Seminare dhe Institute
Mësimi 20: Shpëtimtari u Shërbeu ‘Dele[ve] të Tjera’ të Tij


Mësimi 20

Shpëtimtari u Shërbeu “Dele[ve] të Tjera” të Tij

Hyrje

Siç dëshmohet te “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, Shpëtimtari “shërbeu midis ‘deleve të tjera’ (Gjoni 10:16) në Amerikën e lashtë” (Ensign ose Liahona, prill 2000, f. 3; shih edhe 3 Nefi 11:1–17). Ndërsa e studiojmë analin e Librit të Mormonit për shërbesën e Shpëtimtarit, ne mësojmë se si Ai u shërben dishepujve të Tij në çdo komb dhe kërkon t’i lartësojë dhe ushqejë shpirtërisht një e nga një.

Lexim Konteksti

  • Ronald A. Rasband, “One by One”, Ensign, nëntor 2000, f. 29–30.

Sugjerime për Mësimdhënien

Gjoni 10:14–16; 3 Nefi 15:16–21; 16:1–3

Jezu Krishti u dha mësim judenjve për “dele[t e] tjera” të Tij

harta e botës

Shfaqni një glob ose një hartë të botës dhe ftojeni një student të përcaktojë se ku e kreu Jezu Krishti shërbesën e Tij midis judenjve (shteti i kohëve bashkëkohore i Izraelit në Lindjen e Mesme). Kërkojuni studentëve të shkojnë te Gjoni 10 dhe të cekin disa prej vargjeve, duke kërkuar atë që Jezusi dha mësim rreth Vetes dhe marrëdhënies së Tij me ata që e ndjekin. Kërkojuni të raportojnë atë që zbulojnë. (Studentët duhet të raportojnë se Ai është Bariu i Mirë, Ai i njeh delet e Tij, ato e njohin zërin e Tij, Ai i mbledh ato në vathën e Tij e kështu me radhë). Ftojeni një student të lexojë Gjonin 10:14–16 me zë të lartë ndërkohë që klasa e ndjek. Pyetini studentët:

  • Çfarë tha Shpëtimtari rreth “dele[ve] të tjera” të Tij?

  • Kush ishin “dele[t e] tjera që i përmendi Jezusi?

Ftoni dy ose tre studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga 3 Nefi 15:16–21. Më pas, pyetni:

  • Çfarë të vërtetash të rëndësishme u nxori në pah Jezusi nefitëve rreth “dele[ve] të tjera” të Tij? (Një e vërtetë është se kur Jezusi u foli judenjve rreth “dele[ve] të tjera” Ai e kishte fjalën për njerëz të tjerë që e ndoqën Atë, përfshirë pasardhësit e Lehit që jetonin në kontinentin amerikan.)

  • Përse judenjtë në Jeruzalem nuk dinin gjë rreth “dele[ve] të tjera” të Tij?

Tregojini me gisht dy Amerikat dhe më pas ftojini studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefi 16:1–3 dhe Mosia 27:30. Pas një kohe të mjaftueshme, pyetni:

  • Ku tjetër tha Shpëtimtari se do t’ia shfaqte Veten popullit të Tij?

  • Përse është e rëndësishme të dimë që Shpëtimtari do t’i vizitonte “dele[t] e Tij në kombe të tjera? (Sqaroni që megjithëse Shpëtimtari mund të ketë vizituar njerëz apo kombe të tjera ballë për ballë, më shpesh Shpëtimtari e shfaq Veten e Tij nëpërmjet dhënies së Frymës së Shenjtë. Theksojuani studentëve se nëpërmjet shërbimit ndaj deleve të Tij, Jezusi po ndihmonte për ta përmbushur besëlidhjen e të Atit që t’i mblidhte ata sërish në praninë e Tij.)

Dëshmoni se Jezu Krishti na do të gjithëve dhe do t’ia shfaqë Veten të gjithë atyre që numërohen midis deleve të Tij. Ai kërkon t’i mbledhë gjithë fëmijët e Atit Qiellor, kudo qofshin, për t’i kthyer në praninë e Atit.

3 Nefi 11:8–17

Jezu Krishti u shërben ndjekësve të tij veçan.

Lexoni te 3 Nefi 11:8–17 me zë të lartë dhe ftojini studentët të ndjekin e të përfytyrojnë apo sjellin ndër mend të qenit të pranishëm në tempull në tokën e Bauntifullit. Pasi keni lexuar, pyetini studentët se çfarë u lë më shumë mbresa rreth fjalëve dhe veprimeve të Shpëtimtarit në këto vargje. Si të jetë nevoja, bëni disa ose të gjitha pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë mendoni se dëshironte Jezu Krishti që të mësonte turma në tempull rreth Tij atë ditë? (Midis të vërtetave të tjera, studentët duhet të përcaktojnë sa vijon: Shpëtimtari u shërben ndjekësve të Tij “një e nga një” [3 Nefi 11:15; shih edhe 3 Nefi 17:21].)

Duke marrë parasysh se kishte rreth 2.500 njerëz në turmë (shih 3 Nefi 17:25), çfarë na mëson ftesa e Shpëtimtarit ndaj çdo njeriu për t’i ndier plagët në brinjët, duart dhe këmbët e Tij rreth interesimit të Tij për çdonjërin prej nesh?

  • Si gjen zbatim ftesa e Jezu Krishtit tek 3 Nefi 11:14 për secilin prej nesh sot?

  • Si mendoni se do të ndikoheshit po t’i shihnit e t’i preknit plagët e Shpëtimtarit?

Për një shembull që e ilustron interesin e Zotit për ne më vete, ju mund të jepni përvojën vijuese, siç tregohet nga Plaku Ronald A. Rasband i Presidencës së të Shtatëdhjetëve:

Plaku Ronald A. Rasband

“Gjatë muajve të fundit të misionit tonë … , përjetuam një ngjarje që na e mësoi edhe një herë këtë parim të thellë që Zoti e njeh dhe e do secilin prej nesh.

Plaku Nil A. Maksuell po vinte në qytetin e Nju–Jorkut për disa punë të Kishës dhe ne u vumë në dijeni se ai dëshironte të mbante një konferencë misioni. Ne ishim shumë të kënaqur që e kishim këtë mundësi për të dëgjuar nga një prej shërbëtorëve të zgjedhur të Zotit. Mua m’u kërkua të zgjidhja një nga misionarët tanë që të bënte lutjen e hapjes në mbledhje. Mund ta kisha zgjedhur rastësisht një prej misionarëve që të lutej, por ndjeva se duhej të përsiatja e ta përzgjidhja me lutje atë që Zoti do të donte që unë t’ia kërkoja këtë. Ndërsa pashë listën e misionarëve, një emër më bëri përshtypje: Plaku [Elder] Jozef Apia nga Akra në Ganë. Ai ishte i duhuri që ndjeva se Zoti dëshironte të lutej në mbledhje.

Përpara konferencës së misionit, po bëja një intervistë të planifikuar rregullisht me Plakun [Elder] Apia dhe i thashë atij për nxitjen që kisha marrë që ai të lutej. Me mahnitje dhe përulësi në sy ai filloi të qante me ngashërim. Disi i befasuar nga reagimi i tij, fillova t’i thoja se nuk kishte problem dhe se nuk ishte i detyruar të lutej, kur ai më vuri në dijeni se do t’i pëlqente shumë ta bënte lutjen, se emocioni i tij qe shkaktuar nga dashuria që ai ka për Plakun Maksuell. Ai më tha se ky Apostull është shumë i veçantë për shenjtorët në Ganë dhe për vetë familjen e tij. Plaku Maksuell e kishte thirrur atin e tij që të ishte presidenti i distriktit në Akra dhe kishte vulosur nënën dhe babanë e tij në Tempullin e Solt–Lejkut.

“Tani, unë nuk dija asgjë nga ato që sapo rrëfeva rreth këtij misionari apo rreth familjes së tij, por Zoti i dinte dhe e frymëzoi një president misioni në emër të një misionari për t’i dhënë një kujtim sa vetë jeta dhe një përvojë që e ndërton dëshminë” (“One by One”, Ensign, nëntor 2000, f. 29–30).

Jepuni studentëve kohë për t’u rikthyer tek 3 Nefi 11:15–17. Më pas, pyetini:

  • Kur e keni ndier se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ju njohin personalisht?

  • Çfarë bëri turma në tempull pas marrjes së dëshmive vetjake e individuale për hyjnueshmërinë e Shpëtimtarit?

Pyetini studentët nëse ndonjërit prej tyre do t’i pëlqente të jepte dëshmi për Shpëtimtarin dhe për dashurinë që kanë ndier për Të. Dëshmoni se, edhe pse nuk i kemi prekur fizikisht duart dhe këmbët e Shpëtimtarit, ai ende na shërben në një mënyrë vetjake. Nxitini studentët të përsiatin se si mund ta falënderojnë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin për dashurinë që ata vetë kanë ndier prej Tyre.

3 Nefi 11–28

Shpëtimtari shërbeu mes nefitëve

Për t’i ndihmuar studentët t’i dallojnë anët e rëndësishme të shërbesës së Shpëtimtarit mes nefitëve, jepuni disa minuta për të kërkuar te krerët e kapitujve te 3 Nefi 11–28. Kërkojini klasës t’i përcaktojë e t’i hedhë në letër elementet e rëndësishme të shërbesës e Shpëtimtarit mes nefitëve. Teksa studentët po bëjnë kërkime, ecni rrotull dhomës dhe vëzhgojini gjetjet e tyre. Nëse disa nuk po ia dalin të gjejnë përgjigje, nxitini ata të kërkojnë në një prej fragmenteve vijuese (fjalët në kllapa janë vetëm për mësuesin):

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini studentët që të tregojnë atë që kanë gjetur në kërkimin e tyre në shkrimet e shenjta. Teksa studentët i shpjegojnë elementet e shërbesës së Shpëtimtarit që ata përcaktuan, merrni parasysh të përdorni disa ose të gjitha pyetjet vijuese për ta çuar më tej diskutimin e klasës:

  • Çfarë ndikimi mund të ketë pasur kjo anë e shërbesës së Shpëtimtarit te njerëzit?

  • Pse do të ishte e dobishme ta njihnim e ta studionim atë që Jezu Krishti bëri si udhëheqës apo mësues?

Ftojini studentët ta përsiatin pyetjen vijuese dhe t’i hedhin në letër mendimet e tyre:

  • Duke marrë parasysh atë që keni studiuar sot, çfarë mendoni se Ati Qiellor dëshiron që ju të bëni për të ndjekur shembullin e Krishtit në mënyrë që t’iu shërbeni atyre përreth jush, përfshirë të huajt, familjen, miqtë apo ata të cilëve u shërbeni në thirrjen tuaj të Kishës?

Përfundoni duke dhënë dëshmi për të vërtetat e dhëna mësim në orën mësimore sot.

Leximet e Studentëve