Mësimi 8
Jezu Krishti Përmbushi Çdo Drejtësi
Hyrje
Jezu Krishti jetoi një jetë të përsosur duke iu nënshtruar vullnetit të Atit Qiellor në të gjitha gjërat. Profetët bashkëkohorë kanë dëshmuar: “Edhe pse pa mëkat, [Jezu Krishti] u pagëzua për të përmbushur çdo drejtësi” (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, Ensign ose Liahona, prill 2000, f. 2). Ashtu si Shpëtimtari, ne përmbushim drejtësi kur u nënshtrohemi ordinancave dhe besëlidhjeve të ungjillit të përjetshëm. Ky mësim analizon mënyrën se si Shpëtimtari iu nënshtrua ungjillit të përjetshëm dhe se si ne mund ta ndjekim shembullin e Tij.
Lexim Konteksti
-
Robert D. Hales, “The Covenant of Baptism: To Be in the Kingdom and of the Kingdom”, Ensign, nëntor 2000, f. 6–9.
Sugjerime për Mësimdhënien
Mateu 3:13–17; 2 Nefi 31:4–9
Pagëzimi i Jezu Krishtit
Kërkojuni studentëve të marrin parasysh situatën vijuese:
Gjatë një bisede për besimin fetar me një shok, del tema e pagëzimit. Pasi shpjegoni arsyen përse ne pagëzohemi, shoku juaj pyet: “Unë e kuptoj që ne pagëzohemi për t’u pastruar nga mëkati. Por Jezusi ishte i përsosur; Ai nuk kishte asnjë mëkat. Atëherë përse u pagëzua Ai?”
Lërini studentët për një çast që ta marrin parasysh këtë pyetje dhe pastaj ftojini ata të përgjigjen.
Pas disa diskutimesh, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Mateun 3:13–17 ose shfaqni “The Baptism of Jesus” [“Pagëzimi i Jezusit”] (2:55) nga The Life of Jesus Christ Bible Videos [Video mbi Jetën e Jezu Krishtit nga Bibla]. (Shkarkojeni dhe shikojeni videon para orës mësimore.) Nëse e shfaqni videon, ftojini studentët t’ju ndjekin në shkrimet e tyre të shenjta.
Pas videos, pyesni:
-
Çfarë arsyeje dha Jezusi lidhur me pagëzimin e Tij? (Merrni parasysh ta shkruani doktrinën vijuese në tabelë: Jezu Krishti u pagëzua që të përmbushte çdo drejtësi.)
-
Çfarë mendoni se do të thotë që Jezusi u pagëzua që të “përmbush[te] çdo drejtësi”? (Mateu 3:15).
Për t’i ndihmuar studentët t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, jepuni atyre kohë që të shqyrtojnë shkrimet e tyre të shenjta. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që ata të shkruajnë 2 Nefi 31:4–9 në anë të faqes të shkrimeve të tyre të shenjta pranë Mateut 3:15. Kërkojuni studentëve të lexojnë në heshtje 2 Nefin 31:5–6, duke vënë re pyetjen që bëri Nefi. Pas një kohe të mjaftueshme, shpjegoni se Nefi iu përgjigj kësaj pyetjeje te 2 Nefi 31:7–9. Ftojeni një student t’i lexojë me zë të lartë këto vargje dhe kërkojini klasës ta ndjekë e të përcaktojë mënyrat se si Shpëtimtari e përmbushi çdo drejtësi duke u pagëzuar. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që ata ta shenjojnë atë që gjejnë. Ndërsa studentët tregojnë atë që përcaktuan, shkruajini thëniet vijuese në tabelë:
(Shënim: Kjo veprimtari do t’i lejojë studentët të ushtrojnë teknikën e studimit të shkrimeve të shenjta të bërjes së listave, duke i ndihmuar ata të përcaktojnë pika kyçe që shkruesi i shkrimit të shenjtë kishte qëllim të theksonte.)
Kujtojuni studentëve pyetjen që bëri Nefi (shih vargu 6). Më pas pyesni:
-
Duke mbajtur parasysh pikat në tabelë, si jep pagëzimi i Jezu Krishtit një shembull të asaj se çfarë do të thotë të jesh i drejtë?
Ndërkohë që studentët përgjigjen, sigurohuni që idetë vijuese të përcaktohen dhe diskutohen (ju mund të dëshironi t’i zëvendësoni pikat në tabelë me këto):
Pyeteni klasën:
-
Si mund ta zbatojmë shembullin e drejtësisë së Jezusit në vetë jetën tonë?
Dëshmojini klasës suaj që, ashtu si ne, Jezusi iu nënshtrua të gjitha kushteve dhe kërkesave të planit të Atit Qiellor. Jeta e Tij e përsosur është shembulli që ne duhet të përpiqemi ta ndjekim.
2 Nefi 31:10–21
Ndjekja e shembullit të Shpëtimtarit
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 31:10–12. Pyeteni klasën:
-
Te vargu 10, çfarë ftese na bëri të gjithëve ne Shpëtimtari?
-
Sipas këtyre vargjeve, çfarë tha Jezusi që ne duhet të bëjmë për ta ndjekur Atë?
Kërkojuni studentëve të lexojnë në heshtje 2 Nefin 31:16–17. Më pas pyesni:
-
Çfarë tjetër duhet të bëjmë që të ndjekim shembullin e Shpëtimtarit?
-
Çfarë do të thotë të durosh deri në fund dhe të ndjekësh “shembullin e Birit të Perëndisë së gjallë”? (vargu 16). (Ju mund të theksoni fjalët bëni/bëjë te vargu 17. Gjithashtu theksoni parimin vijues: Kur ndjekim shembullin e Jezu Krishtit, ne mund të përmbushin çdo drejtësi, siç bëri Ai.)
Shpjegojuni studentëve se shkrimet e shenjta që kanë lexuar te 2 Nefi 31, përmbajnë thelbin e ungjillit të përjetshëm, të cilin Ati Qiellor e vendosi përpara krijimit të botës.
Ftojini studentët të shqyrtojnë Romakëve 6:3–6, duke kërkuar fjalë apo fraza kyçe që pohojnë se ndjekja e shembullit të Jezu Krishtit kërkon më tepër sesa të pagëzohesh. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta shenjojnë atë që gjejnë.
Jepuni studentëve një kopje të thënies vijuese nga Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe kërkojini ta lexojnë atë në heshtje. Ftojini të marrin parasysh se si vetë pagëzimet e tyre kanë ndikuar në jetën e tyre.
“Kur ne e kuptojmë besëlidhjen tonë të pagëzimit dhe dhuratën e Frymës së Shenjtë, ajo do të ndryshojë jetën tonë dhe do të krijojë besnikërinë tonë të plotë ndaj mbretërisë së Perëndisë. Kur hasim në tundime, nëse do të dëgjojmë, Fryma e Shenjtë do të na kujtojë se kemi premtuar ta kujtojmë Shpëtimtarin dhe t’u bindemi urdhërimeve të Perëndisë. …
Kur ndjekim shembullin e Jezusit, ne gjithashtu tregojmë se do të pendohemi dhe do të jemi të bindur në mbajtjen e urdhërimeve të Atit tonë në Qiell. Ne e përulim veten me një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar kur i pranojmë mëkatet tona dhe kërkojmë falje për shkeljet tona (shih 3 Nefi 9:20). Ne besëlidhim se jemi të gatshëm të marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit dhe ta kujtojmë gjithmonë Atë. …
… Lutem që, si anëtarë të mbretërisë së Tij, secili prej nesh do ta kuptojë që pagëzimi dhe konfirmimi ynë janë porta për në mbretërinë e Tij. Kur hyjmë, ne besëlidhim që të jemi pjesë e mbretërisë së Tij – përgjithmonë!” (“The Covenant of Baptism: To Be in the Kingdom and of the Kingdom”, Ensign, nëntor 2000, f. 7–8, 9).
Pyetini studentët për sa vijon:
-
Si ju ka ndihmuar pagëzimi që të ndiqni shembullin e Jezu Krishtit të përmbushjes së çdo drejtësie?
Jepuni studentëve një çast që të reflektojnë për mënyrën se sa mirë po i përmbushin ata standardet e drejtësisë të treguara nga Shpëtimtari në pagëzimin e Tij. Kërkojuni studentëve të përsiatin për atë se çfarë mund të bëjnë më shumë që t’i shfaqin bindje Atit Qiellor.
Materiale Leximi për Studentin
-
Robert D. Hales, “The Covenant of Baptism: To Be in the Kingdom and of the Kingdom”, Ensign, nëntor 2000, f. 6–9.