Ndihma Shtesë për Zhvillimin e Mësuesve
Përvoja Nr. 8 e të Nxënit: Të Kuptuarit, të Ndierit dhe Zbatimi i Doktrinës dhe Parimeve


Përvoja Nr. 8 e të Nxënit

Të Kuptuarit, të Ndierit dhe Zbatimi i Doktrinës dhe Parimeve

Vështrim i Përgjithshëm

Kjo përvojë e të nxënit trajton konceptet vijuese:

  • Çuarjen e ungjillit në zemrën tonë

  • Të kuptuarit e doktrinës dhe parimeve

  • Të ndierit e së vërtetës dhe rëndësisë së doktrinës dhe parimeve

  • Zbatimin e doktrinës dhe parimeve

Konceptet Kyçe

Modeli i të nxënit jep parimet bazë që ndihmojnë për ta rrënjosur ungjillin në mendjen dhe zemrën tonë. Në këtë përvojë të të nxënit, ne do t’i referohemi të kuptuarit, të ndierit e së vërtetës dhe rëndësisë së saj, si dhe zbatimit të doktrinës dhe parimeve.

Qëllimi i kësaj përvoje të të nxënit është t’ju japë një paraqitje të shkurtër të aspekteve të modelit të të nxënit. Kur shërbeni si një mësues seminari ose instituti, ju do të keni shumë më tepër mundësi për të mësuar rreth këtyre aftësive dhe për t’i ushtruar ato.

Të Kuptuarit, të Ndierit e së Vërtetës dhe Rëndësisë së Saj, si dhe Zbatimi i Doktrinës dhe Parimeve

Shëmbëlltyra e gurëve të çmuar është një metaforë për studimin e shkrimeve të shenjta. Tri elementet vijuese na ndihmojnë të kuptojmë se çfarë mund të bëjmë gjatë studimit tonë pasi kemi dalluar të vërteta të rëndësishme të ungjillit.

  1. Të kuptojmë doktrinën dhe parimet

    duke parë gurët e çmuar

    E reja e studioi secilin gur që zbuloi, duke i këqyrur me kujdes format dhe faqet e tij të shumta.

    shkrime të shenjta në aparat celular

    Kur ne i zbulojmë gurët e çmuar të së vërtetës në formën e doktrinës dhe parimeve, ne mund ta studiojmë secilin me kujdes për ta kuptuar më mirë domethënien dhe rëndësinë e tij.

  2. Të ndiejmë të vërtetën dhe rëndësinë e doktrinës dhe parimeve

    e re

    E reja ndjeu brenda vetes t’i rritej vlerësimi për çdo gur të çmuar.

    e re

    Kur fitojmë një kuptim më të thellë për të vërtetat që zbulojmë, ne e ndiejmë rëndësinë, vlerën dhe peshën e tyre.

  3. Të zbatojmë Doktrinën dhe Parimet

    dy njerëz në plazh

    Babai i së resë e ftoi atë që të merrte në shqyrtim se çfarë mund të bënte ajo me gurët e çmuar që kishte zbuluar.

    duke dhënë karta për shpërndarje

    Duke qenë se e kemi fituar një dëshmi dhe një vlerësim për një doktrinë ose parim, ne duhet të marrim në shqyrtim mënyra të posaçme se si mund ta zbatojmë atë në vetë jetën tonë.

figura e një gruaje, shkrime të shenjta

Profetët dhe apostujt e ditëve të mëvonshme kanë theksuar rëndësinë e çuarjes së ungjillit thellë në zemrën tonë. Të kuptuarit e kontekstit dhe përmbajtjes së shkrimeve të shenjta me qëllim që të dallojmë doktrinën dhe parimet e rëndësishme të ungjillit, është një fillim i mirë për të fituar njohuri për të vërtetat e ungjillit. Por për ta përçuar atë që dimë në mendje që të zhytet thellë në zemrën tonë, shpesh herë ka shumë më tepër për t’u bërë. Ne duhet të përpiqemi:

  1. Të kuptojmë doktrinën dhe parimet që kemi dalluar.

  2. Të ndiejmë të vërtetën dhe rëndësinë e tyre.

  3. T’i zbatojmë ato në jetën tonë.

Këto tri elemente të modelit të të nxënit bashkëveprojnë për ta ftuar Frymën e Shenjtë, i cili na ndihmon që ta çojmë ungjillin thellë në zemrën tonë.

Veprimtaria e Manualit Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit

kapaku i manualit

Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit: Një Manual për Mësuesit dhe Udhëheqësit në Seminaret dhe Institutet e Fesë (2012), përmban informacion të rëndësishëm për secilin prej këtyre aspekteve të modelit të të nxënit. Shqyrtojeni imtësisht atë që manuali na mëson, duke i lexuar seksionet e treguara në manual dhe duke iu përgjigjur pyetjeve përkatëse.

  1. Të kuptojmë doktrinën dhe parimet

    Shqyrtojeni seksionin 2.5.2 (“Kuptojini Doktrinat dhe Parimet”) në faqen 33 të manualit tuaj Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit. Teksa i studioni, kërkoni përgjigje për pyetjet vijuese:

    • Çfarë do të thotë të “kuptosh një doktrinë ose parim të ungjillit”?

    • Si mund ta rrit kuptueshmërinë time për doktrinën dhe parimet e ungjillit që dalloj?

  2. Të ndiejmë të vërtetën dhe rëndësinë e doktrinës dhe parimeve

    Shqyrtojeni seksionin 2.5.3 (“Ndiejeni të Vërtetën dhe Rëndësinë e Doktrinave dhe Parimeve”) në faqet 33–34 të manualit tuaj Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit. Teksa i studioni, kërkoni përgjigje për pyetjet vijuese:

    • Përse është e rëndësishme për mua që ta ndiej të vërtetën dhe rëndësinë e një doktrine apo parimi që kam dalluar?

    • Çfarë mund të bëj unë si nxënës për ta ftuar ndikimin e Shpirtit që të më ndihmojë ta ndiej të vërtetën dhe rëndësinë e një parimi apo doktrine që kam dalluar?

    • Çfarë roli luan Fryma e Shenjtë në këtë proces?

  3. Të zbatojmë doktrinën dhe parimet

    Shqyrtojeni seksionin 2.5.4 (“Zbatojini Doktrinat dhe Parimet”) në faqet 34–35 të manualit tuaj Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit. Teksa i studioni, kërkoni përgjigje për pyetjet vijuese:

    • Si ta di që jam duke e zbatuar një parim të ungjillit që kam mësuar?

    • Çfarë do të ndodhë në jetën time teksa përpiqem ta zbatoj doktrinën apo parimin që kam dalluar?

    • Çfarë mund të bëj gjatë studimit tim vetjak për t’u përqendruar më shumë në zbatimin e të vërtetave që po mësoj?

Nga i gjithë materiali që sapo studiuat te manuali Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit, le të përqendrohemi në tri sugjerime kyçe. Te lista vijuese, çdo element është i bashkëngjitur me një veprim që mund të ndërmerrni teksa përpiqeni ta kuptoni, ta ndieni të vërtetën dhe rëndësinë e saj, si dhe t’i zbatoni të vërtetat që mësoni në shkrimet e shenjta.

  1. Të kuptojmë doktrinën dhe parimet

    Zbërthejeni kuptimin e doktrinës apo parimit duke bërë pyetje dhe duke kërkuar përgjigje.

  2. Të ndiejmë të vërtetën dhe rëndësinë e doktrinës dhe parimeve

    Reflektoni për ndikimin që pati parimi në jetën tuaj ose në jetën e të tjerëve.

  3. Të zbatojmë doktrinën dhe parimet

    Merrni në shqyrtim se çfarë veprimi konkret duhet të ndërmerrni për ta zbatuar doktrinën apo parimin në jetën tuaj.

Zbatimi i Modelit të të Nxënit

ikona e materialit filmikShihni materialin filmik “Kuptojini, Ndiejini dhe Zbatojini Parimet” (07:12), të mundësuar në churchofjesuschrist.org. Në këtë material filmik, tre mësues diskutojnë lidhur me përpjekjet e tyre për ta kuptuar, për ta ndjerë të vërtetën dhe rëndësinë e saj, si dhe për të zbatuar doktrinën dhe parimet te Lluka 5:1–11.

NaN:NaN

ikona e të treguaritShkruajini dy a tre ide që ju ranë në sy teksa e patë këtë diskutim në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.

Veprimtari Udhërrëfyese për të Ushtruarin

barkë në det

Tek Ethëri 6:1–12, ne lexojmë se Zoti shkaktoi që era t’i shtynte barkat e jareditëve drejt tokës së premtuar. Sa vijon është një parim që mund ta dallojmë në këtë fragment: Kur mirëbesojmë te Zoti dhe bëjmë vullnetin e Tij, Ai do ta drejtojë rrjedhën e jetës sonë. Ndiqini hapat më poshtë në përpjekje për ta kuptuar, për ta ndjerë të vërtetën dhe rëndësinë e saj, si dhe për ta zbatuar këtë parim. Shkruajini përgjigjet dhe mbresat tuaja në shkrimet e shenjta ose ditarin tuaj vetjak.

  1. Zhvillojeni kuptueshmërinë tuaj për parimin

    Zbërthejeni kuptimin e parimit duke bërë pyetje si ato që vijojnë dhe duke kërkuar përgjigje:

    • Çfarë do të thotë të mirëbesosh?

    • Çfarë do të thotë të mirëbesosh te Zoti?

    • Përse Zoti është i aftë ta drejtojë jetën e atyre që i mirëbesojnë Atij?

    • Si e drejton Zoti rrjedhën e jetës së një individi?

  2. Përpiquni ta ndjeni të vërtetën dhe rëndësinë e parimit

    Reflektoni për ndikimin që pati parimi në jetën tuaj ose në jetën e të tjerëve, përfshirë individët nga shkrimet e shenjta ose historia e Kishës.

    • Në çfarë mënyrash e pasqyron jeta dhe dëshmia juaj të vërtetën e këtij parimi?

    • Në çfarë mënyrash e pasqyron jeta dhe dëshmitë e të tjerëve që sollët ndërmend, të vërtetën e këtij parimi?

  3. Zbatojeni parimin

    Merrni në shqyrtim se çfarë veprimi konkret duhet të ndërmerrni për ta zbatuar doktrinën apo parimin në jetën tuaj.

Veprimtari Vetushtruese

Krishti duke shëruar një burrë të paralizuar

Përzgjidheni një parim që dalluat gjatë studimit tuaj te Lluka 5:12–26përvojën nr. 7 të të nxënit ose përzgjidheni një parim që dalluat te seksioni 3.2 (“Lluka 5: Një Shembull”) në faqet 46–50 të manualit Mësimdhënia dhe të Nxënit e Ungjillit. Më pas, bëni sa vijon:

  1. Zhvillojeni kuptueshmërinë tuaj për parimin.

    Zbërthejeni kuptimin e doktrinës apo parimit duke bërë pyetje dhe duke kërkuar përgjigje.

  2. Përpiquni ta ndjeni të vërtetën dhe rëndësinë e parimit.

    Reflektoni për ndikimin që pati parimi në jetën tuaj ose në jetën e të tjerëve.

  3. Zbatojeni parimin.

    Merrni në shqyrtim se çfarë veprimi konkret duhet të ndërmerrni për ta zbatuar doktrinën apo parimin në jetën tuaj.

ikona e të treguaritShkruajini disa nga idetë dhe mbresat tuaja nga kjo veprimtari në një ditar studimi ose në ndonjë vend tjetër ku mund të drejtoheni tek to dhe ndajini ato me mësuesin tuaj ose me grupin.

Përmbledhja dhe Zbatimi

Parime për t’u Mbajtur Mend

  • Synimi i të nxënit të ungjillit është që ta ftojë Frymën e Shenjtë të na ndihmojë për ta çuar doktrinën dhe parimet e ungjillit nga mendja drejt e në zemrën tonë.

  • Të kuptuarit e një doktrine apo parimi përfshin jo vetëm njohurinë e asaj mbi atë që nënkupton, por edhe se si mund të ndikojë në jetën tonë.

  • Një kuptueshmëri e qartë për një doktrinë apo parim, na përgatit që ta ndiejmë të vërtetën dhe rëndësinë e saj.

  • Të ndierit e të vërtetës dhe rëndësisë së një doktrine apo parimi, e rrit dëshirën tonë për ta zbatuar atë në jetën tonë.

  • Zbatimi ndodh kur ne flasim, mendojmë dhe jetojmë në përputhje me atë që kemi mësuar.

Plaku Robert D. Hejls

“Një mësues i vërtetë, pasi i ka dhënë mësim faktet [e ungjillit], … i çon [studentët] një hap më tej për të fituar dëshminë shpirtërore dhe kuptueshmërinë në zemrën e tyre që shkaktojnë veprim e punë” (Robert D. Hales, “Teaching by Faith” [një mbrëmje me Plakun Robert D. Hejls, 1 shkurt 2002], f. 5, si.churchofjesuschrist.org).

“Pastaj, Çfarë?”

Për ta përfunduar këtë përvojë të të nxënit, hidhini në letër disa gjëra që do të bëni bazuar te parimet që keni mësuar sot.