Përvoja Nr. 8 e të Nxënit
Të Kuptuarit, të Ndierit dhe Zbatimi i Doktrinës dhe Parimeve
Vështrim i Përgjithshëm
Kjo përvojë e të nxënit trajton konceptet vijuese:
-
Çuarjen e ungjillit në zemrën tonë
-
Të kuptuarit e doktrinës dhe parimeve
-
Të ndierit e së vërtetës dhe rëndësisë së doktrinës dhe parimeve
-
Zbatimin e doktrinës dhe parimeve
Konceptet Kyçe
Modeli i të nxënit jep parimet bazë që ndihmojnë për ta rrënjosur ungjillin në mendjen dhe zemrën tonë. Në këtë përvojë të të nxënit, ne do t’i referohemi të kuptuarit, të ndierit e së vërtetës dhe rëndësisë së saj, si dhe zbatimit të doktrinës dhe parimeve.
Qëllimi i kësaj përvoje të të nxënit është t’ju japë një paraqitje të shkurtër të aspekteve të modelit të të nxënit. Kur shërbeni si një mësues seminari ose instituti, ju do të keni shumë më tepër mundësi për të mësuar rreth këtyre aftësive dhe për t’i ushtruar ato.
Të Kuptuarit, të Ndierit e së Vërtetës dhe Rëndësisë së Saj, si dhe Zbatimi i Doktrinës dhe Parimeve
Shëmbëlltyra e gurëve të çmuar është një metaforë për studimin e shkrimeve të shenjta. Tri elementet vijuese na ndihmojnë të kuptojmë se çfarë mund të bëjmë gjatë studimit tonë pasi kemi dalluar të vërteta të rëndësishme të ungjillit.
-
Të kuptojmë doktrinën dhe parimet
-
E reja e studioi secilin gur që zbuloi, duke i këqyrur me kujdes format dhe faqet e tij të shumta.
-
Kur ne i zbulojmë gurët e çmuar të së vërtetës në formën e doktrinës dhe parimeve, ne mund ta studiojmë secilin me kujdes për ta kuptuar më mirë domethënien dhe rëndësinë e tij.
-
Të ndiejmë të vërtetën dhe rëndësinë e doktrinës dhe parimeve
-
E reja ndjeu brenda vetes t’i rritej vlerësimi për çdo gur të çmuar.
-
Kur fitojmë një kuptim më të thellë për të vërtetat që zbulojmë, ne e ndiejmë rëndësinë, vlerën dhe peshën e tyre.
-
Të zbatojmë Doktrinën dhe Parimet
-
Babai i së resë e ftoi atë që të merrte në shqyrtim se çfarë mund të bënte ajo me gurët e çmuar që kishte zbuluar.
-
Duke qenë se e kemi fituar një dëshmi dhe një vlerësim për një doktrinë ose parim, ne duhet të marrim në shqyrtim mënyra të posaçme se si mund ta zbatojmë atë në vetë jetën tonë.
Profetët dhe apostujt e ditëve të mëvonshme kanë theksuar rëndësinë e çuarjes së ungjillit thellë në zemrën tonë. Të kuptuarit e kontekstit dhe përmbajtjes së shkrimeve të shenjta me qëllim që të dallojmë doktrinën dhe parimet e rëndësishme të ungjillit, është një fillim i mirë për të fituar njohuri për të vërtetat e ungjillit. Por për ta përçuar atë që dimë në mendje që të zhytet thellë në zemrën tonë, shpesh herë ka shumë më tepër për t’u bërë. Ne duhet të përpiqemi:
-
Të kuptojmë doktrinën dhe parimet që kemi dalluar.
-
Të ndiejmë të vërtetën dhe rëndësinë e tyre.
-
T’i zbatojmë ato në jetën tonë.
Këto tri elemente të modelit të të nxënit bashkëveprojnë për ta ftuar Frymën e Shenjtë, i cili na ndihmon që ta çojmë ungjillin thellë në zemrën tonë.
Zbatimi i Modelit të të Nxënit
Shihni materialin filmik “Kuptojini, Ndiejini dhe Zbatojini Parimet” (07:12), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, tre mësues diskutojnë lidhur me përpjekjet e tyre për ta kuptuar, për ta ndjerë të vërtetën dhe rëndësinë e saj, si dhe për të zbatuar doktrinën dhe parimet te Lluka 5:1–11.
Shkruajini dy a tre ide që ju ranë në sy teksa e patë këtë diskutim në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.
Përmbledhja dhe Zbatimi
Parime për t’u Mbajtur Mend
-
Synimi i të nxënit të ungjillit është që ta ftojë Frymën e Shenjtë të na ndihmojë për ta çuar doktrinën dhe parimet e ungjillit nga mendja drejt e në zemrën tonë.
-
Të kuptuarit e një doktrine apo parimi përfshin jo vetëm njohurinë e asaj mbi atë që nënkupton, por edhe se si mund të ndikojë në jetën tonë.
-
Një kuptueshmëri e qartë për një doktrinë apo parim, na përgatit që ta ndiejmë të vërtetën dhe rëndësinë e saj.
-
Të ndierit e të vërtetës dhe rëndësisë së një doktrine apo parimi, e rrit dëshirën tonë për ta zbatuar atë në jetën tonë.
-
Zbatimi ndodh kur ne flasim, mendojmë dhe jetojmë në përputhje me atë që kemi mësuar.
“Një mësues i vërtetë, pasi i ka dhënë mësim faktet [e ungjillit], … i çon [studentët] një hap më tej për të fituar dëshminë shpirtërore dhe kuptueshmërinë në zemrën e tyre që shkaktojnë veprim e punë” (Robert D. Hales, “Teaching by Faith” [një mbrëmje me Plakun Robert D. Hejls, 1 shkurt 2002], f. 5, si.churchofjesuschrist.org).
“Pastaj, Çfarë?”
Për ta përfunduar këtë përvojë të të nxënit, hidhini në letër disa gjëra që do të bëni bazuar te parimet që keni mësuar sot.