Ndihma Shtesë për Zhvillimin e Mësuesve
Përvoja Nr. 1 e të Nxënit: Të Jetuarit dhe Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit


Përvoja Nr. 1 e të Nxënit

Të Jetuarit dhe Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Vështrim i Përgjithshëm

Kjo përvojë e të nxënit trajton konceptet vijuese:

  • Mësimdhënia, përgjegjësia juaj e madhe

  • Jezu Krishti, Kryemësuesi

  • Të jetuarit dhe dhënia mësim siç bëri Shpëtimtari

klasa e seminarit

Konceptet Kyçe

Mirësevini te Seminaret dhe Institutet e Fesë (SeI). Në programet e seminarit dhe institutit në mbarë botën, mijëra mësues dhe udhëheqës i ndihmojnë rininë dhe të rinjtë në moshë madhore të Kishës, që të mësojnë e të zbatojnë doktrinën dhe parimet e ungjillit të Jezu Krishtit. Ne jemi mirënjohës për dëshirën tuaj për t’i shërbyer Zotit në këtë detyrë të rëndësishme.

Përgjegjësia e Madhe e të Mësuarit të Fëmijëve të Perëndisë

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon, për sa i përket përgjegjësisë së të mësuarit të fëmijëve të Perëndisë:

Plaku Xhefri R. Holland

“Ne i jemi kaq mirënjohës të gjithë atyre që japin mësim. Ne ju duam dhe ju vlerësojmë më shumë nga ç’mund të themi. Ne kemi besim të madh te ju. Që të jepni mësim me efektshmëri dhe që të ndjeni se po ia dilni mbanë, është vërtet një punë kërkuese. Por ia vlen. Ne nuk mund të marrim ‘thirrje më të madhe’ [Teaching—No Greater Call (materiale burimore për përmirësimin e mësuesit, 1978)]. …

Qëllimi që secili prej nesh të ‘vij[ë] te Krishti’ [DeB 20:59], t’i mbajë urdhërimet e Tij dhe ta ndjekë shembullin e Tij për t’u kthyer sërish tek Ati, është pa dyshim qëllimi më i lartë e më i shenjtë i ekzistencës njerëzore. T’i ndihmosh të tjerët që ta bëjnë këtë po ashtu – t’i mësosh, t’i bindësh e t’i udhëheqësh me lutje edhe ata që të ecin në atë shteg të pendimit – pa dyshim që kjo mund të jetë detyra e dytë më e rëndësishme në jetën tonë. Ndoshta ja përse Presidenti Dejvid O. Mek-Kei njëherë tha: ‘S’ka përgjegjësi më të madhe që mund të qëndrojë mbi cilindo burrë [apo grua] sesa të qenit një mësues i fëmijëve të Perëndisë’ [David O. McKay, në Conference Report, tetor 1916, f. 57]” (“A Teacher Come from God”, Ensign, maj 1998, f. 25).

Krishti duke dhënë mësim në sinagogë

Jezu Krishti, Kryemësuesi

Ju do të merrni ndihmë hyjnore teksa përpiqeni të rriteni e të zhvilloheni si një mësues i fëmijëve të Perëndisë dhe teksa mundoheni ta përngjasoni jetën tuaj e mësimdhënien me atë të Shpëtimtarit.

ikona e materialit filmikMerrni një moment për të parë materialin filmik “Kryemësuesi” (03:51), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përshkruan aspekte të posaçme të mësimdhënies së ungjillit.

3:51

ikona e të treguaritTeksa e shihni materialin filmik, dëgjoni për arsye thelbësore se përse ju duhet të jetoni dhe të jepni mësim sikurse bëri Shpëtimtari. Shkruajini idetë dhe mbresat tuaja në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.

Veprimtaria e Manualit Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit

kapaku i manualit

Lidhur me Shpëtimtarin si një shembull për mësuesit, Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Presidenti Bojd K. Paker

“Çfarë shembulli tjetër më të mirë mund të gjejmë? Çfarë studimi më cilësor mund të ndërmarrim sesa të zbërthejmë idealet, synimet e metodat tona dhe t’i krahasojmë ato me idealet, synimet dhe metodat e Jezu Krishtit?” (Teach Ye Diligently, bot. i rish. [1991], f. 22).

Veprimtaria vijuese do t’ju ndihmojë ta thelloni kuptueshmërinë tuaj ndaj mënyrës se si Shpëtimtari dha mësim dhe si ndikoi tek të tjerët e si Ai i ndihmoi ata të mësonin, të rriteshin shpirtërisht e të bëheshin të kthyer në besim tek ungjilli i Tij.

Studiojeni parathënien në faqet v–vii te Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit: Një Manual për Mësuesit dhe Udhëheqësit në Seminaret dhe Institutet e Fesë (2012). Theksojini me ngjyrë dhe nënvijëzojini fjalët vepruese që përshkruajnë mënyrat e ndryshme se si Shpëtimtari dha mësim dhe shërbeu.

Pasi t’i keni studiuar këto faqe në Mësimdhënien dhe të Nxënit e Ungjillit, shkruajini përgjigjet tuaja ndaj pyetjeve vijuese në anë të manualit tuaj. (Ju nxiteni t’i mbani shënimet në anë të faqeve të manualit tuaj përgjatë këtyre mësimeve.)

  • Çfarë vini re rreth mënyrës së jetesës, mësimdhënies dhe udhëheqjes së Shpëtimtarit?

  • Si i ndihmoi Ai të tjerët të mësonin, të rriteshin shpirtërisht dhe të ktheheshin në besim tek ungjilli i Tij?

Përmbledhja dhe Zbatimi

Parime për t’u Mbajtur Mend

  • S’ka përgjegjësi më të madhe që mund të qëndrojë mbi cilindo person sesa të qenit një mësues i fëmijëve të Perëndisë.

  • Krishti është Kryemësuesi. Ne duhet të përpiqemi të jetojmë e të japim mësim siç bëri Ai.

  • Ne mësojmë atë çka jemi, çka do të thotë që dishepullimi ynë, tiparet tona, dëshmitë tona dhe zotimi ynë ndaj ungjillit mund të kenë ndikim tek të tjerët po aq sa fjalët tona.

Presidenti Bojd K. Paker

“Dhurata për të dhënë mësim duhet fituar dhe, sapo të fitohet, ajo duhet të ushqehet nëse duhet mbajtur” (Boyd K. Packer, Teach Ye Diligently, f. 345).

“Pastaj, Çfarë?”

Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, njihet për pyetjen: “Pastaj, çfarë?”, që e bëri në fund të mbledhjeve me Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve, me qëllim që ta nxiste diskutimin mbi mënyrën se si mund të vihej në zbatim tema e diskutuar për të ndryshuar jetën e njerëzve (shih Jeffrey R. Holland, “Therefore, What?” [CES Conference on the New Testament, 8 gusht 2000], si.churchofjesuschrist.org). Në fund të çdo përvoje të të nxënit, pyeteni veten: “Pastaj, çfarë?” dhe mendoni për mënyrën se si mund t’i vini në zbatim për vete temat dhe parimet e diskutuara.

Për ta përfunduar këtë përvojë të të nxënit, hidhini në letër disa gjëra që do të bëni bazuar te parimet që keni mësuar sot.