes. Ky është pjesërisht vetë faji ynë, një rrjedhojë e mëkateve dhe zgjedhjeve tona të këqija. Por gjithashtu është rrjedhojë e të jetuarit në një botë të rënë. (Për më shumë mbi këtë temë, shihni te “Rënia e Adamit dhe e Evës”. Studimi i Rënies do t’ju ndihmojë që ta kuptoni më plotësisht qëllimin dhe nevojën për Shlyerjen e Jezu Krishtit.)

Nëpërmjet Shlyerjes së Tij, Jezu Krishti mund të na pastrojë nga mëkati dhe të na ngrejë së vdekuri. Ai mund të na japë “forcë përtej vetvetes [sonë]”. Jezu Krishti u zgjodh nga Perëndia, përpara se të krijohej bota, që të ishte Shpëtimtari ynë (shihni te Moisiu 4:1–2; Abraham 3:26–27). Në fakt, Ai qe i vetmi që mund të ishte Shpëtimtari ynë.

Gjëra për t’i menduar

  • Çfarë do të thoshit nëse dikush do t’ju pyeste: “Përse kam nevojë për një Shpëtimtar?” Lexoni se si Presidenti Dallin H. Ouks iu përgjigj një pyetjeje të ngjashme në mesazhin e tij “Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne? Më pas merreni parasysh t’i shënoni ndjenjat tuaja rreth asaj që ka bërë Jezu Krishti për ju.

  • Profeti Lehi dha mësim se ne mund të banojmë me Perëndinë vetëm nëpërmjet “meritave dhe mëshirës dhe hirit” të Jezu Krishtit (2 Nefi 2:8). A keni menduar ndonjëherë se cilat janë ato merita? Çfarë ka te Jezu Krishti që e bën Atë personin, të vetmin person, i cili mund të jetë Shpëtimtari ynë? Përsiateni atë ndërkohë që lexoni këto fragmente të shkrimeve të shenjta: Hebrenjve 4:15; 2 Nefi 2:6–9; Doktrina e Besëlidhje 20:21–25.

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Ndoshta një mësim me sende mund t’ju ndihmojë që të tregoni se sa shumë kemi nevojë për një Shpëtimtar. Për shembull, ju mund të krijoni një shteg plot pengesa e bllokime dhe ta krahasoni atë me jetën tonë. Ose ndoshta mund të tregoni përvoja kur ishit i pashpresë ose në rrezik dhe ju nevojitej dikush që t’ju shpëtonte. (Materiali filmik “Where Justice, Love, and Mercy Meet” [“Ku Drejtësia, Dashuria e Mëshira Takohen”] [5:36] jep një shembull të mirë.) Kjo mund të çojë drejt një bashkëbisedimi rreth arsyes përse ne të gjithë kemi nevojë për Jezu Krishtin që të na shpëtojë.

Mësoni më shumë

Pjesa 2

Jezu Krishti e Mposhti Vdekjen për Ne

Ai u ringjall

Ka të paktën një gjë që çdo njeri në tokë e ka të përbashkët: ne të gjithë do të vdesim përfundimisht. Nga nëna e Tij, Maria, Jezusi trashëgoi aftësinë për të vdekur. Por si Biri i Perëndisë, Ai gjithashtu pati fuqi mbi vdekjen. Ai u ngrit së vdekuri dhe, duke e bërë këtë gjë, Ai këputi zinxhirët e vdekjes që na mbanin të gjithëve në robëri. Ngaqë Ai u ringjall, ne të gjithë do të ringjallemi gjithashtu dhe do të bëhemi të pavdekshëm (shihni te 1 Korintasve 15:20–22). Kjo është një mënyrë se si bëhemi më shumë si Ati Qiellor, i cili ka një trup të përlëvduar e të pavdekshëm.

Gjëra për t’i menduar

  • Në Librin e Mormonit, mësimet e Amulekut rreth ringjalljes e ndryshuan jetën e Zizromit. Lexoni tek Alma 11:42–46 që të mësoni atë që Amuleku i tha atij, dhe përsiatni se si të kuptuarit e këtyre të vërtetave mund të ndikojë në jetën tuaj.

  • Programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ka një koleksion me materialet filmike për Pashkën që na mësojnë rreth Ringjalljes së Jezu Krishtit dhe shpresës e gëzimit që Ai na ofron. Merreni parasysh që të shihni një ose më shumë nga këto materiale filmike. Çfarë ndjenjash keni për Jezu Krishtin teksa i shihni këto materiale filmike?

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

Mësoni më shumë

Pjesa 3

Jezu Krishti e Mposhti Mëkatin për Ne

kryqi

Shumica prej nesh po përpiqen të jenë njerëz të mirë. Por sado shumë që të përpiqemi, ne të gjithë bëjmë gjëra që e dimë se nuk duhet t’i bëjmë. Ne të gjithë mëkatojmë dhe kjo na mban larg prej të qenit në gjendje që të banojmë në shenjtëri e pastërti në praninë e Perëndisë – kjo gjë nuk do të ishte e drejtë (shihni tek Alma 42:12–15). Por Perëndia dëshiron që ne të jetojmë përgjithmonë në praninë e Tij, prandaj Ai plot mëshirë përgatiti një udhë për ne që t’i mposhtim pasojat e mëkatit: Ai dërgoi Jezu Krishtin që t’i merrte mbi veten e Tij ato mëkate. Si rrjedhojë, të gjithë ata që pendohen sinqerisht, mund të marrin falje dhe të kthehen për të jetuar me Atin tonë Qiellor.

Gjëra për t’i menduar

  • Si e bën të mundur plani i Perëndisë që Jezusi të paguajë gjobën për mëkatet tona? Merreni parasysh të studioni vargjet tek Alma 42:9–27 me atë pyetje në mendje. Çfarë mendimesh dhe mbresash shpirtërore ju vijnë?

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Disa himne dëshmojnë për fuqinë e Jezu Krishtit për të na shpëtuar nga mëkatet tona. Himnet e sakramentit e bëjnë veçanërisht mirë këtë gjë (shihni, për shembull, te “Me Nderim, But’si Tani ose “Qëndroj Plot Habi). Mund të merrni parasysh të këndoni ose dëgjoni së bashku disa nga himnet tuaja të parapëlqyera. A ka fraza në këto himne që e ndërtojnë besimin tuaj te Shpëtimtari dhe Shlyerja e Tij?

Mësoni më shumë

Pjesa 4

Jezu Krishti Kupton dhe Mund të Na Ndihmojë

vajzë duke përsiatur

Përvojat tuaja, përfshirë përvojat tuaja më të vështira, janë tuajat. Njerëz të tjerë mund të kenë kaluar gjëra të ngjashme, por ka vetëm një person i cili e di përsosurisht se si ndiheni. Jezu Krishti “vuajt[i] dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji”. Ai mori mbi veten e Tij “dhembjet dhe sëmundjet e popullit të tij” (Alma 7:11). Përse do ta bënte Ai këtë? Me qëllim “që ai të mund të dijë, sipas mishit, se si të ndihmojë popullin e tij sipas dobësive të tyre” (Alma 7:12). Ai e bëri këtë gjë që ju të mund të kishit dikë ku të drejtoheshit, dikë që kupton, dikë që ka aftësinë dhe forcën për të ndihmuar, pavarësisht nga ajo që mund të jeni duke vuajtur (shihni te Hebrenjve 4:14–16).

Gjëra për t’i menduar

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë do të thoshte për Shpëtimtarin që të vuante “vuajtjet e çdo krijese të gjallë, si burra, gra ashtu edhe fëmijë”? (2 Nefi 9:21.) Ndoshta mund të rrihni mendimet me të tjerët për disa nga dhembjet që do të përfshinte kjo, të tilla si dhembjet fizike dhe emocionale që keni ndier ju, që kanë ndier njerëzit tuaj të dashur dhe për të cilat mund të keni dëgjuar nga të tjerët. Lista juaj nuk do të jetë kurrë e plotë, por si mund të ndikojë lista juaj e pjesshme te mënyra se si i lexoni vargjet tek Alma 7:11–13? Si ndikon njohuria për atë që vuajti Jezu Krishti, te mënyra se si ndiheni rreth Tij?

Mësoni më shumë