“Lindja e Jezu Krishtit”, Tema dhe Pyetje (2023)
Udhëzuesi i Studimit të Ungjillit
Lindja e Jezu Krishtit
“Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë”
Kremtimi i lindjes së Jezusit çdo periudhë Krishtlindjeje na kujton se sa e rëndësishme është vërtet historia e Lindjes së Krishtit. Ndërkohë që nuk dimë shumë për rrethanat e lindjes së Jezusit, ne dimë rreth mrekullive dhe shenjave të mrekullueshme që u dhanë, si dhe njerëzve që dhanë dëshmi se Biri i Perëndisë kishte ardhur në tokë. Mirënjohja dhe dashuria juaj për Jezu Krishtin do të rriten teksa përpiqeni të mësoni rreth kësaj ngjarjeje të shenjtë.
Pjesa 1
Të Mësuarit rreth Lindjes së Jezu Krishtit nëpërmjet Profecive të Lashta
Çdo profet që nga koha e Adamit ka dëshmuar për Jezu Krishtin dhe ka pritur me padurim të madh për kohën kur Mesia do të vinte dhe do t’i bënte shpëtimin dhe jetën e përjetshme të mundura për gjithë njerëzimin. “Enoku pa ditën e ardhjes së Birit të Njeriut, madje në mish; dhe shpirti i tij u gëzua” (Moisiu 7:47). Isaia profetizoi: “Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë” (Isaia 9:6). Nefi pa një vegim të Maries dhe të lindjes së Mesias së premtuar (shihni te 1 Nefi 11:13–23). Abinadi dëshmoi: “Perëndia vetë do të zbresë mes fëmijëve të njerëzve dhe do të shëlbejë popullin e tij” (Mosia 15:1). Kur studioni profecitë dhe mësimet rreth lindjes së Tij, ju mund të filloni ta kuptoni thjesht se sa thelbësore ishte për Perëndinë, Atin, që të dërgonte Birin e Tij, Jezu Krishtin, në tokë.
Gjëra për t’i menduar
-
Profetët dëshmuan se mrekulli dhe shenja të mëdha do t’ia sinjalizonin lindjen e Jezu Krishtit popullit të Librit të Mormonit. Lexoni te Helamani 14:1–9 dhe te 3 Nefi 1:4–22. Përse refuzuan kaq shumë njerëz që ta besonin mesazhin e profetëve? Çfarë prove keni që Jezu Krishti jeton sot dhe po ua shtrin dorën plot dashuri të gjithë fëmijëve të Perëndisë?
Veprimtaria për të mësuar me të tjerët
-
Shikoni materialin filmik “Why We Need a Savior” [“Pse Kemi Nevojë për një Shpëtimtar”] (2:15). Flisni së bashku rreth pyetjes: “Si do të ishte jeta pa një Shpëtimtar?” Gjithashtu mund të diskutoni përse mesazhi i lindjes së Jezusit duhet të vazhdojë t’i sjellë botës gëzim të madh dhe paqe.
Mësoni më shumë
-
Dallin H. Ouks, “Lajmërimet Profetike për Lindjen e Krishtit” (takimi shpirtëror për Krishtlindjen nga Presidenca e Parë, 4 dhjetor 2016), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]
Pjesa 2
Dëshmitarët Dëshmuan se Shpëtimtari u Lind
Për shkak se lindja e Jezu Krishtit ishte njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në histori, Perëndia përgatiti shumë dëshmitarë që të dëshmonin për të, si përpara ashtu edhe pasi ndodhi ajo. Disa nga këta dëshmitarë janë engjëlli Gabriel (Lluka 1:26–33); Maria (Lluka 1:46–49); kushërira e Maries, Elizabeta (Lluka 1:41–45); barinjtë (Lluka 2:16–17); Simeoni (Lluka 2:25–33); Ana (Lluka 2:36–38) dhe dijetarët nga lindja (Mateu 2:1–2, 9–11).
Gjëra për t’i menduar
-
Lexoni mesazhin për Krishtlindje të Presidentit Rasëll M. Nelson të vitit 2020, “Dhuratat Hyjnore”, duke kërkuar disa prej simboleve kuptimplota që lidhen me lindjen e Jezu Krishtit. Çfarë mund t’ju mësojnë këto simbole rreth misionit të Jezu Krishtit në vdekshmëri?
Veprimtaria për të mësuar me të tjerët
-
Shikoni së bashku materialin filmik “Krishti Fëmijë” (17:56). Më pas diskutoni pyetjen: “Si ndihemi rreth lindjes së Jezu Krishtit kur marrim parasysh rolin e asaj ngjarjeje të rëndësishme në planin e Perëndisë për shpëtimin tonë?” Nëse po mësoni me fëmijët, ftojini të vizatojnë skenën e tyre të parapëlqyer nga filmi. Nxitini të shprehin mendimet e tyre rreth lindjes së Jezu Krishtit.
Mësoni më shumë
-
Dieter F. Uchtdorf, “Seeing Christmas through New Eyes” (takimi shpirtëror për Krishtlindjen nga Presidenca e Parë, 5 dhjetor 2010), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]
-
Bonnie L. Oscarson, “Christmas Is Christlike Love” (takimi shpirtëror për Krishtlindjen nga Presidenca e Parë, 7 dhjetor 2014), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; materiali filmik në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org/media
-
Takime Shpirtërore Vjetore për Krishtlindjen nga Presidenca e Parë, 2010 deri Tani
Pjesa 3
Studimi i Lindjes së Jezusit Mund të na Afrojë më Shumë me Të
Presidenti Ezra Taft Benson shpjegoi: “Dëshmitë e dëshmitarëve të caktuar nuk lënë asnjë dyshim për atësinë e Jezu Krishtit. Perëndia ishte Ati i tabernakullit të Tij prej mishi dhe Maria, një grua e vdekshme, ishte nëna e Tij. … Ai nuk ishte i biri i Jozefit, as nuk lindi nga Fryma e Shenjtë. Ai është Biri i Atit të Përjetshëm!”
Jezu Krishti është quajtur Biri i Vetëmlindur, sepse Ai ishte i vetmi Bir i Atit i lindur në mish (shihni te 1 Nefi 11:13–22). Ai u dërgua këtu që të bënte vullnetin e Atit të Tij – të shlyente për mëkatet e gjithë njerëzimit (shihni te Gjoni 3:16–17).
Gjëra për t’i menduar
-
Plani i Perëndisë për të shpëtuar fëmijët e Tij kërkoi një “flijim [të] pafundëm dhe [të] përjetshëm” që asnjë kafshë apo qenie njerëzore nuk mund ta përmbushte. Duhej të ishte flijimi i Birit të Perëndisë. (Shihni tek Alma 34:9–14.) Çfarë dimë rreth natyrës së lindjes së Jezu Krishtit që e bëri të mundur për Të që të kryente “flijim[in e] pafundëm dhe [të] përjetshëm”, që nevojitej në planin e Perëndisë? Ati Qiellor nuk e ka zbuluar procesin nëpërmjet të cilit Jezusi u bë Biri i Tij i Vetëmlindur në tokë; ne dimë vetëm atë që është treguar në shkrimet e shenjta, për shembull, Mateu 1:18–25; Lluka 1:26–35; Mosia 15:1–3 dhe Alma 7:9–10.
-
Në bisedën e tij “The Wondrous and True Story of Christmas” [“Historia e Mrekullueshme dhe e Vërtetë e Krishtlindjes”], Presidenti Gordon B. Hinkli tha: “Nuk do të kishte Krishtlindje, në qoftë se nuk do të kishte pasur Pashkë. Foshnja Jezus nga Bethlehemi do të ishte veçse një foshnjë tjetër pa Krishtin shëlbues të Gjetsemanit e Kalvarit dhe faktin ngadhënjimtar të Ringjalljes. … Dëshiroj për secilin prej jush për një kohë, ndoshta vetëm një orë, që ta kaloni në meditim të heshtur dhe reflektim të qetë mbi mrekullinë dhe madhështinë e këtij, Birit të Perëndisë.” Përse është e rëndësishme që ta lidhim ngjarjen në Bethlehem me ngjarjet në Gjetseman e Kalvar?
Veprimtaria për të mësuar me të tjerët
-
Shumë kultura e kremtojnë lindjen e Krishtit me traditën e dhënies së dhuratave. Rishikoni disa nga dhuratat që Presidenti Rasëll M. Nelson i nxori në pah në bisedën e tij “Katër Dhurata që Ju Ofron Jezu Krishti”. Pyetni: “Cilat janë disa dhurata nga Jezu Krishti që kanë sjellë ndryshim në jetën tuaj?”
Mësoni më shumë
-
“Jesus Christ Is the Only Begotten Son of God”, Liahona, dhjetor 2010, f. 14–15
-
“To This End Was I Born” [“Për Këtë Unë Kam Lindur”] (material filmik), ChurchofJesusChrist.org
-
“Glad Tidings of Great Joy: The Birth of Jesus Christ” [“Lajme të Mira të Gëzimit të Madh: Lindja e Jezu Krishtit”] (material filmik), ChurchofJesusChrist.org
-
“Lindja e Jezu Krishtit: ‘Lajme të Mira Gëzimi të Madh’”, Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Filding Smith (2013), f. 317–324