Ndihma Shtesë për Zhvillimin e Mësuesve
Përvoja Nr. 11 e të Nxënit: Marrja Vendim se Si të Jepet Mësim: Të Ndihmuarit e Studentëve që të Përmbushin Rolin e Tyre


Përvoja Nr. 11 e të Nxënit

Marrja Vendim se Si të Jepet Mësim: Të Ndihmuarit e Studentëve që të Përmbushin Rolin e Tyre

Vështrim i Përgjithshëm

Kjo përvojë e të nxënit trajton konceptet vijuese:

  • Përcaktimin se si të jepet mësim

  • Të kuptuarit e rolit të studentëve në të nxënit

  • Të ndihmuarit e studentëve që të përmbushin rolin e tyre

Pamja
peshore e baraspeshuar

Konceptet Kyçe

Teksa përgatitni mësime, është e rëndësishme që të drejtpeshoni përcaktimin se çfarë të jepni mësim dhe si ta jepni mësim.

Te përvoja nr. 10 e të nxënit, ju mësuat se si ta përdornit programin mësimor kur të merrni vendimin se çfarë të jepni mësim në bllokun e shkrimit të shenjtë. Ju tani jeni gati të përcaktoni si t’u jepni mësim studentëve tuaj.

Roli i Studentit në Procesin e të Nxënit

Nëse studentët duhet të përjetojnë rritje shpirtërore, juve do t’ju duhet të kuptoni rolin e tyre në procesin e të nxënit dhe të përgatitni veprimtari të të nxënit që do t’i ndihmojnë ata ta përmbushin në mënyrë aktive rolin e tyre.

Përgjatë kësaj përvoje të të nxënit, shkruani çfarëdo frymëzimi ose ideje që merrni për t’i ndihmuar studentët tuaj ta përmbushin rolin e tyre në procesin e të nxënit.

Veprimtaria e Manualit Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit

Pamja
kapaku i manualit

Studiojeni seksionin 1.3.3 (faqet 6–8) dhe tri paragrafët e parë të seksionit 4.3.4 (faqet 60–61), të manualit Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit: Një Manual për Mësuesit dhe Udhëheqësit në Seminaret dhe Institutet e Fesë (2012). Ndërkohë që lexoni, kërkoni përgjigje për pyetjet vijuese:

  • Cili është roli i studentit në procesin e të nxënit?

  • Cilat ndieni se janë gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për t’i ndihmuar studentët tuaj të përmbushin rolin e tyre?

Shkruajini përgjigjet tuaja ndaj këtyre pyetjeve në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.

Këshillë Profetike mbi Rolin e Studentit

Shumë Autoritete të Përgjithshme e kanë theksuar rëndësinë e të ndihmuarit të studentëve që ta përmbushin rolin e tyre në procesin e të nxënit.

Shihni materialin filmik “Mësime Profetike rreth Rolit të Studentit në Procesin e të Mësuarit” (04:14), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, disa udhëheqës të Kishës dëshmojnë për rëndësinë e rolit të studentit në procesin e të nxënit.

Reflektim Vetjak

Mendoni për një rast kur mësuesi/ja i/e një klase ku morët pjesë përgatiti veprimtari që iu përfshiu ju në procesin e të nxënit. Tani mendoni për një rast kur një mësues/e nuk i përfshiu në mënyrë aktive pjesëtarët e klasës. Krahasojini dhe ballafaqojini të dyja përvojat.

  • Ç’ndryshim solli kur ju dhe të tjerët u ftuat për të marrë pjesë në procesin e të nxënit?

  • Çfarë bëri mësuesi/ja për t’ju ndihmuar që ta përmbushnit rolin tuaj si nxënës/e?

Shkruajini përgjigjet tuaja ndaj këtyre pyetjeve në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.

Pamja
studentët në një klasë në Kishë

Të Ndihmuarit e Studentëve që të Përmbushin Rolin e Tyre

Studentët mund ta përmbushin rolin e tyre në të nxënit e ungjillit teksa i ftoni ata që të shpjegojnë, tregojnë dhe dëshmojnë për doktrinën dhe parimet e ungjillit. Shpjegimi, tregimi dhe të dëshmuarit ndaj doktrinës dhe parimeve të ungjillit e qartësojnë kuptueshmërinë e studentëve, e përmirësojnë aftësinë e tyre që t’ua mësojnë ungjillin të tjerëve dhe e forcojnë dëshminë e tyre ndaj gjërave që po shprehin. (Shih Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit seksioni 2.6 [faqet 35–37].)

  • Studentët mund të shpjegojnë një fragment të shkrimit të shenjtë ose një parim me vetë fjalët e tyre. Ju mund t’i ftoni studentët t’i shpjegojnë [ato] në dyshe, në grupe të vogla, me të gjithë klasën, nëpërmjet interpretimit me role ose duke i shkruar.

  • Studentët mund të tregojnë pikëpamjet, përvojat ose ndjenjat që lidhen me një shkrim të shenjtë apo një parim. Ju mund t’i ftoni studentët të tregojnë ndjenja ose përvoja të përshtatshme vetjake që kanë pasur lidhur me një doktrinë ose parim. Ata mund të tregojnë edhe përvoja që i kanë dëshmuar në jetën e të tjerëve. Kjo mund të bëhet duke u shprehur me fjalë ose me të shkruar.

  • Studentët mund të dëshmojnë për doktrinën dhe parimet që ata e dinë se janë të vërteta. Ju mund t’i ftoni ata që të dëshmojnë për atë që e ndiejnë dhe e dinë se është e vërtetë dhe për ndryshimin që ka bërë në jetën e tyre. Studentët nuk kanë nevojë të fillojnë me [frazën] “Do të doja të ndaja dëshminë time” ose “Unë e di”. Shprehja e çdo deklarimi për bindjen apo dëshminë vetjake ndaj së vërtetës përbën dëshmimin.

Pjesëmarrja e Rrit të Nxënit

Shihni materialin filmik “Shpjegoni, Tregoni dhe Dëshmoni: Dëshmi të Studentëve” (02:28), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, studentët flasin për përmbushjen e rolit të tyre teksa shpjegojnë, tregojnë dhe dëshmojnë në seminar.

Një Klasë e Përqendruar te Studenti

Shihni materialin filmik “Një Klasë e Përqendruar te Studenti: Një Shembull” (06:51), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, Motra Ueller i ndihmon studentët që të përmbushin rolin e tyre nëpërmjet të mësuarit nga shkrimet e shenjta. Shihni për mënyrën se si ajo e arrin këtë qëllim.

Shihni materialin filmik “Një Klasë e Përqendruar te Studenti: Mendime të një Mësueseje” (03:01), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, Motra Ueller diskuton mbi rëndësinë e të ndihmuarit të studentëve që të marrin pjesë në procesin e të nxënit.

Veprimtaria e Manualit të Mësuesit

Çdo mësim në manualin tuaj të mësuesit ka pyetje, veprimtari dhe metoda që mund t’i ndihmojnë studentët tuaj të marrin pjesë në mënyrë aktive ndërkohë që mësojnë nga shkrimet e shenjta. Hapeni manualin tuaj të mësuesit në cilindo mësim ose përdorni fletushkën e titulluar “Model Mësimi – 3 Nefi 11:1–17”, e cila është dhënë në shtojcën e këtij manuali. Kërkoni pyetje, veprimtari dhe metoda që mund t’i përdorni për të ftuar studentët të përmbushin rolin e tyre në procesin e të nxënit.

Shkruajini disa pyetje, veprimtari ose metoda që gjetët në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.

T’u Mësojmë Studentëve Rolin e Tyre

Studentët do të marrin pjesë më plotësisht teksa e kuptojnë rolin e tyre në të nxënit e ungjillit. Një nga mësimet e para në shumicën e manualeve të mësuesit të seminarit jep informacion mbi të mësuarit e studentëve për rolin e tyre. Shqyrtojeni shkurtimisht mësimin nr. 1, “The Role of the Learner” [“Roli i Nxënësit”] te Book of Mormon Seminary Teacher Manual [Manuali i Librit të Mormonit për Mësuesin e Seminarit] dhe merrni në shqyrtim se si mund t’i përdorni parimet nga mësimi teksa u mësoni studentëve tuaj për rolin e tyre në procesin e të nxënit.

Shihni materialin filmik “T’u Mësojmë Studentëve Rolin e Tyre” (06:27), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, Vëllai Hauell u jep mësim studentëve të tij për rolin e tyre në fillim të vitit shkollor.

Shkruajini disa ide që mund të doni t’i përdorni teksa u mësoni studentëve tuaj për rolin e tyre në fillim të vitit shkollor dhe përgjatë tij. Shkruajini idetë tuaja në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.

Përmbledhja dhe Zbatimi

Parime për t’u Mbajtur Mend

  • Ju mund t’i ndihmoni studentët tuaj të kuptojnë, të pranojnë dhe të përmbushin rolin e tyre në të nxënit e ungjillit.

  • Është e rëndësishme që ju t’u mësoni studentëve tuaj rolin e tyre në të nxënit e ungjillit në fillim të vitit shkollor dhe përgjatë tij.

  • Ju mund t’i ndihmoni studentët të përmbushin rolin e tyre në procesin e të nxënit duke i ftuar ata që të shpjegojnë, tregojnë dhe dëshmojnë për doktrinën dhe parimet.

  • Manuali i mësuesit mund t’ju ndihmojë të përgatitni veprimtari që do t’i përfshijnë studentët tuaj në procesin e të nxënit.

Pamja
Plaku Riçard G. Skot

“Vendimi [i studentëve] për të marrë pjesë është një ushtrim i lirisë së zgjedhjes që e lejon Frymën e Shenjtë të përçojë një mesazh të personalizuar që i përshtatet nevojave të tyre individuale. Krijimi i një mjedisi pjesëmarrjeje rrit mundësinë që Shpirti të mësojë më shumë mësime të rëndësishme nga ç’mund të komunikoni ju.

Ajo pjesëmarrje do të sjellë në jetën e tyre drejtimin e Shpirtit” (Richard G. Scott, “To Learn and to Teach More Effectively” [takimi shpirtëror i Javës Arsimore, 21 gusht 2007], f. 4–5, speeches.byu.edu).

“Pastaj, Çfarë?”

Për ta përfunduar këtë përvojë të të nxënit, hidhini në letër disa gjëra që do të bëni bazuar te parimet që keni mësuar sot.

Shtyp në Letër