Biblioteka
Këshillohuni me Burime të Besueshme


“Këshillohuni me Burime të Besueshme”, Tema dhe Pyetje (2023)

vajzë e djalë që po lexojnë shkrimet e shenjta

Të Kërkuarit e Përgjigjeve për Pyetjet Tuaja

Këshillohuni me Burime të Besueshme

Plaku Diter F. Uhtdorf dha mësim: “Kurrë në historinë e botës nuk kemi pasur të drejtë përdorimi më të lehtë të më shumë informacioni – një pjesë prej tij e vërtetë, një pjesë prej tij e rreme dhe shumë prej tij pjesërisht e vërtetë”1. Në këtë mjedis pasigurie Kisha i nxit anëtarët që “të kërkojnë dhe të shpërndajnë vetëm burime informacioni të besuara, të besueshme dhe të bazuara në fakte”2. Ne duhet t’i shmangim burimet që bazohen tek thashethemet apo që promovojnë grindje ose zemërim.

Të mësuarit për ta vlerësuar cilësinë e burimeve tona të informacionit përfshin si punën shpirtërore ashtu edhe intelektuale. Ja disa këshilla për të vlerësuar informacionin:

  • Vlerësoni besueshmërinë e burimeve. Jo të gjitha burimet kanë të njëjtën vlerë për të gjitha temat. Burimet më të mira do të kenë njohuri të drejtpërdrejtë për një temë në vend që të mbështeten te gjëra të paqena, thashethemet ose aluzione. Ato burime do të flasin nga një pozicion i njohurisë së drejtpërdrejtë ose ekspertizës. Ato do t’u drejtohen burimeve të tjera të respektuara që ju të mund t’i kontrolloni pretendimet e tyre. Burimet e besueshme nuk do ta pohojnë gjithmonë atë që tashmë e mendoni. Ato mund t’i sfidojnë pikëpamjet tuaja. Nëse keni pyetje rreth mësimeve zyrtare të Kishës, shikoni së pari çfarë kanë thënë dhe nuk kanë thënë udhëheqësit e tanishëm të Kishës. Kjo do t’ju ndihmojë të vlerësoni deklarata të tjera më të hershme.

  • Mësoni të dalloni paragjykimin. Pothuajse të gjitha burimet kanë disa paragjykime. Kjo nuk i bën ato automatikisht jo të besueshme, por është e rëndësishme që të merrni parasysh këndvështrimin e krijuesit të burimit. Shqyrtojini motivet dhe kontekstin e burimit tuaj. Jini të matur ndaj burimeve që pretendojnë se janë pa paragjykime ose që shprehin pikëpamje në mënyra të zjarrta.

  • Vërtetojeni atë që mësoni. Është e rëndësishme kur burime të shumta dhe të besueshme pajtohen ose flasin me qartësi për një temë. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur studioni burime që diskutojnë historinë dhe mësimet e Kishës. Edhe pse nuk është gjithmonë e mundur që ta gjeni këtë lloj pajtimi mes burimeve, është e dobishme ta krahasoni informacionin nga burime të ndryshme që të mund ta vlerësoni më mirë cilësinë e tyre.

  • Dallojini faktet nga interpretimi. Disa pjesë të informacionit janë fakte por shumica e informacionit që hasim në internet dhe në botime të tjera, përbëhet nga interpretimi i dikujt për faktet. Interpretimet më të mira përpiqen t’i raportojnë të gjitha faktet. Ato marrin parasysh hollësi ose fakte të veçanta në kontekst më të gjerë dhe u japin atyre peshën e duhur. Ato thjesht nuk e heqin informacionin që nuk pajtohet me një pikëpamje të caktuar. Kontrollojini burimet e përdorura për të bërë një interpretim të caktuar që të siguroheni që i përkrahin pretendimet e bëra dhe nuk janë nxjerrë jashtë kontekstit.

  • Njihuni me burimet e Kishës. Për çështjet e doktrinës dhe rregullores së Kishës, burimet më të mira janë shkrimet e shenjta, mësimet e profetëve të gjallë dhe Manuali i Përgjithshëm. Kisha gjithashtu ka botuar burime shtesë për t’ju ndihmuar që t’i kuptoni më mirë disa prej pyetjeve më të zakonshme që kanë shenjtorët e ditëve të mëvonshme rreth historisë dhe kulturës së Kishës. Ju mund të zbuloni që këto të jenë pika të dobishme nisjeje teksa i hetoni pyetjet tuaja.

  • Kërkoni udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë. Informacioni i ri nganjëherë mund të krijojë një ndjenjë çorientuese. Ajo ndjenjë nuk do të thotë domosdoshmërisht që informacioni nuk është i vërtetë. Së bashku me zotësitë e përmendura më lart, kërkoni ndikimin e Frymës së Shenjtë. Ai mund t’ju ndihmojë që ta dalloni të vërtetën. Ai do ta “ndriçojë mendjen t[uaj]”3 dhe do t’ju ndihmojë që ta riorientoni këndvështrimin tuaj në dritën e të vërtetave të reja. Lutuni për ndihmë. Jetoni në një mënyrë të tillë që Shpirti mund t’ju flasë juve. Jini të çiltër ndaj nxitjeve shpirtërore teksa punoni për të zgjidhur shqetësimet tuaja.

Shkrime të shenjta kyç: 2 Timoteut 3:14–16; Jakobi [LiM] 4:13; Doktrina e Besëlidhje 19:38

Shënime

  1. Dieter F. Uchtdorf, “Our Search for Truth”, New Era, gusht 2020, f. 2.

  2. Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 38.8.41, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

  3. Doktrina e Besëlidhje 11:13.