Seminare dhe Institute
Mësimi 6: Modele, Shembuj dhe Simbole të Jezu Krishtit


Mësimi 6

Modele, Shembuj dhe Simbole të Jezu Krishtit

Hyrje

Profetët bashkëkohorë kanë shpallur se Jezu Krishti “vendosi sakramentin për të na kujtuar sakrificën e Tij madhështore e shlyese” (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, Ensign ose Liahona, prill 2000, f. 2). Përveç ordinancës së sakramentit, shkrimet e shenjta na tregojnë për shumë ngjarje, rrethana, objekte dhe njerëz që kishin për qëllim të na kujtonin dhe udhëzonin lidhur me misionin dhe shërbesën e Jezu Krishtit. Ky mësim do t’i ndihmojë studentët të marrin parasysh disa prej modeleve, shembujve e simboleve që na tregojnë për Shpëtimtarin.

Lexim Konteksti

  • Russell M. Nelson, “In This Holy Land”, Tambuli, shkurt 1991, f. 10–19.

  • “Enrichment Section C: Symbolism and Typology in the Old Testament”, Old Testament Student Manual: Genesis–2 Samuel, bot. i 3-të (Manual i Sistemit Arsimor të Kishës, 2003), f. 111–115.

Sugjerime për Mësimdhënien

2 Nefi 11:4; Moisiu 6:63

Simbole nga shkrimi i shenjtë për Krishtin

Paraqitni figura të ndryshme shenjash ose simbolesh të mirënjohura të tilla si ato në vijim:

simbole për karrocë invalidi, aeroplan, ndalim duhani, tualet

Pasi studentët ta kenë gjetur kuptimin e secilës shenjë, pyetini për shembuj shenjash ose simbolesh të tjera lehtësisht të dallueshme.

Ndajini studentët në dyshe. Ftojeni secilën dyshe të studiojë dhe të krahasojë 2 Nefin 11:4 dhe Moisiun 6:63. Kërkojuni që të diskutojnë për atë se çfarë kanë të përbashkët këto fragmente dhe se çfarë na mësojnë rreth Jezu Krishtit dhe qëllimit të krijimeve të Perëndisë. Pasi dyshet të kenë diskutuar për gjetjet e tyre, pyeteni klasën:

  • Si do ta shprehnit një të vërtetë thelbësore të shënuar në këto fragmente të shkrimit të shenjtë? (Studentët duhet të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Të gjitha gjërat u krijuan për të dëshmuar për Jezu Krishtin.)

  • Cilët janë disa shembuj të gjërave që janë “dhënë nga Perëndia” që “e tipizojnë” (2 Nefi 11:4) ose simbolizojnë Jezu Krishtin?

handout iconTregojuni studentëve se të gjitha shkrimet e shenjta përmbajnë modele, shembuj, simbole dhe ngjashmëri të Jezu Krishtit. Shpjegoni se modelet, shembujt, simbolet dhe ngjashmëritë janë përfaqësime të realiteteve më të mëdha. Për shembull, Liahona e përshkruar në Librin e Mormonit është një përfaqësim i fjalëve të Krishtit. Në këtë pjesë të mësimit, ne do të përqendrohemi te modelet dhe shëmbëlltyrat që gjenden te Dhiata e Vjetër. Një pjesë e madhe e këtyre shëmbëlltyrave është në formën e njerëzve, objekteve, ngjarjeve dhe rrethanave (mund të jetë e dobishme që këto kategori të shkruhen në tabelë). Kopjojeni listën vijuese të referencave të shkrimit të shenjtë në tabelë ose jepuani atë studentëve në një fletushkë:

fletushkë, simbole të Krishtit

Modele, Shembuj dhe Simbole të Jezu Krishtit

Modele, Shembuj, Simbole të Krishtit nga Dhiata e Vjetër

Përmbushja në Jetën e Krishtit

Zanafilla 22:1–14

Gjoni 3:16; 19:16–18; Jakobi [LiM] 4:4–5

Eksodi 3:7–8, 10–12

Mateu 1:21; 2 Nefi 6:17

Eksodi 12:3, 5–7, 13–14, 46

Gjoni 1:29; 19:14, 31–36; 1 Pjetër 1:18–19

Eksodi 16:14–15, 18

Gjoni 6:5–10, 48–51

Levitiku 8:15, 30; 17:11

Hebrenjve 9:22; 13:12

Levitiku 16:2–6, 17

Hebrenjve 9:6–12; 10:11–12

Levitiku 22:19–22

Hebrenjve 9:14; Doktrina e Besëlidhje 20:22

Numrat 21:4–9

Gjoni 3:14–15; Helamani 8:13–15

Jona 1:17; 2:10

Mateu 12:38–40

Caktoni një ose më shumë studentë që ta studiojnë secilin grup të fragmenteve të shkrimit të shenjtë dhe të përgatiten për të shpjeguar simbolikën në Dhiatën e Vjetër dhe mënyrën se si ajo tregon për Jezu Krishtin. Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojuni studentëve të raportojnë për atë që kanë zbuluar.

Nëse koha premton, merrni parasysh të diskutoni edhe për disa prej simboleve të Krishtit të përcaktuara nga Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, në artikullin e tij “In This Holy Land” (Tambuli, shkurt 1991, f. 10–19).

Si klasë, diskutoni për pyetjet vijuese:

  • Përse mendoni se të gjitha gjërat janë krijuar për të përfaqësuar ose simbolizuar Shpëtimtarin?

  • Ku qëndron vlera e të përpjekurit vazhdimisht për të zbuluar se si të gjitha gjërat dëshmojnë për Jezu Krishtin? (Sigurohuni që studentët e kuptojnë parimin vijues: Ne mund të mësojmë më shumë rreth Jezu Krishtit kur arrijmë të dallojmë shëmbëlltyrat, modelet dhe simbolet që dëshmojnë për Të.)

  • Si e ka forcuar diçka që simbolizon Shpëtimtarin, besimin tuaj tek Ai?

  • Çfarë mund të bënit për ta dalluar Krishtin në simbolet që na janë dhënë?

2 Nefi 11:2–6

Simbolet dhe shëmbëllesat e Krishtit në besëlidhjet dhe ordinancat e ungjillit

Shpjegoni se ky segment i mësimit do të përqendrohet në një aspekt tjetër të ungjillit të Jezu Krishtit që përmban simbole dhe shëmbëllesa të Krishtit. Ftojini studentët ta shqyrtojnë 2 Nefin 11:2–6, duke kërkuar për ato gjëra në të cilat Nefi kënaqej. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që ata ta shenjojnë atë që gjejnë.

  • Në çfarë kënaqej Nefi?

Vini në dukje frazën “besëlidhjet … [e] Zoti[t]” te vargu 5. Shpjegoni se besëlidhjet dhe ordinancat janë pjesë e rëndësishme e ungjillit të përjetshëm të Jezu Krishtit. Ka shumë elemente të besëlidhjeve dhe ordinancave që simbolizojnë Jezu Krishtin dhe na mësojnë për Të e na udhëheqin tek Ai. Paraqitni thënien vijuese nga Plaku Brus R. Mek‑Konki (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe kërkojini një studenti ta lexojë me zë të lartë:

Plaku Brus R. Mek‑Konki

“Çdo ordinancë apo kryerje hyjnore e shuguruar nga Perëndia, çdo sakrificë, simbolikë dhe ngjashmëri; gjithçka që Perëndia i dha ndonjëherë popullit të tij – gjithçka ishte shuguruar dhe krijuar në një mënyrë të atillë që të dëshmonte për Birin e tij dhe ta përqendronte besimin e njerëzve besimtarë tek ai dhe te shëlbimi që ai ishte parashuguruar të bënte” (The Promised Messiah: The First Coming of Christ [1978], f. 28).

  • Cila është një doktrinë ose parim që na mësohet në këtë thënie? (Një përgjigje e mundshme është se ne do t’i kuptojmë simbolet e Krishtit tek ordinancat e ungjillit nëse i kërkojmë ato.)

  • Si mund të jetë kjo njohuri e dobishme ndërsa marrim pjesë në ordinancat e ungjillit?

Ftojini studentët të studiojnë në heshtje Romakëve 6:3–6 dhe 3 Nefin 18:7, 11, duke kërkuar simbolet që i referohen Shpëtimtarit. Më pas pyesni:

  • Cilat janë disa mënyra se si besëlidhjet ose ordinancat e ungjillit ju mësojnë rreth Shpëtimtarit dhe ju ndihmojnë ta kujtoni Atë?

Për t’i ndihmuar studentët ta ndiejnë të vërtetën dhe rëndësinë e të mësuarit për të dalluar modelet dhe simbolet e Krishtit, bëni pyetje si ato në vijim:

  • Cili është një simbol i Shpëtimtarit që ka kuptim të madh për ju?

  • Si siguroheni që e vini re këtë simbol?

  • Si e ka bekuar jetën tuaj të shikuarit e kësaj si një simbol i Krishtit?

Ftojini studentët t’i zbatojnë parimet në këtë mësim duke i ftuar që të shkruajnë se si ata mund t’i dallojnë më mirë modelet, shembujt e simbolet e Shpëtimtarit në shkrimet e shenjta, në ordinancat e ungjillit dhe në jetën e tyre të përditshme. Nxitini ata të zgjedhin një ditë në të ardhmen e afërt në të cilën ata do të kërkojnë me ndërgjegje për shëmbëllesa, objekte ose ngjarje që u sjellin në mend Shpëtimtarin. Nxitini që të mbajnë një listë të atyre çfarë gjejnë dhe t’ia tregojnë listën e tyre një anëtari të familjes apo një shoku ose ndoshta nëpërmjet mediave shoqërore.

Materiale Leximi për Studentin