Përvoja Nr. 13 e të Nxënit
Marrja Vendim se Si të Jepet Mësim: Të Ushtruarit e Besimit
Vështrim i Përgjithshëm
Kjo përvojë e të nxënit trajton konceptet vijuese:
-
Pasjen e mirëbesimit në fuqinë e fjalës së Perëndisë
-
Të ushtruarit e besimit te Zoti dhe te Shpirti
-
Mirëbesimin te studentët tuaj
Konceptet Kyçe
Tri Besime Themelore
Paragrafi “Japim mësim” i Synimit të Seminareve dhe Instituteve të Fesë shpall: “Ne u mësojmë studentëve doktrinat dhe parimet e ungjillit siç gjenden në shkrimet e shenjta dhe në fjalët e profetëve. Këto doktrina e parime të ungjillit jepen mësim në një mënyrë që çon drejt kuptueshmërisë dhe ngritjes shpirtërore. Ne i ndihmojmë studentët të përmbushin rolin e tyre në procesin e të nxënit dhe i përgatisim ata t’ua mësojnë ungjillin të tjerëve” (Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit: Një Manual për Mësuesit dhe Udhëheqësit në Seminaret dhe Institutet e Fesë [2012], f. x).
Ky paragraf nënkupton që veprimet e mësuesve të efektshëm pasqyrojnë tri besime themelore të rëndësishme:
-
Ne mund të kemi mirëbesim në fuqinë e fjalës
-
Ne mund të ushtrojmë besim te Zoti dhe te Shpirti
-
Ne mund t’u mirëbesojmë studentëve
Në këtë përvojë të të nxënit, ju do të hetoni me imtësi konceptet kyçe të hartuara për ta thelluar kuptueshmërinë tuaj për secilin prej këtyre tri elementëve si dhe besimin ndaj tyre.
Sikurse secila nga të treja këmbët e një stoli me tri këmbë, secili nga tri besimet themelore është thelbësor. Mësuesit do të kenë të ngjarë që të përjetojnë sukses kur metodat e tyre janë në përputhshmëri me të gjitha këto tri besime themelore.
Sidoqoftë, nganjëherë metodat e mësuesve nuk janë në përputhshmëri me atë që ata besojnë në zemrën e tyre. Sikurse një stol me tri këmbë nuk mund të jetë i ekuilibruar me një këmbë të thyer ose kur i mungon ajo, edhe manuali Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit sugjeron se kur mësuesit nuk janë të suksesshëm, ndodh ngaqë një nga elementet vijuese mungon:
-
Mirëbesimi në fuqinë e fjalës
-
Besimi te Zoti dhe te Shpirti
-
Mirëbesimi te studentët
Shihni materialin filmik “Tri Besime Themelore” (01:47), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, Çad Ueb, administrator i Seminareve dhe Instituteve të Fesë, flet për një rast kur ndjeu se metoda e mësimdhënies së tij nuk ishte në përputhshmëri me besimet e tij themelore. Vëreni se çfarë zgjodhi ai të bënte për shkak të kësaj përvoje.
Mirëbesimi në Fuqinë e Fjalës
Lexojini dy paragrafët poshtë nëntitullit “Mirëbesim në fuqinë e fjalës” në seksionin 4.1.3 të manualit Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit (faqe 52). Më pas, lexojini fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë:
Ndërkohë që lexoni nga manuali dhe shkrimet e shenjta, bëni sa vijon:
-
Kërkoni fjalë ose fraza që tregojnë bekimet që mund të sjellin shkrimet e shenjta në jetën tuaj dhe në jetën e studentëve tuaj.
-
Përsiatni përvojat kur shkrimet e shenjta e kanë bekuar jetën tuaj ose jetën e të tjerëve. Merrni në shqyrtim t’i shkruani mendimet dhe mbresat tuaja.
Në klasat ku mësuesit dhe studentët kanë mirëbesim në fuqinë e fjalës, shkrimet e shenjta zënë një rol qendror në mësimdhënien dhe të nxënit e ungjillit. Shihni materialin filmik “Mësimdhënia e Përqendruar te Shkrimet e Shenjta” (03:20), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, Vëllai Ueb shpjegon se si mund të vërehet kjo në klasë dhe përse është e rëndësishme. Teksa e shihni, mbani në mendje pyetjet vijuese:
-
Çfarë do të vinit re në një klasë ku shkrimet e shenjta janë në qendër të mësimdhënies dhe të të nxënit?
-
Pse është e rëndësishme për mësuesit që t’i bëjnë shkrimet e shenjta qendrën e përvojave të studentëve në klasë?
Shkruajini përgjigjet tuaja ndaj këtyre pyetjeve në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.
Besimi te Zoti dhe te Shpirti
Lexojini dy paragrafët poshtë nëntitullit “Besim te Zoti dhe te Shpirti” në seksionin 4.1.3 të manualit Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit (faqe 52). Ndërkohë që lexoni, kërkoni mënyrën se si të ushtruarit e besimit te Zoti dhe te Shpirti mund të bëjë një ndryshim në jetën e studentëve tuaj.
Shihni materialin filmik “Zoti e Di Çdo Nevojë” (00:45), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Ky material filmik do të ndihmojë për ta thelluar kuptueshmërinë tuaj ndaj mënyrës se si të ushtruarit e besimit te Zoti dhe te Shpirti mund t’ju bekojë si juve edhe studentët tuaj. Teksa e shihni, mbani në mendje pyetjet vijuese:
-
Si mësues/e, cilat janë disa nga mënyrat se si mund të shfaqni besim te Zoti dhe te Shpirti?
-
Në ç’mënyrë mund të jetë një bekim për studentët tuaj mirëbesimi juaj te Zoti dhe te Shpirti?
Shkruajini përgjigjet tuaja ndaj këtyre pyetjeve në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.
Mirëbesimi te Studentët
Lexojini katër paragrafët e parë poshtë nëntitullit “Mirëbesim te studentët” në seksionin 4.1.3 të manualit Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit (faqet 52–53). Ndërkohë që lexoni, kërkoni fjalë ose fraza që tregojnë arsyen përse mund t’i mirëbesoni aftësive të studentëve tuaj për t’i mësuar, për t’i dhënë mësim dhe për t’i zbatuar doktrinën dhe parimet e ungjillit.
Shihni materialin filmik “Të Presësh më Shumë nga Studentët e Tu” (02:21), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Ky material filmik ilustron se si pritshmëritë e një mësuesi dhe mirëbesimi te studentët e tij i ndihmoi ata të “ndienin drithërimat e Shpirtit” (Bonnie L. Oscarson, “Greater Expectations” [transmetim satelitor i Seminareve dhe Instituteve të Fesë, 5 gusht 2014], churchofjesuschrist.org/broadcasts) dhe si ndikoi te kthimi i tyre në besim. Teksa e shihni, mbani në mendje pyetjen vijuese:
-
Nga mund të ndryshojë një klasë me një mësues që u mirëbeson aftësive të studentëve për ta mësuar, për ta dhënë mësim dhe për ta jetuar ungjillin, nga një klasë ku një mësues ka pritshmëri të vogla ose besim të paktë te studentët?
Shkruajini mendimet tuaja për këtë pyetje në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.
Përmbledhja dhe Zbatimi
Parime për t’u Mbajtur Mend
Me qëllim që të jepni mësim me efektshmëri, metodat tuaja të mësimdhënies duhet të jenë në përputhshmëri me tri besimet themelore vijuese:
-
Ne mund të kemi mirëbesim në fuqinë e fjalës së Perëndisë.
-
Ne mund të ushtrojmë besim te Zoti dhe te Shpirti.
-
Ne mund të mirëbesojmë te studentët.
Hera-herës mund të jetë e dobishme t’i bëni vetes pyetjen se si metodat dhe veprimet tuaja në klasë pasqyrojnë zbatimin e tri besimeve themelore.
“Unë ju lutem, për veten tuaj dhe për studentët, që të keni besim se ata do të dëshirojnë ta lexojnë [Librin e Mormonit], jo se duhet t’i shtyni ata ta lexojnë, por që leximi do t’i tërheqë tek ai” (Henry B Eyring, “The Book of Mormon Will Change Your Life” [simpozium i SAK-ut mbi Librin e Mormonit, 17 gusht 1990], f. 2, si.churchofjesuschrist.org).
“Pastaj, Çfarë?”
Për ta përfunduar këtë përvojë të të nxënit, hidhini në letër disa gjëra që do të bëni bazuar te parimet që keni mësuar sot.