Biblioteka
Dita e Shabatit


“Dita e Shabatit”, Tema dhe Pyetje (2023)

të reja në kishë

Udhëzuesi i Studimit të Ungjillit

Dita e Shabatit

“Mbaje mend ditën e [shabatit] për ta shenjtëruar” (Eksodi 20:8)

Me çfarë ju ngjan zakonisht dita e Shabatit? Kur përpiqeni të nderoni Shabatin sipas mënyrës së Zotit, ju do të filloni ta shihni Shabatin si kënaqësi (shihni tek Isaia 58:13–14). Adhurimi i Perëndisë me njerëz të tjerë në Kishë, marrja e sakramentit dhe mbajtja e ditës së shenjtë në shtëpi do të sjellin fuqi shpirtërore në jetën tuaj dhe do t’ju afrojnë më shumë te Perëndia. Veçimi i një dite çdo javë që të pushojmë nga puna dhe veprimtaritë e kohës së lirë është një mënyrë se si e tregojmë dashurinë tonë për Perëndinë dhe dëshirën tonë për t’iu bindur Atij dhe për t’i mbajtur besëlidhjet tona. Presidenti M. Rasëll Ballard shpjegoi: “Fuqia e ditës së Shabatit është të përjetojmë në kishë dhe në shtëpi kënaqësinë, gëzimin dhe ngrohtësinë e të ndierit të Shpirtit të Zotit pa asnjë lloj shpërqendrimi”.

Çfarë Është Dita e Shabatit?

Shabati është një ditë e shenjtë e veçuar nga Perëndia që ne të pushojmë nga punët tona dhe që ta adhurojmë Atë. Pas Krijimit të botës, Perëndia e bekoi ditën e shtatë dhe e bëri të shenjtë (shihni te Zanafilla 2:2–3). Ai i urdhëroi izraelitët që të “mba[nin] mend ditën e shtunë [shabatit] për ta shenjtëruar” (Eksodi 20:8). Pas Ringjalljes së Jezu Krishtit, dishepujt e Tij filluan ta mbanin Shabatin në ditën e diel ose ditën e parë të javës (shihni te Marku 16:2; Veprat e Apostujve 20:7; 1 Korintasve 16:1–2). Në ditët e mëvonshme, Perëndia e ripërtëriu urdhërimin e Tij për ta respektuar ditën e Shabatit (shihni te Doktrina e Besëlidhje 59:9–13; 68:29).

Vështrim i përgjithshëm i temës: Dita e Shabatit

Udhëzues të studimit të ungjillit që kanë lidhje: Adhurimi i Perëndisë, Atit, Sakramenti, Agjërimi, Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit

Pjesa 1

Respektimi i Ditës së Shabatit nga Ana Juaj Është Shenjë e Përkushtimit Tuaj ndaj Perëndisë

bashkësi

Presidenti Rasëll M. Nelson tha: “Si e shenjtërojmë ne ditën e Shabatit? Në vitet e mia më të hershme, unë studiova veprën e njerëzve të tjerë, të cilët kishin hartuar lista lidhur me gjërat që duheshin bërë dhe nuk duheshin bërë në Shabat. Kohë më vonë mësova nga shkrimet e shenjta se sjellja ime dhe qëndrimi im për Shabatin përbënte një shenjë midis meje dhe Atit tim Qiellor [shihni tek Eksodi 31:13]. Me atë kuptueshmëri, unë nuk kisha më nevojë për lista të gjërave që duheshin bërë dhe nuk duheshin bërë. Kur më duhej të merrja një vendim nëse një veprimtari ishte e duhur apo jo për Shabatin, unë thjesht e pyesja veten: ‘Çfarë shenje dua t’i jap Perëndisë?’ Ajo pyetje i bënte zgjedhjet e mia për ditën e Shabatit tepër të qarta.” Çfarë lloj shenje i jep Perëndisë respektimi nga ana juaj i ditës së Shabatit?

Gjëra për t’i menduar

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

Mësoni më shumë

Pjesa 2

Jezu Krishti e Nderoi Ditën e Shabatit

Jezu Krishti duke shëruar një burrë të verbër

Deri në kohën e Dhiatës së Re, rregulla dhe tradita të paautorizuara ishin futur në kulturën judease rreth asaj që duhej bërë dhe nuk duhej bërë në ditën e Shabatit. Jezusi shpesh u kritikua nga udhëheqësit fetarë të kohës së Tij për mënyrën se si Ai dhe dishepujt e Tij e respektonin Shabatin. Jezusi dha mësim se “e shtuna është bërë për njeriun” dhe se Ai është “Zot[i] edhe i së shtunës” (Marku 2:27, 28). Për ta kremtuar ditën në të cilën u ringjall Zoti, dishepujt e Jezu Krishtit e respektuan Shabatin në ditën e parë të javës (shihni te Marku 16:2; Veprat e Apostujve 20:7; 1 Korintasve 16:1–2).

Si pjesë e rëndësishme e respektimit të Shabatit nga ana jonë, ne marrim sakramentin në kujtim të flijimit shlyes, vdekjes dhe Ringjalljes së Krishtit. Kur e marrim sakramentin, ne bëjmë besëlidhje që të marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit, të zbatojmë urdhërimet e Tij dhe që gjithmonë ta kujtojmë Atë. Në këmbim, Perëndia na premton që mund të kemi Shpirtin e Shenjtë gjithmonë me vete. Të pasurit e Shpirtit përfshin shenjtërimin tonë dhe faljen e mëkateve tona. Gjithashtu do të thotë që të kemi shoqërimin dhe udhërrëfimin e vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë. Dita e Shabatit është një mundësi për të reflektuar për bekimet që keni marrë si ndjekës i Jezu Krishtit.

Gjëra për t’i menduar

  • Lexoni tregimet vijuese për Shpëtimtarin që nderon ditën e Shabatit: Gjoni 5:2–15; Lluka 13:11–17; 14:1–6. Si u bekuan njerëzit në këto tregime nga shërbimi i Shpëtimtarit? Në një fragment tjetër, Jezusi tha: “A është … e lejueshme të bësh të mirën të shtunën?” (Mateu 12:12.) Çfarë mendoni se do të thotë të “bësh të mirën” në ditën e Shabatit?

    Si mund ta ndiqni shembullin e Jezusit të dhënies shërbesë ndaj të tjerëve në ditën e Shabatit?

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Si grup shikoni materialin filmik “Gratitude on the Sabbath Day” [“Mirënjohje në Ditën e Shabatit”] (3:39). Flisni për mënyrat se si mund të tregojmë vlerësimin dhe mirënjohjen tonë për Jezu Krishtin në ditën e Shabatit. Cila është lidhja midis mbajtjes të shenjtë të ditës së Shabatit dhe ndjenjës së mirënjohjes për bekimet e Perëndisë?

Mësoni më shumë

Pjesa 3

Mbajtja të Shenjtë e Ditës së Shabatit na Ndihmon të Qëndrojmë “të Panjollë nga Bota”

familje duke lexuar

Zoti dha mësim: “Dhe që të mund ta ruash veten më tepër të panjollë nga bota, duhet të shkosh në shtëpinë e lutjes dhe t’i ofrosh sakramentet e tua në [d]itën time të shenjtë” (Doktrina e Besëlidhje 59:9). Adhurimi ynë me të tjerët në ditën e Shabatit përfshin jo vetëm marrjen e sakramentit por edhe lutjen, të kënduarit e himneve, dhënien dhe marrjen e bekimeve të priftërisë, dhënien e dëshmive, studimin e shkrimeve të shenjta dhe dhënien e shërbimit.

Gjëra për t’i menduar

  • Pjesëmarrja në mbledhjen e sakramentit është një mënyrë kuptimplotë për ta qendërzuar jetën tuaj te Jezu Krishti dhe për ta rritur forcën shpirtërore. Kur jemi të fortë shpirtërisht, jemi të përgatitur më mirë për ta shmangur e mposhtur tundimin. Si ju ka ndihmuar mbajtja të shenjtë e ditës së Shabatit dhe pjesëmarrja në mbledhjen e sakramentit në përpjekjet tuaja që të jeni “të panjollë nga bota”?

  • Shqyrtojeni mesazhin e Zotit rreth ditës së Shabatit që gjendet te Doktrina e Besëlidhje 59:9–15. Lidhur me këtë fragment, Presidenti M. Rasëll Ballard tha: “Ju lutem, vërini re disa nga fjalët kyç në këtë zbulesë: gëzim, ngazëllim, falënderim, zemra të ngazëllyera, zemër e gëzuar dhe fytyrë e ngazëllyer. Për mua tingëllon sikur respektimi i ditës së Shabatit duhet të sjellë buzëqeshje në fytyrat tona.” Kur i keni përjetuar këto lloj ndjenjash në Shabat? Çfarë mund të bëni për ta bërë një përvojë të gëzueshme adhurimin tuaj në ditën e Shabatit?

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Shikoni materialin filmik “Is There a Place for Me?” [“A ka një Vend për Mua?”] (3:59). Flisni për rëndësinë e të ndihmuarit të njerëzve të tjerë që të ndiejnë se kanë përkatësi në bashkësinë e tyre në kishë. Si e rritin përpjekjet tuaja për t’i ndihmuar të tjerët që të ndiejnë se kanë përkatësi, vetë ndjenjën tuaj të adhurimit në ditën e Shabatit?

Mësoni më shumë