Biblioteka
Të Kërkuarit e Përgjigjeve për Pyetjet Tuaja: Hyrja


“Të Kërkuarit e Përgjigjeve për Pyetjet Tuaja: Hyrja”, Tema dhe Pyetje (2023)

Të Kërkuarit e Përgjigjeve për Pyetjet Tuaja

Hyrja

Shumë kohë përpara se Jozef Smithi të binte në gjunjë që të lutej në Korijen e Shenjtë, ai kishte ngritur themelin për rritjen e tij shpirtërore. Ai kaloi shumë muaj duke frekuentuar shërbesa adhurimi, duke lexuar Biblën dhe duke marrë pjesë në lutjet familjare. Ai foli me pjesëtarët e familjes së vet, përfshirë disa që ishin skeptikë për organizatat fetare. Jozefit i duhej të punonte për të gjetur përgjigje për pyetjet e tij. Më së fundi, Perëndia iu përgjigj lutjes së Jozefit. Por Vegimi i Parë nuk iu përgjigj të gjitha pyetjeve të Jozefit. Për Jozefin, të kërkuarit e përgjigjeve ishte një përpjekje për gjithë jetën.

Sot informacioni rreth historisë së Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është më i arritshëm se kurrë më parë. Ky mund të jetë një bekim i madh, por nuk është gjithmonë e lehtë të dimë se cilat burime janë të besueshme. Dhe disa prej gjërave që mësojmë, mund të ngrenë pyetje të vështira. Plaku Diter F. Uhtdorf vuri në dukje se “disa mund të ndihen në siklet ose të padenjë sepse kanë pyetje zhbiruese në lidhje me ungjillin, por ata nuk duhet të ndihen ashtu”. Ai dha mësim: “Bërja e pyetjeve nuk është një shenjë dobësie; është një pararendëse e rritjes”1. Artikujt në këtë burim ofrojnë disa sugjerime që mund t’ju ndihmojnë të gjeni paqe teksa kërkoni përgjigje për pyetjet tuaja.