Përvoja Nr. 2 e të Nxënit
Synimi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë
Vështrim i Përgjithshëm
Kjo përvojë e të nxënit trajton konceptet vijuese:
-
Të Kuptuarit e Synimit të Seminareve dhe Instituteve të Fesë
-
Të kuptuarit e qëllimit tuaj si mësues
-
Të ndihmuarit e studentëve që të bëhen tërësisht të kthyer në besim
Konceptet Kyçe
Të Kuptuarit e Qëllimit Tuaj
Për t’i përqendruar përpjekjet tona teksa japim ndihmesë në punën e Zotit, mësuesve në SeI u është dhënë një qëllim i qartë. Ky qëllim është quajtur Synimi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë. Është e rëndësishme që ju të zhvilloni një kuptueshmëri të thellë të këtij qëllimi dhe se si ai mund ta udhërrëfejë punën tuaj të përditshme si mësues.
Cili Është Qëllimi Ynë?
“Qëllimi ynë është të ndihmojmë rininë dhe të rinjtë në moshë madhore që t’i kuptojnë dhe të mbështeten te mësimet dhe Shlyerja e Jezu Krishtit, të kualifikohen për bekimet e tempullit dhe ta përgatitin vetveten, familjet e tyre dhe të tjerët për jetën e përjetshme me Atin e tyre në Qiell” (Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit: Një Manual për Mësuesit dhe Udhëheqësit në Seminaret dhe Institutet e Fesë [2012], f. x).
Shihni materialin filmik “Qëllimi Ynë” (01:32), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, disa mësues e thonë përmendsh qëllimin e Seminareve dhe Instituteve të Fesë.
Pasi ta shihni materialin filmik, shkruajini idetë dhe mbresat tuaja në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.
Shpënia e Ungjillit gjer në Zemrën e Studentëve
Gjatë transmetimit të njëqindvjetorit të seminarit në 2012-ën, Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, tregoi disa mbresa rreth origjinës dhe qëllimeve të seminarit.
Shihni materialin filmik “Një Themel Besimi: Njëqind Vite Seminar” (07:36), një pjesë nga fjalimi i Presidentit Ajring, të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Teksa e shihni, kërkoni fakte se në ç’mënyrë seminari po e ndihmon ungjillin që të shkojë gjer në zemrën e studentëve.
Pasi ta shihni materialin filmik, shkruajini idetë dhe mbresat tuaja në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.
Përmbledhja dhe Zbatimi
Parime për t’u Mbajtur Mend
-
Një kuptueshmëri e qartë e Synimit të Seminareve dhe Instituteve të Fesë do të na udhërrëfejë në punën tonë të përditshme si mësues.
-
Mësimdhënia e efektshme mund ta ndihmojë ungjillin të shkojë thellë në zemrën e studentëve.
-
Synimi ynë duhet të jetë që ne t’i ndihmojmë studentët tanë të përjetojnë kthimin e vërtetë në besim tek ungjilli.
“Ndërsa u mësojmë të rinjve tanë ta duan Shpëtimtarin Jezu Krisht, ata do të bëhen dishepuj të vërtetë të Mësuesit. Ky proces do t’i përgatitë ata të bëhen … udhëheqës të familjeve të përjetshme. Tempulli do të bëhet një pjesë e natyrshme dhe e rëndësishme e jetës së tyre. (Dieter F. Uchtdorf, “A Teacher of God’s Children” [një mbrëmje me Presidentin Diter F. Uhtdorf, 28 janar 2011], f. 5, si.churchofjesuschrist.org.)
“Pastaj, Çfarë?”
Për ta përfunduar këtë përvojë të të nxënit, hidhini në letër disa gjëra që do të bëni bazuar te parimet që keni mësuar sot.