Biblioteka
Kreu‑Perëndi


“Kreu‑Perëndi”, Tema dhe Pyetje (2023)

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti

Udhëzuesi i Studimit të Ungjillit

Kreu‑Perëndi

Besimi te Perëndia, Ati; te Biri i Tij, Jezu Krishti; dhe te Fryma e Shenjtë

Kur njerëzit thonë: “Unë besoj te Perëndia”, çfarë duan të thonë ata? Ata mund të duan të thonë shumë gjëra të ndryshme.

Si shenjtorë të ditëve të mëvonshme, “ne besojmë në Perëndinë, Atin e Përjetshëm, dhe në Birin e Tij, Jezu Krishtin, dhe në Frymën e Shenjtë” (Nenet e Besimit 1:1). Ne e quajmë këtë thënie nenin e parë të besimit tonë, të parin sepse të kuptuarit e këtyre tri qenieve hyjnore është hapi i parë për të kuptuar se cilët jemi, përse ekzistojmë dhe çfarë mund të bëhemi.

Çfarë Është Kreu‑Perëndi?

Kreu‑Perëndi përbëhet nga tri qenie hyjnore: Perëndia Ati, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë. Edhe pse [janë] qenie të veçuara, Ata punojnë së bashku në unitet të përsosur për t’i bekuar dhe ekzaltuar fëmijët e Atit Qiellor.

Vështrim i përgjithshëm i temës: Kreu‑Perëndi

Udhëzues të studimit të ungjillit që kanë lidhje: Perëndia, Ati, Jezu Krishti, Fryma e Shenjtë

Pjesa 1

Si Përshkruhet Kreu‑Perëndi në Shkrimet e Shenjta

Gjon Pagëzori duke pagëzuar Jezu Krishtin

Perëndia, Ati, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë dëshirojnë që ju t’i njihni Ata. Ata nuk dëshirojnë që të duken të largët ose të mistershëm. Ata kanë zbuluar të vërteta të rëndësishme, nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe mësimeve të profetëve të ditëve të mëvonshme, për t’ju ndihmuar që t’i njihni Ata më mirë. Përveç kësaj, Perëndia na fton t’i afrohemi Atij individualisht dhe ta njohim Atë nëpërmjet përvojave vetjake me Të. Sikurse Jezusi i tha në lutje Perëndisë, Atit, në emër të ndjekësve të Tij: “Kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar” (Gjoni 17:3).

Gjëra për t’i menduar

  • Përpiquni t’i eksploroni fragmentet e shkrimeve të shenjta që përmendin më shumë se një anëtar të Kreut-Perëndi, për shembull, Mateu 3:16–17; 17:5; Gjoni 5:19; 14:6–10, 26; Veprat e Apostujve 7:55–56; 3 Nefi 11:10–11, 25–27, 35–36. Çfarë zbulojnë fragmente si këto rreth anëtarëve të Kreut-Perëndi? Çfarë mësoni rreth marrëdhënies së Tyre me njëri‑tjetrin?

  • Perëndia ka zbuluar të vërteta të rëndësishme rreth Kreut‑Perëndi në kohën tonë nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Për një shembull, lexoni te Joseph Smith – Historia 1:13–17 me këtë pyetje në mendje: Çfarë zbulon përvoja e Jozefit rreth Kreut‑Perëndi?

  • Gjithashtu mund të lexoni atë që Profeti Jozef dha mësim rreth Kreut‑Perëndi te Doktrina e Besëlidhje 130:22. Këto mësime ndryshojnë në mënyra të rëndësishme nga çfarë jep mësim krishterimi tradicional. Mendoni se përse janë të rëndësishme për ju të vërtetat si këto rreth Kreut‑Perëndi.

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Mund të lexoni te Doktrina e Besëlidhje 130:22 me të tjerët dhe të shihni një figurë të Vegimit të Parë të Jozef Smithit. Flisni së bashku rreth asaj që mësoni nga vargu dhe asaj që çdo njeri sheh në figurë. Tërhiqni vëmendje ndaj faktit që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë trupa si ne – ne jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Tyre.

Jezu Krishti dhe Ati Qiellor i shfaqen Jozef Smithit

Mësoni më shumë

Pjesa 2

Të Bashkuar për të na Bekuar

Edhe pse janë tre anëtarë të dallueshëm të Kreut‑Perëndi, Ata janë “një Perëndi” në kuptimin që Ata janë përsosurisht të bashkuar në qëllim. Dhe cili është ai qëllim? Ati Qiellor ka thënë: “Kjo është vepra ime dhe lavdia ime – të bëj[ë] të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” (Moisiu 1:39). Me fjalë të tjera, Ati Qiellor, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë punojnë së bashku për të përmbushur planin e shpëtimit dhe të ekzaltimit. Secili ka një rol të veçantë për ta luajtur në atë plan, por objektivi i Tyre është i njëjtë: t’ju ndihmojnë që të ktheheni për të jetuar me Perëndinë përsëri.

Gjëra për t’i menduar

Veprimtaria për të mësuar me të tjerët

  • Ju mund ta ilustroni unitetin e Kreut‑Perëndi me një stol me tri këmbë, një këmbalec me tri këmbë ose diçka tjetër që është e qëndrueshme dhe funksionale ngaqë ka tri këmbë. Ose ju mund të merrni parasysh se si anëtarët e një ekipi ose një orkestër punojnë së bashku që të përmbushin një synim të vetëm. Ju mund t’i mendoni ata si një stol, një ekip ose një orkestër, pikërisht siç është Kreu‑Perëndi një Perëndi, me secilin anëtar që përmbush një rol të veçantë dhe punon me të tjerët në unitet.

Mësoni më shumë