“Krijimi”, Tema dhe Pyetje (2023)
Udhëzuesi i Studimit të Ungjillit
Krijimi
Qëllimi i Perëndisë në krijimin e të gjitha gjërave për fëmijët e Tij
Kur ishte hera e fundit që i patë yjet në qiellin e natës, dëgjuat dallgët në bregdet apo bëtë ngjitje në mal? Ne jetojmë në një botë të bukur. Ndërkohë që nuk dimë shumë hollësi rreth mënyrës se si u krijua toka, ne vërtet dimë se u krijua nga Jezu Krishti nën drejtimin e Perëndisë, Atit. Dhe ne e dimë përse u krijua. Profeti Moisi dikur mësoi në një vegim qiellor se Perëndia ka krijuar botë pa numër (shihni te Moisiu 1:7–8, 27–29). Perëndia i shpjegoi Moisiut se Ai e krijoi tokën që “të bëj[ë] të ndodhë pavdekësia dhe jeta e përjetshme e njeriut” (Moisiu 1:39). Kur e kuptojmë se Krijimi u krye nëpërmjet udhëzimit dhe fuqisë së Perëndisë Vetë, ne fillojmë të shohim se sa thelbësor është ai në planin e Tij për shpëtimin tonë.
Pjesa 1
Jezu Krishti Krijoi Botën nën Drejtimin e Atit Qiellor
Në këshillin në qiell para lindjes, Perëndia, Ati, shpalli planin e Tij për të përgatitur një tokë ku fëmijët e Tij mund të përjetonin vdekshmërinë (shihni tek Abraham 3:24–25). Shkrimet e shenjta tregojnë se Jezu Krishti e kreu Krijimin nën drejtimin e Perëndisë, Atit (shihni te Moisiu 2:1). Krijimi i tokës ndodhi në gjashtë faza, të cilat shkrimet e shenjta i quajnë “ditë” (shihni te Moisiu 2:1–31; Zanafilla 1:3–31; Abraham 4:1–31). Zoti nuk ka zbuluar se sa e gjatë ishte secila “ditë” (shihni te Doktrina e Besëlidhje 101:32–34). Shkrimet e shenjta përqendrohen te qëllimi i Krijimit dhe jo te proceset që përdori Perëndia për ta bërë atë të ndodhë. Çdo gjë rreth Krijimit dëshmon për krijuesin e tij, Jezu Krishtin (shihni te Moisiu 6:63).
Gjëra për t’i menduar
-
Lexoni tre rrëfimet kryesore të shkrimeve të shenjta për krijimin e tokës: Zanafilla 1:1–25; Moisiu 2:1–25 dhe Abraham 4:1–25. Çfarë mund të mësoni nëpërmjet krahasimit të këtyre rrëfimeve?
-
Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 101:32–34. Duke e dikur se ka ende shumë për t’u zbuluar, si e përdorni atë që është zbuluar rreth Krijimit për të forcuar besimin tuaj sot?
Veprimtaria për të mësuar me të tjerët
-
Jepini çdo personi një fletë letre. Bëjini ta palosin përgjysmë tri herë dhe më pas ta shpalosin që të jetë ndarë në tetë pjesë. Vërini që ta shkruajnë ose vizatojnë në letrën e tyre atë që ndodhi gjatë çdo dite të Krijimit, një ditë për çdo pjesë, duke i numëruar ditët teksa vazhdojnë. Në pjesën e tetë, vërini të shkruajnë ose vizatojnë diçka rreth Krijimit për të cilën janë veçanërisht mirënjohës (për shembull, familjen e tyre, oqeanin, kafshët, dëborën dhe kështu me radhë).
Mësoni më shumë
-
Kolosianëve 1:9–17; Doktrina e Besëlidhje 76:22–24; Moisiu 1:27–39
-
Russell M. Nelson, “The Creation”, Ensign, maj 2000, f. 84–86
-
Bruce R. McConkie, “Christ and the Creation”, Ensign, qershor 1982, f. 9–15
-
Thomas R. Valletta, “The Length of Creation”, Liahona, mars 1998, ChurchofJesusChrist.org
-
Alicia K. Stanton, “Science and Our Search for Truth”, Liahona, korrik 2016, f. 54–57
-
“We Lived with God” [“Ne Jetuam me Perëndinë”] (material filmik), ChurchofJesusChrist.org
Pjesa 2
Krijimi më i Madhërishëm i të Gjithëve Ishte Njerëzimi
Adami dhe Eva, burri dhe gruaja e parë në tokë, u krijuan nga Perëndia dhe atyre iu dhanë trupa që u ngjasonin trupave të prindërve tanë qiellorë (shihni te Zanafilla 1:27). Adami dhe Eva u lidhën së bashku në martesë kur u bekuan nga Zoti (shihni te Moisiu 2:27–28). Doktrina e Besëlidhje zbulon se një qëllim hyjnor i tokës lidhet me planin e Perëndisë për fëmijët e Tij që të marrin pjesë në martesë dhe familje (shihni te Doktrina e Besëlidhje 49:15–17). Për shkak të Krijimit, fëmijët shpirtërorë të Perëndisë mund të marrin trupa fizikë dhe të përjetojnë vdekshmërinë.
Gjëra për t’i menduar
-
Lexoni te Zanafilla 1:27; Romakëve 8:16–17; Hebrenjve 12:9; Doktrina e Besëlidhje 20:17–18; Moisiu 2:26–27; 6:8–9. Çfarë ndryshimi mund të sjellë njohuria se ne jemi fëmijë të Perëndisë? Gjithashtu mund të lexoni tek Ethëri 3:6–16; Doktrina e Besëlidhje 110:1–4; 130:22.
-
Lexojeni këtë paragraf nga dokumenti “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”: “Urdhërimi i parë që Perëndia i dha Adamit dhe Evës, ishte rreth potencialit të tyre si bashkëshort e bashkëshorte për të qenë prindër. Ne deklarojmë se urdhërimi i Perëndisë për fëmijët e Tij që të shumohen dhe të mbushin tokën, mbetet i vlefshëm. Ne më tej deklarojmë se Perëndia ka urdhëruar që fuqitë e shenjta të krijimit të jetës duhet të përdoren vetëm midis burrit dhe gruas, ligjërisht të martuar si bashkëshort e bashkëshorte.” Si ju ndihmon njohuria për qëllimin hyjnor të Krijimit që të kuptoni arsyen përse Perëndia ka ligje që e qeverisin fuqinë e krijimit të jetës?
Veprimtaria për të mësuar me të tjerët
-
Shikoni materialin filmik “God’s Greatest Creation” [“Krijimi më i Madh i Perëndisë”] (2:51). Diskutoni disa prej provave që tregojnë se ne u krijuam sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.
Mësoni më shumë
-
Rasëll M. Nelson, “Vendime Përjetësie”, Liahona, nëntor 2013, f. 106–109
-
The First Presidency (1909), “The Origin of Man”, Ensign, shkurt 2002, f. 26–30
-
Church History Topics, “Organic Evolution”, Gospel Library
Pjesa 3
Toka Është një Dhuratë dhe Ne Jemi Kujdestarë të Saj
Perëndia i dha Adamit “sundim” mbi krijesat e tokës (Moisiu 2:28; 5:1). Në zbulesën bashkëkohore, Zoti tha se “gjithë gjërat që vijnë nga toka”, janë “për të mirën dhe përdorimin e njeriut” (Doktrina e Besëlidhje 59:18). Por Zoti tha se burimet tokësore duhet të përdoren “me gjykim, pa e tepruar, pa detyruar” (Doktrina e Besëlidhje 59:20).
Peshkopi Zherald Kosé dha mësim: “Dhurata hyjnore e krijimit nuk vjen pa detyra dhe përgjegjësi. Këto detyra përshkruhen më së miri me konceptin e kujdestarisë. Në termat e ungjillit, fjala kujdestari tregon një përgjegjësi të shenjtë shpirtërore ose materiale për t’u kujdesur në lidhje me diçka që i përket Perëndisë, për të cilën ne jemi përgjegjës.”
Gjëra për t’i menduar
-
Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 59:16–20 dhe bëni një listë të arsyeve pse Zoti na dha tokën dhe gjithçka në të. Merrni parasysh se cilat aspekte të krijimeve të Zotit ju kanë sjellë gëzim.
-
Zoti i tha Jozef Smithit se çdo njeri është “[i] përgjegjshëm, si kujdestar mbi bekime tokësore, të cilat i k[ishte] bërë dhe i k[ishte] përgatitur për krijesat e [Tij]” (Doktrina e Besëlidhje 104:13). Si mund të jeni një kujdestar ose përkujdesës për krijimet e Perëndisë? Si mendoni, çfarë donte të thoshte Zoti me paralajmërimin për t’i përdorur këto gjëra “me gjykim, pa e tepruar, pa detyruar”? (Doktrina e Besëlidhje 59:20.)
Veprimtaria për të mësuar me të tjerët
-
Shkoni për një shëtitje pranë shtëpisë suaj. Kërkoni gjëra në natyrë që duken të bukura ose që ju sjellin lumturi. Si mendoni, përse Perëndia e bëri botën të bukur?
Mësoni më shumë
-
Zherald Kosé, “Kujdestaria Jonë Tokësore”, Liahona, nëntor 2022, f. 57–59
-
Tema dhe Pyetje, “Kujdestaria dhe Mbrojtja Mjedisore”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]