Ndihma Shtesë për Zhvillimin e Mësuesve
Përvoja Nr. 10 e të Nxënit: Marrja Vendim se Çfarë të Jepet Mësim: Përdorimi i Shkrimeve të Shenjta dhe i Manualit të Mësuesit


Përvoja Nr. 10 e të Nxënit

Marrja Vendim se Çfarë të Jepet Mësim: Përdorimi i Shkrimeve të Shenjta dhe i Manualit të Mësuesit

Vështrim i Përgjithshëm

Kjo përvojë e të nxënit trajton konceptet vijuese:

  • Hyrjen te manuali i mësuesit

  • Përvetësimin dhe përshtatjen e programit mësimor

  • Përdorimin e manualit të mësuesit dhe të shkrimeve të shenjta për të përgatitur një mësim

grua duke lexuar shkrimet e shenjta

Konceptet Kyçe

Motra Murrei ndien gëzim kur jep mësim disa herë në muaj në lagjen e saj klasën e Doktrinës së Ungjillit. Ndërkohë që është e emocionuar se është mësuese e sapothirrur seminari, ajo pyet veten se si do të përgatitë çdo ditë një mësim të suksesshëm: “Përgatitja dhe dhënia e një mësimi përditë duket si një zotim tejet i madh. Çfarë burimesh janë në dispozicion për të më ndihmuar?”

Hyrje te Manuali i Mësuesit

Përgatitja e një mësimi çdo ditë të javës mund të duket si një detyrë rraskapitëse dhe që të merr shumë kohë.

ikona e materialit filmikShihni materialin filmik “Hyrje te Manuali i Mësuesit” (04:01), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, ju do të mësoni se si t’i përdorni shkrimet e shenjta dhe manualin e mësuesit për t’i përgatitur mësimet me efektshmëri dhe në mënyrë të dobishme.

NaN:NaN

Shënim: Nëse nuk e keni marrë ende një manual të mësuesit, komunikoni me mbikëqyrësin tuaj. Ju mund t’i gjeni të gjitha manualet edhe në churchofjesuschrist.org/manual/institute për manualet e institutit dhe në churchofjesuschrist.org/manual/seminary për manualet e seminarit.

Veprimtaria e Manualit të Mësuesit

Shënim: Çdo mësim në manualet e mësuesit të seminarit dhe institutit është organizuar që t’ju ndihmojë të përgatiteni në mënyrë të efektshme. Jo të gjitha manualet e mësuesit janë organizuar ose janë emërtuar në të njëjtën mënyrë, por materiali i ngjashëm është i mundësuar në të gjitha manualet e mësuesit. Veprimtaritë në këtë përvojë të të nxënit janë bazuar në manualet më të fundit të seminarit.

ikona e fletushkësHapeni manualin tuaj të mësuesit në cilindo mësim ose përdorni fletushkën e titulluar “Model Mësimi – 3 Nefi 11:1–17”, e cila është dhënë në shtojcën e këtij manuali.

Lexojeni gjithë mësimin dhe kërkoni elementët vijues. Kur ta keni dalluar çdo element, vërini një shenjë në listën vijuese:

  • Titulli i mësimit

    Titulli i mësimit tregon kapitujt e shkrimeve të shenjta të trajtuara në mësim.

  • Hyrje e bllokut të shkrimit të shenjtë

    Hyrja e bllokut të shkrimit të shenjtë jep një vështrim të përgjithshëm të kontekstit dhe përmbajtjes së bllokut të shkrimit të shenjtë.

  • Grupime të vargjeve dhe thënie përmbledhëse sipas kontekstit

    Grupimet e vargjeve konstatojnë vargje të posaçme sipas radhës që përqendrohen në një temë ose veprim të veçantë. Thëniet përmbledhëse sipas kontekstit përmbledhin ndodhitë ose mësimet brenda një grupimi vargjesh.

  • Struktura e mësimit

  • Thënie për doktrinën ose parimin

    Thëniet për doktrinën ose parimin janë thënie të shkurtra të së vërtetave të shkrimeve të shenjta.

  • Komente dhe informacione për rrethanat dhe ide shtesë për mësimdhënien (këto mund të mos gjenden në çdo mësim)

    Komentet dhe informacioni për rrethanat japin citime shtesë dhe shpjegime të kontekstit historik ose të fragmenteve të shkrimit të shenjtë. Idetë shtesë për mësimdhënien japin sugjerime për dhënien mësim të doktrinës dhe parimeve që mund të mos dallohen apo theksohen në strukturën e mësimit. Ato gjithashtu mund të japin sugjerime në përdorimin e mjeteve pamore, të tilla si paraqitjet me DVD ose materialet filmike që gjenden në churchofjesuschrist.org.

Parimet Bazë të Mësimdhënies dhe të të Nxënit të Ungjillit në Manualin e Mësuesit

Manualet e mësuesit të seminarit dhe institutit janë hartuar për t’ju ndihmuar të ndërthurni Parimet Bazë të Mësimdhënies dhe të të Nxënit të Ungjillit teksa përgatitni dhe jepni çdo mësim.

ikona e materialit filmikShihni materialin filmik “Parimet Bazë të Programit Mësimor” (02:15), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Teksa e shihni, kërkoni mënyra se si manualet e mësuesve të seminarit dhe institutit i ndihmojnë mësuesit të ndërthurin Parimet Bazë të Mësimdhënies dhe të të Nxënit të Ungjillit në çdo mësim.

NaN:NaN

Përvetësojeni dhe Përshtateni Programin Mësimor

Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon lidhur me mënyrën se si mësuesit duhet t’i përdorin materialet e programit mësimor të seminarit dhe institutit:

Plaku Dallin H. Ouks

“Ne së pari e përvetësojmë, pastaj e përshtatim. Nëse e njohim mirë mësimin e përshkruar që duhet të japim, atëherë ne mund ta ndjekim Shpirtin për ta përshtatur atë” (“A Panel Discussion with Elder Dallin H. Oaks” [transmetim satelitor i Seminareve dhe Instituteve të Fesë, 7 gusht 2012], si.churchofjesuschrist.org).

Si mësues të seminarit dhe të institutit, ne e përvetësojmë programin mësimor në manualin e mësuesit dhe e përshtatim atë për të plotësuar nevojat e studentëve tanë.

Përvetësoni

Përshtatni

Përvetësimi i programit mësimor do të thotë të lexosh e të thellohesh në shkrimet e shenjta dhe te mësimi i përshkruar në manualin tuaj të mësuesit. Programi mësimor ju ndihmon t’i kuptoni shkrimet e shenjta, qëllimin e autorëve të frymëzuar të shkrimeve të shenjta, parimet që kthejnë në besim dhe doktrinën bazë. Mirëbesojini përmbajtjes dhe përdoreni në klasën tuaj.

Përshtatja e programit mësimor do të thotë t’i bëni ndryshime mësimit siç ju drejton Shpirti, me qëllim që të plotësoni nevojat vetjake të studentëve dhe t’i ndihmoni ata t’ia dalin mbanë.

Përdorimi i Shkrimeve të Shenjta dhe i Manualit të Mësuesit për të Përgatitur një Mësim

Teksa e përdorni me efektshmëri manualin tuaj të mësuesit, ju mund të përgatitni mësime lartësuese që nuk kërkojnë orë të tëra përgatitore.

ikona e materialit filmikShihni materialin filmik “Vështrim i Përgjithshëm i Programit Mësimor” (04:45), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Ky material filmik përmbledh mënyrën se si përdorimi i shkrimeve të shenjta nga ana juaj bashkë me manualin e mësuesit, mund t’ju ndihmojnë të përgatitni mësime të efektshme për studentët tuaj.

NaN:NaN

ikona e materialit filmikShihni materialin filmik “Përdorimi i Shkrimeve të Shenjta dhe i Manualit të Mësuesit” (05:11), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, Motra Uillson jep këshillë të rëndësishme rreth përdorimit të shkrimeve të shenjta bashkë me programin mësimor në përgatitjen e mësimit. Teksa e shihni, kërkoni ide të rëndësishme për t’u mbajtur mend teksa i përgatitni mësimet tuaja.

NaN:NaN

Veprimtaria e Përgatitjes së Mësimit

ikona e fletushkësTani është radha juaj që t’i përdorni shkrimet tuaja të shenjta dhe manualin tuaj të mësuesit për të ushtruar përgatitjen e një mësimi. Hapeni manualin tuaj të mësuesit në cilindo mësim ose përdorni fletushkën e titulluar “Model Mësimi – 3 Nefi 11:1–17”, e cila është dhënë në shtojcën e këtij manuali.

Teksa i përfundoni hapat vijues, vërini një shenjë për të treguar që e keni përfunduar atë pjesë të përgatitjes suaj.

  • Lexojeni titullin e mësimit dhe kthehuni te blloku në shkrimet tuaja të shenjta.

  • Lexojeni hyrjen e bllokut të shkrimit të shenjtë.

  • Thellohuni në bllokun e shkrimit të shenjtë, duke lexuar, studiuar, përsiatur dhe duke u lutur për frymëzim.

  • Studiojeni strukturën e mësimit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë thënieve për doktrinën dhe parimin.

  • Merrni në shqyrtim nevojat e studentëve tuaj dhe vendosni se çfarë parimesh u nevojiten më tepër.

  • Përcaktoni se sa theks do t’u vini parimeve të ndryshme, bazuar në nevojat e studentëve tuaj.

  • Lexoni çfarëdo materiali shtesë të dhënë në mësim dhe merrni në shqyrtim se si mund ta përdorni këtë material në mësimin tuaj.

ikona e të treguaritJini të përgatitur që të diskutoni për këtë përvojë me mësuesin tuaj ose me grupin.

Përmbledhja dhe Zbatimi

Parime për t’u Mbajtur Mend

Shkrimet e shenjta janë burimi juaj për materialin e mësimdhënies dhe manuali i mësuesit është burimi juaj për përgatitjen e mësimit tuaj.

  • Programi mësimor është organizuar në një mënyrë që t’ju ndihmojë të përgatitni mësime me efektshmëri dhe në mënyrë të dobishme.

  • Ju mund ta përvetësoni dhe ta përshtatni programin mësimor për të plotësuar nevojat e studentëve tuaj.

  • Teksa e përshtatni programin mësimor, me kujdes merrni në shqyrtim nevojat e studentëve tuaj dhe nxitjet e Frymës së Shenjtë.

  • Ju mund t’i plotësoni nevojat e studentëve teksa përgatitni mësime duke e përdorur me efektshmëri programin mësimor.

Plaku Henri B. Ajring

“Personat e thirrur nga profeti për të siguruar saktësinë e doktrinës së dhënë mësim në Kishë shohin çdo fjalë, çdo figurë, çdo skicim në atë program mësimor që ju merrni. Ne mund ta zbërthejmë fuqinë e programit mësimor thjesht duke vepruar në përputhje me besimin tonë që frymëzohet nga Perëndia. …

Ndjekja e përmbajtjes së programit mësimor si dhe e rendit të tij do t’i shpalosë dhuratat tona të veçanta të mësimdhënies, jo t’i ndrydhë ato” (Henry B. Eyring, “The Lord Will Multiply the Harvest” [një mbrëmje me Plakun Henri B. Ajring, 6 shkurt 1998], f. 4, 5, si.churchofjesuschrist.org).

“Pastaj, Çfarë?”

Për ta përfunduar këtë përvojë të të nxënit, hidhini në letër disa gjëra që do të bëni bazuar te parimet që keni mësuar sot.