Ndihma Shtesë për Zhvillimin e Mësuesve
Përvoja Nr. 7 e të Nxënit: Dallimi i Doktrinës dhe Parimeve


Përvoja Nr. 7 e të Nxënit

Dallimi i Doktrinës dhe Parimeve

Vështrim i Përgjithshëm

Kjo përvojë e të nxënit trajton konceptet vijuese:

  • Dallimin e doktrinës dhe parimeve të shpallura

  • Dallimin e doktrinës dhe parimeve të nënkuptuara

  • Të shkruarit e thënieve parimore

Konceptet Kyçe

Modeli i të nxënit i paraqitur te përvoja nr. 5 e të nxënit, jep parimet bazë që ndihmojnë për ta rrënjosur ungjillin në mendjen dhe zemrën tonë. Në këtë përvojë të të nxënit, ne do t’i referohemi dallimit të doktrinës dhe parimeve.

Qëllimi i kësaj përvoje të të nxënit është t’ju japë një paraqitje të shkurtër të aspekteve të modelit të të nxënit. Kur shërbeni si një mësues seminari ose instituti, ju do të keni shumë më tepër mundësi për të mësuar rreth këtyre aftësive dhe për t’i ushtruar ato.

Dallimi i Doktrinës dhe Parimeve

Pamja
dorë dhe gurë të çmuar

Te shëmbëlltyra e gurëve të çmuar, një e re sheh në ëndërr sikur po zbulon gurë të çmuar me vlerë të madhe.

Pamja
shkrime të shenjta dhe laps

Në mënyrë të ngjashme, kur i studiojmë shkrimet e shenjta, ne mund të zbulojmë shkrime të shenjta të çmuara që mund ta bekojnë jetën tonë.

Plaku Nil A. Maksuell (1926–2004), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Nil A. Maksuell

“Vëllezër e motra, shkrimet e shenjta na ofrojnë kaq shumë diamantë doktrinorë. Dhe kur drita e Shpirtit bie mbi faqet e tyre të shumta, ata xixëllojnë me pasqyrim qiellor dhe e ndriçojnë shtegun që duhet të ndjekim” (“According to the Desires of [Our] Hearts”, Ensign, nëntor 1996, f. 21).

Gurët e çmuar në rërë simbolizojnë doktrinën thelbësore dhe parimet e rëndësishme të së vërtetës që përmbahen në shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve.

Veprimtaria e Manualit Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit

Pamja
kapaku i manualit

Studiojini katër paragrafët e parë të seksionit 1.3.1 (“Japim mësim”) në faqen 5 dhe katër paragrafët e parë të seksionit 2.5 (“Të Dallojnë, të Kuptojnë, të Ndiejnë të Vërtetën dhe Rëndësinë e Saj, si dhe të Zbatojnë Doktrinat dhe Parimet e Ungjillit”) në faqen 30 të manualit tuaj Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit. Nënvijëzojini fjalët ose frazat që ndihmojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve vijuese:

  • Çfarë është doktrina?

  • Çfarë është një parim?

  • Përse janë të rëndësishme doktrina dhe parimet?

Shkruajini idetë dhe mbresat tuaja rreth arsyes përse doktrina dhe parimet janë të rëndësishme në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.

Doktrina dhe Parime: Të Shpallura kundrejt të Nënkuptuara

Te shëmbëlltyra e gurëve të çmuar, e reja përpiqet të zbulojë gurë të çmuar me vlerë. Teksa kërkon, ajo gjen disa pranë sipërfaqes dhe të tjerë thellë në rërë. Në mënyrë të ngjashme, ju do të zbuloni se disa doktrina dhe parime janë shpallur haptazi në shkrimet e shenjta dhe dallohen lehtësisht. Të tjera nuk janë shpallur drejtpërdrejt në shkrimet e shenjta por përkundrazi janë nënkuptuar. Këto kërkojnë më shumë përpjekje për t’u zbuluar.

Doktrina dhe Parime të Shpallura

Doktrina dhe Parime të Nënkuptuara

Doktrina dhe parime që janë shpallur qartësisht dhe haptazi në tekstin e shkrimit të shenjtë.

Doktrina dhe parime që nuk janë shpallur drejtpërdrejt nga autori i shkrimeve të shenjta, por që përkundrazi nënkuptohen në tekst.

Kur flitet për dallimin e doktrinës dhe parimeve, Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Riçard G. Skot

“Kërkojini parimet. Ndajini me kujdes nga detaji që përdoret për t’i shpjeguar ato” (“Acquiring Spiritual Knowledge”, Ensign, nëntor 1993, f. 86).

Kujtuesi i kësaj përvoje të të nxënit do t’ju ndihmojë gjatë studimit tuaj që të zhvilloni aftësinë tuaj për të dalluar si doktrinën dhe parimet e shpallura edhe ato të nënkuptuara. (Shih edhe Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit: Një Manual për Mësuesit dhe Udhëheqësit në Seminaret dhe Institutet e Fesë [2012], f. 31.)

Dallimi i Doktrinës dhe Parimeve të Shpallura

Doktrina dhe parimet e shpallura janë ato që janë thënë në mënyrë të qartë dhe haptazi në tekstin e shkrimit të shenjtë.

Lexojini shkrimet e shenjta vijuese për të parë shembuj të doktrinës dhe parimeve të shpallura qartësisht (të theksuara me germa të errëta).

  • Gjoni 15:10 – “Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij.”

  • Zanafilla 1:27 – “Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin dhe femrën.”

  • Doktrina e Besëlidhje 59:23 – “Por mësoni se ai që bën veprat e drejtësisë, duhet ta marrë shpërblimin e tij, madje paqe në këtë botë dhe jetë të përjetshme në botën që vjen.

  • Helamani 3:27 – “Kështu, ne mund të shohim se Zoti është i mëshirshëm ndaj të gjithë atyre që do të thërrasin në sinqeritetin e zemrave të tyre, emrin e tij të shenjtë.

  • Jobi 36:5 – “Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.

Veprimtari e Shkrimit të Shenjtë: Dallimi i Doktrinës dhe Parimeve të Shpallura

Lexojini fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë dhe shenjojeni ose shënojeni në shkrimet tuaja të shenjta çdo doktrinë apo parim të shpallur.

Shkruajini idetë dhe mbresat tuaja rreth çdo doktrine dhe parimi që shenjuat në këto vargje në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.

Dallimi i Doktrinës dhe Parimeve të Nënkuptuara

Pamja
grua duke pastruar gurin e çmuar nga rëra

Te shëmbëlltyra e gurëve të çmuar, e reja nuk ishte e kënaqur që zbuloi vetëm gurët e çmuar pikërisht nën sipërfaqen e rërës. Ajo mësoi se, duke gërmuar më thellë në rërë dhe duke e shoshitur atë me kujdes, ajo mund të zbulonte gurë të tjerë të çmuar me vlerë të madhe.

Pamja
Shenjimi i shkrimeve të shenjta

Në mënyrë të ngjashme, kur ju i studioni shkrimet e shenjta, ju mund të mësoni të “gërmoni” dhe të “shoshitni” nëpërmjet kontekstit dhe përmbajtjes së shkrimeve të shenjta për të gjetur doktrinën dhe parimet e nënkuptuara. Shpesh këto janë disa prej zbulimeve më të rëndësishme dhe më me vlerë që ju do të bëni gjatë studimit tuaj të shkrimeve të shenjta. Zbulimi i doktrinës dhe parimeve të nënkuptuara kërkon kohë dhe mendim të matur.

Veprimtaria e Manualit Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit

Pamja
kapaku i manualit

Lexojeni seksionin 2.5.1 (“Dalloni Doktrinat dhe Parimet”) në faqen 31 të manualit Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit, duke filluar me paragrafin e shtatë, i cili fillon: “Shumë parime nuk deklarohen drejtpërdrejt …” deri te paragrafi i dytë në faqen 32. Nënvijëzojini fjalët ose frazat që ju ndihmojnë ta thelloni kuptueshmërinë tuaj për doktrinën dhe parimet e nënkuptuara dhe mënyrën se si t’i dalloni ato gjatë studimit tuaj.

Bazuar në atë që nënvizuat, shkruani se si do t’ia shpjegonit një miku ose një pjesëtari të familjes se çfarë janë të vërtetat e nënkuptuara dhe si mund të dallohen ato. Shkruajini këto mendime dhe mbresa në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.

Sugjerime për Dallimin e Doktrinës dhe Parimeve të Nënkuptuara

Manuali Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit jep sugjerimet vijuese për t’i ndihmuar mësuesit dhe studentët të dallojnë doktrinën dhe parimet e nënkuptuara:

  1. Kërkoni për marrëdhëniet shkak-pasojë

    “Përmes analizimit të veprimeve, qëndrimeve e sjelljeve [shkaqeve] të individëve ose grupeve në rrëfimin e shkrimit të shenjtë dhe dallimit të bekimeve ose [rrjedhojave] që vijnë si rezultat [pasojë] i tyre, parimet e ungjillit bëhen më të qarta” (Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillitf. 31).

    Pamja
    burrë duke lexuar

    “Ndërkohë që po lexoja Mateun 4:1–11, unë fillova të përqendrohem te veprimet e Shpëtimtarit dhe se si Ai agjëroi dhe u lut në përpjekje ‘për të qenë me Perëndinë’. Më pas kuptova se si i përdorte Ai shkrimet e shenjta për t’i larguar tundimet që iu drejtuan Atij nga kundërshtari. Agjërimi, lutja e Tij dhe përdorimi i shkrimeve të shenjta (shkaku) i dhanë forcë të mjaftueshme shpirtërore që t’i mposhte tundimet (pasoja). Teksa e bëra këtë zbulim, unë shkrova këtë thënie të thjeshtë të parimit në ditarin tim: Kur ne agjërojmë, lutemi dhe i kuptojmë shkrimet e shenjta, ne mund të kemi forcë më të madhe shpirtërore për ta mposhtur tundimin.

    Pamja
    grua duke lexuar

    “Unë gjeta një parim të madh të nënkuptuar te 1 Nefi 18:3. Nefi shkoi ‘në mal shpesh dhe iu lut Zotit shpesh’. Si rrjedhim, Zoti i tregoi atij gjëra të mëdha. Teksa meditova për këtë mesazh, unë shkrova parimin vijues në anë të shkrimeve të mia të shenjta: Sa më tepër të kërkoj të bisedoj me Zotin në lutje vetjake, aq më shumë gjëra të mëdha do të më zbulojë Ai mua.

  2. Bëni pyetje

    Parimet e nënkuptuara mund të dallohen edhe duke bërë pyetje si vijojnë:

    • Cili është morali ose thelbi i historisë?

    • Përse autori i ka përfshirë këto ndodhi ose fragmente?

    • Çfarë synonte autori që të mësojmë?

    • Cilat janë disa nga të vërtetat themelore që jepen mësim në këtë fragment?

    Pamja
    burrë duke lexuar

    “Ndërkohë që po lexoja Doktrinën e Besëlidhjet 9, e cila përmban këshillën e Zotit drejtuar Oliver Kaudërit, i cili kishte dështuar në përpjekje për të dhënë ndihmesë në përkthimin e Librit të Mormonit, unë pyeta: ‘Cili është morali ose thelbi i kësaj historie?’ Një parim i nënkuptuar që më erdhi në mendje, ishte: Marrja dhe njohja e zbulesës kërkojnë përpjekje nga ana jonë.

    Pamja
    grua duke lexuar

    “Tek Alma 17–18, unë lexova për Amonin që po i shërbente mbretit Lamon pa kurrfarë mendimi për shpërblesë, dhe për mbretin Lamon që mbeti i befasuar nga besnikëria e Amonit. Unë e gjeta veten duke menduar: ‘Përse i përshiu autori këto hollësi në këta kapituj?’ Në përgjigje të kësaj pyetjeje, unë shkrova parimin vijues në shkrimet e mia të shenjta: Kur u shërbejmë të tjerëve me besnikëri, ne mund t’i ndihmojmë ata të përgatiten që të marrin të vërtetat e ungjillit.

  3. Shpalleni doktrinën dhe parimet qartë dhe thjesht

    Manuali Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit na mëson që “dallimi i [doktrinave dhe] parimeve të nënkuptuara përfshin njohjen e të vërtetave që ilustrohen në një rrëfim të shkrimit të shenjtë, dhe shpalljen e tyre në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur” (Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillitf. 31). Të shkruarit e thënieve për doktrinën dhe parimin në mënyrë të qartë dhe të plotë, na ndihmon t’i formulojmë mendimet tona dhe ta rrokim një mesazh të shkrimit të shenjtë që Zoti dëshiron të na e japë.

    Plaku B. H. Roberts (1857–1933), i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

    Pamja
    Plaku B. H. Roberts

    “Që të njihet, e vërteta duhet të shpallet dhe sa më e qartë dhe e plotë të jetë kjo deklaratë, aq mundësi më të mëdha do të ketë Shpirti i Shenjtë për t’iu dëshmuar shpirtrave të njerëzve se puna është e vërtetë” (New Witnesses for God, 3 vëll. [1909], 2:vii, cituar në James E. Faust, “What I Want My Son to Know before He Leaves on His Mission”, Ensign, maj 1996, f. 41, Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit, f. 32).

    Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, theksoi:

    Pamja
    Plaku Riçard G. Skot

    “Ia vlen përpjekja e madhe për ta sistemuar të vërtetën që mbledhim në thëniet e thjeshta të parimeve” (“Acquiring Spiritual Knowledge”, Ensign, nëntor 1993, f. 86).

Kur ju veproni siç sugjeron Plaku Skot – “ta sistem[oni] të vërtetën që mbl[idhni] në thëniet e thjeshta të parimeve” – ju do të kuptoni se thëniet më të dobishme për doktrinën apo parimin tregojnë disa nga veçoritë vijuese:

  • Ato janë thënie të plota.

  • Ato janë të thjeshta, të qarta dhe të përmbledhura.

  • Të vërtetat që ato shprehin, janë themelore, të pandryshueshme dhe të përhershme.

  • Ato shpesh sugjerojnë veprim si edhe pasoja shoqëruese.

  • Në vetvete ato janë të rëndësishme.

Cilat nga këto veçori mund të shihni në secilën prej thënieve vijuese për doktrinën apo parimin?

  • Sa më tepër të kërkoj të bisedoj me Zotin në lutje vetjake, aq më shumë gjëra të mëdha do të më zbulojë Ai mua.

  • Kur unë agjëroj, lutem dhe i kuptoj shkrimet e shenjta, mund të kem forcë më të madhe shpirtërore për ta mposhtur tundimin.

  • Jezu Krishti vuajti për mëkatet e mia.

  • Marrja dhe njohja e zbulesës kërkon përpjekje nga ana ime.

  • Kur u shërbej të tjerëve me besnikëri, unë mund t’i ndihmoj ata të përgatiten që t’i marrin të vërtetat e ungjillit.

Shihni materialin filmik “Përcaktimi i Doktrinave dhe Parimeve” (07:09), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, tre mësues diskutojnë lidhur me përpjekjet e tyre për ta dalluar doktrinën dhe parimet te Lluka 5:1–11, duke përdorur tri sugjerimet e përvijuara më lart.

Shkruajini dy a tre ide që ju ranë në sy nga materiali filmik në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.

Veprimtari Udhërrëfyese e Shkrimit të Shenjtë: Dallimi i Doktrinës dhe Parimeve të Nënkuptuara

Le të ushtrojmë si të dallojmë doktrinën dhe parimet e nënkuptuara. Studiojeni Enosin 1:1–8, duke kërkuar doktrinën apo parimet me vlerë të përjetshme.

  1. Të kuptuarit e kontekstit dhe përmbajtjes

    Përpara se të kërkoni doktrinën dhe parimet, fillimisht përpiquni ta kuptoni kontekstin dhe përmbajtjen e fragmentit. Pyetjet si ato në vijim mund t’ju ndihmojnë ta bëni këtë:

    • Çfarë është një “përleshje”? (Shih vargun 2.)

    • Çfarë konkretisht hyri thellë në zemrën e Enosit? (Shih vargun 3.)

    • Çfarë bëri Enosi dhe për sa kohë? (Shih vargun 4.)

    • Çfarë do të thotë fraza kërkesë e sinqertë? (Shih vargun 4.)

    • Cili është bashkëbisedimi midis Zotit dhe Enosit në këto vargje? (Shih vargjet 5–8.)

  2. Dallimi i doktrinës apo parimeve të nënkuptuara

    Teksa përpiqeni të dalloni doktrinën apo parimet tek Enosi 1:1–8, merrni në shqyrtim të bëni një ose më shumë nga pyetjet vijuese:

    • Çfarë marrëdhëniesh shkak-pasojë gjenden në këto vargje?

    • Cili është morali i historisë?

    • Çfarë synonte autori që të mësojmë?

    • Cilat janë disa nga të vërtetat themelore që jepen mësim në këtë fragment?

  3. Shpallja e doktrinës dhe parimeve qartë dhe thjesht

    Teksa e dalloni doktrinën apo parimet tek Enosi 1:1–8, përpiquni që t’i shpallni ato qartë dhe thjesht. Nëse keni nevojë për ndihmë që ta bëni këtë, përpiquni të përdorni një nga nxitjet vijuese:

    • Nëse (shkaku), atëherë (pasoja).

    • Dhe kështu ne shohim,.

Shkruajini thëniet tuaja për doktrinën apo parimin në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.

Veprimtari e Shkrimit të Shenjtë: Dallimi i Doktrinës dhe Parimeve të Nënkuptuara

Tani, ushtrojini në mënyrë të pavarur aftësitë që keni mësuar deri tani në këtë përvojë të të nxënit.

Lexojeni Llukën 5:12–26 dhe bëni sa vijon:

  • Shqyrtojeni kontekstin dhe përmbajtjen e fragmentit.

  • Dallojeni çdo doktrinë dhe parim të dhënë mësim në këto vargje.

  • Shkruajini qartë dhe thjeshtë thëniet për çdo doktrinë apo parim që dalloni.

Shkruajini thëniet tuaja për doktrinën apo parimin në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.

Ndikimi i Dallimit të Doktrinës dhe Parimeve

Shihni materialin filmik “Përcaktimi i Doktrinave dhe Parimeve: Dëshmi të Studentëve” (02:39), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, disa studentë seminari dhe instituti tregojnë ndikimin që ka pasur të mësuarit e dallimit të doktrinës dhe parimeve gjatë studimit të tyre të shkrimeve të shenjta. Teksa e shihni, mendoni për ndikimin që mund të ketë kjo aftësi në vetë studimin tuaj të shkrimeve të shenjta dhe në mësimdhënien dhe të nxënit që do të ndodhë në klasën tuaj.

Përmbledhja dhe Zbatimi

Parime për t’u Mbajtur Mend

  • Qëllimi kryesor i shkrimeve të shenjta është të na mësojë doktrinën dhe parimet e ungjillit të Jezu Krishtit.

  • Doktrina përbëhet nga të vërteta themelore të pandryshueshme të ungjillit të Jezu Krishtit.

  • Parimi është një e vërtetë e qëndrueshme apo rregull që individët mund ta përshtatin që t’i udhërrëfejë në marrjen e vendimeve.

  • Disa doktrina dhe parime janë shpallur qartësisht dhe haptazi në tekstin e shkrimit të shenjtë, ndërkohë që të tjera thjesht janë nënkuptuar.

  • Dallimi i doktrinës dhe parimeve të nënkuptuara përfshin shpalljen e tyre në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur.

  • Dallimi i doktrinës dhe parimeve në shkrimet e shenjta kërkon përpjekje dhe praktikë të kujdesshme.

Pamja
Presidenti Marion G. Romni

“Një njeri nuk mundet t’i studiojë sinqerisht shkrimet e shenjta pa i mësuar parimet e ungjillit sepse shkrimet e shenjta janë shkruar për të ruajtur parimet për dobinë tonë” (Marion G. Romney, “The Message of the Old Testament” [simpozium i Sistemit Arsimor të Kishës mbi Dhiatën e Vjetër, 17 gusht 1979], f. 3, si.churchofjesuschrist.org).

“Pastaj, Çfarë?”

Për ta përfunduar këtë përvojë të të nxënit, hidhini në letër disa gjëra që do të bëni bazuar te parimet që keni mësuar sot.

Shtyp në Letër