Biblioteka
Sakramenti


“Sakramenti”, Tema dhe Pyetje (2023)

Jezu Krishti duke administruar sakramentin me dishepujt e Tij

Udhëzuesi i Studimit të Ungjillit

Sakramenti

Një ordinancë e shenjtë për të na afruar më shumë me Jezu Krishtin

Çfarë domethënie ka sakramenti për ju? Pjesëmarrja në këtë ordinancë të shenjtë çdo javë mund të bëhet një çast kulmor shpirtëror në jetën tuaj kur kërkoni të kuptoni domethënien e tij. Pak kohë përpara Kryqëzimit të Tij, Jezusi i mblodhi dishepujt e Tij për një vakt ushqimi për të kremtuar Pashkën. Ai e dinte se jetës së Tij në vdekshmëri po i afrohej fundi dhe se Ai do t’i linte dishepujt e Tij. Ai dëshironte që ata t’i mbanin mend mësimet e Tij. Në atë mjedis, Jezusi u dha bukë dhe verë dishepujve të Tij, duke shpjeguar se ata duhej t’i merrnin në kujtim të trupit dhe gjakut të Tij.

Përpjekjet tuaja për të studiuar kuptimin dhe qëllimin e sakramentit mund t’ju ndihmojnë që të ndieni mirënjohje të thellë për gjithçka që Ai ka bërë për ju.

Çfarë Është Sakramenti?

Sakramenti është një ordinancë priftërie në të cilën anëtarët e Kishës marrin bukë dhe ujë çdo javë në kujtim të flijimit shlyes të Jezu Krishtit. Buka e copëtuar është një kujtues i trupit të Tij dhe i vuajtjes së Tij fizike. Uji simbolizon gjakun e Jezusit, të derdhur në një çast ankthi të rëndë. Kur e marrim sakramentin me denjësi, ne i përtërijmë besëlidhjet tona me Zotin, marrim një heqje të mëkateve tona dhe zotohemi për ta ndjekur Jezu Krishtin.

Vështrim i përgjithshëm i temës: Sakramenti

Udhëzues të studimit të ungjillit që kanë lidhje: Jezu Krishti, Shërbesa në Vdekshmëri e Jezu Krishtit, Shlyerja e Jezu Krishtit, Besëlidhjet dhe Ordinancat, Dita e Shabatit

Pjesa 1

Sakramenti Ju Ndihmon që të Kujtoni Jezu Krishtin

anëtarë të bashkësisë duke marrë tabakanë e sakramentit

Ditën pasi Ai ushqeu në mënyrë të mrekullueshme 5 000 veta, Jezusi po predikonte dhe po jepte mësim se “kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit’” (Gjoni 6:54). Në atë kohë, këto fjalë ka të ngjarë që i pështjelluan dishepujt e Tij. Megjithatë, kuptimi i tyre u bë më i qartë më vonë kur Zoti u paraqiti sakramentin dishepujve të Tij gjatë Darkës së Fundit.

Si një anëtar ose anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ju keni mundësinë për të marrë pjesë çdo javë në ordinancën e sakramentit. Marrja e bukës dhe e ujit ju ndihmon të kujtoni mishin dhe gjakun e Jezu Krishtit, që Ai i dha lirisht për të gjithë fëmijët e Perëndisë.

Gjëra për t’i menduar

  • Lexoni rrëfimet në shkrimet e shenjta për Jezu Krishtin që u paraqit ordinancën e sakramentit dishepujve të Tij në Jerusalem (shihni te Mateu 26:26–28; Marku 14:22–24; Lluka 22:19–20) dhe nefitëve (shihni tek 3 Nefi 18:1–11). Çfarë mësoni nga këto fragmente rreth sakramentit? Mund të jetë gjithashtu e dobishme që të lexoni rrëfimet që gjenden te Përkthimi prej Jozef Smithit, Mateu 26:22, 24–25 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta) dhe Përkthimi prej Joseph Smith-it, Marku 14:20–25 (në shtojcën e Biblës në anglisht).

  • Lexoni te Moisiu 5:4–8. Në lashtësi, Perëndia i urdhëroi fëmijët e Tij që të ofronin flijime të kafshëve në ngjashmëri me flijimin e Jezu Krishtit, Qengjit të Perëndisë. Si ngjason në qëllim sakramenti sot me flijimet në kohën e Dhiatës së Vjetër? (Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 59:9–12.)

  • Zoti i tha Jozef Smithit që nuk ka rëndësi se çfarë hamë ose pimë për sakramentin për aq kohë sa e kujtojmë qëllimin për bërjen e tij (shihni te Doktrina e Besëlidhje 27:1–2). Merrni parasysh se përse ato që përdorim si emblema të sakramentit, nuk janë aq të rëndësishme sa çfarë ato emblema na ndihmojnë të kujtojmë.

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Merreni parasysh të shikoni së bashku materialin filmik “Sacrament” [“Sakramenti”] (2:59) ose “Always Remember Him” [“Gjithmonë Kujtojeni Atë”] (5:27). Mund të diskutoni se si përpjekjet tuaja për të kujtuar Jezu Krishtin dhe flijimin e Tij shlyes mund të ndikojnë te ndjenjat dhe veprimet tuaja. Çfarë mund të bëni për t’u përqendruar më shumë te Jezu Krishti gjatë mbledhjes së sakramentit dhe kur e merrni sakramentin?

Mësoni më shumë

Pjesa 2

Përgatitja me Denjësi për Sakramentin Sjell Bekime

një copë buke e copëtuar dhe një gotë e vogël me ujë

Me raste, mund ta keni gjetur veten thjesht duke ndenjur gjatë sakramentit, duke harruar që ta merrni dhe përjetoni me të vërtetë këtë ordinancë të shenjtë siç synonte Zoti. Por përpjekjet tuaja për t’u përgatitur dhe për ta marrë me denjësi sakramentin mund t’ju kualifikojnë për bekime të pasura.

Plaku Dejvid A. Bednar dha mësim: “Ordinanca e sakramentit është një ftesë e shenjtë dhe e përsëritur për t’u penduar sinqerisht dhe për t’u ripërtërirë shpirtërisht. Veprimi i marrjes së sakramentit, në vetvete, nuk na pastron nga mëkatet. Por ndërsa përgatitemi në mënyrë të ndërgjegjshme dhe marrim pjesë në këtë ordinancë të shenjtë me një zemër të thyer e shpirt të penduar, atëherë premtimi është që ne mund të kemi gjithmonë Shpirtin e Zotit me ne. Dhe nëpërmjet fuqisë shenjtëruese të Frymës së Shenjtë si shoqëruesin tonë të vazhdueshëm, ne gjithmonë mund ta mbajmë një heqje të mëkateve tona.”

Gjëra për t’i menduar

  • Lexoni te 1 Korintasve 11:23–29. Çfarë do të thotë për një person që ta “shqyrtojë vetveten” kur e merr sakramentin? Përse është e rëndësishme që të përgatiteni me denjësi për të marrë sakramentin?

  • Dëgjoni ose lexoni fjalët e një himni sakramenti, të tillë si “Një Kod’r e Blert’ Ësht’ Atje Larg” ose “Përul’sisht Shpëtuesi Ynë. Si mund ta shtojë mirënjohjen tuaj për ordinancën e sakramentit përsiatja e mesazhit që gjendet në një himn sakramenti?

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Lexoni lutjet e sakramentit që gjenden te Doktrina e Besëlidhje 20:75–79. Ftoni disa veta në grupin tuaj që të kërkojnë atë që ne premtojmë kur marrim sakramentin ndërkohë që të tjerët kërkojnë atë që Zoti premton se do të bëjë në këmbim. Ju gjithashtu mund ta vini grupin që të lexojë te Doktrina e Besëlidhje 20:37 dhe diskutoni ngjashmëritë midis premtimeve të bëra gjatë sakramentit dhe besëlidhjes së pagëzimit.

Mësoni më shumë

Burime të Tjera rreth Sakramentit