Përkthimi i Joseph Smith-it IntroductionMë poshtë janë pjesë të përzgjedhura nga Përkthimi i Joseph Smith-it i versionit të mbretit James të Biblës (PJS). Zoti e frymëzoi Profetin Joseph Smith të rivendoste të vërtetat në tekstin e Biblës, të cilat ishin humbur ose ndryshuar që kur u shkruan fjalët origjinale. Këto të vërteta të rivendosura qartësuan doktrinën dhe përmirësuan të kuptuarin e shkrimeve të shenjta. Pjesët e përzgjedhura për Udhëzuesin do të ndihmojnë në përmirësimin e të kuptuarit tuaj për shkrimet e shenjta, pavarësisht nga gjuha në të cilët ato përkthehen. PJS, Zanafilla PJS, Zanafilla 9(Njeriut do t’i kërkohet llogari për vrasjen dhe gjithashtu për shpërdorimin e jetës së kafshëve.) PJS, Zanafilla 14(Shërbesa e madhe e Melkizedekut përmendet; fuqitë dhe bekimet e Priftërisë Melkizedeke përshkruhen.) PJS, Zanafilla 15(Abrahami pa në vegim Birin e Perëndisë dhe mësoi rreth Ringjalljes.) PJS, Zanafilla 17(Perëndia vendosi një besëlidhje rrethprerje me Abrahamin. Ordinanca e pagëzimit dhe mosha në të cilën fëmijët bëhen të përgjegjshëm iu zbuluan Abrahamit.) PJS, Zanafilla 19(Loti i bëri ballë ligësisë së Sodomës.) PJS, Zanafilla 48(Fara e Jozefit do të jenë udhëheqësit në mbledhjen e Izraelit në ditët e mëvonshme.) PJS, Zanafilla 50(Moisiu, Aaroni dhe Joseph Smith-i u përmendën të gjithë në këtë profeci të Jozefit në Egjipt. Gjithashtu Jozefi profetizoi se Libri i Mormonit do të bëhej bashkëshoqërues i analit të Judës.) PJS, Eksodi PJS, Eksodi 4(Zoti nuk ishte përgjegjës për ngurtësinë e zemrës së faraonit. Shih gjithashtu PJS, Eksodi 7:3, 13; 9:12; 10:1, 20, 27; 11:10; 14:4, 8, 17; çdo referencë, kur përkthehet saktësisht, tregon se faraoni e ngurtësoi vetë zemrën e tij.) PJS, Eksodi 18(Jethro ishte një prift i lartë.) PJS, Eksodi 22(Vrasësit nuk duhet të jetojnë.) PJS, Eksodi 33(Asnjë njeri mëkatar s’mund ta shohë fytyrën e Perëndisë dhe të jetojë.) PJS, Eksodi 34(Kompleti i dytë i pllakave prej guri të dhëna Moisiut përmbante një ligj më të vogël sesa kompleti i parë.) PJS, Ligji i Përtërirë PJS, Ligji i Përtërirë 10(Në kompletin e parë të pllakave Perëndia zbuloi besëlidhjen e përjetshme të priftërisë së shenjtë.) PJS, 1 Samuelit PJS, 1 Samuelit 16(Shpirti i lig që erdhi mbi Saulin nuk ishte nga Zoti.) PJS, 2 Samuelit PJS, 2 Samuelit 12(Mëkati i rëndë i Davidit nuk u hoq nga Perëndia.) PJS, 2 Kronikave PJS, 2 Kronikave 18(Zoti nuk vë një shpirt gënjeshtar në gojën e profetëve.) PJS, Psalmet PJS, Psalmet 14(Shkruesi i psalmit gëzohet në ditën e rivendosjes.) PJS, Psalmet 24(Ky psalm feston Ardhjen e Dytë të Krishtit.) PJS, Psalmet 109(Ne duhet të lutemi për kundërshtarët tanë.) PJS, Isaia PJS, Isaia 42(Zoti do ta dërgojë shërbëtorin e tij tek ata që janë të verbër.) PJS, Jeremia PJS, Jeremia 26(Zoti nuk pendohet; njerëzit pendohen.) PJS, Amosi PJS, Amosi 7(Zoti nuk pendohet; njerëzit pendohen.) PJS, Mateu PJS, Mateu 3(Përshkruhen rinia dhe fëmijëria e Jezusit.) PJS, Mateu 4(Jezusi u drejtua nga Shpirti, jo nga Satani.) PJS, Mateu 6(Zoti nuk na çon në tundim.) PJS, Mateu 7(Mos gjykoni padrejtësisht.) PJS, Mateu 9(Jezusi nuk e pranoi pagëzimin e farisenjve; ai dha ligjin e Moisiut.) PJS, Mateu 16(Kuptimi i shprehjes “të marrë kryqin e Jezusit” është të mohojë paperëndishmërinë.) PJS, Mateu 17(Dy Elias ishin për të ardhur—një për të përgatitur dhe një për të rivendosur.) PJS, Mateu 18(Fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë për pendim.) PJS, Mateu 19(Fëmijët e vegjël do të shpëtohen.) PJS, Mateu 21(Njeriu duhet të pendohet përpara se të mund të besojë në Krisht.) PJS, Mateu 23(Ai që është në qiell është Krijuesi ynë.) PJS, Mateu 26(Jezusi filloi sakramentin.) PJS, Mateu 27(Vdekja e Judës përshkruhet.) PJS, Marku PJS, Marku 9(Gjon Pagëzori ishte në malin e Shpërfytyrimit.) PJS, Marku 12(Perëndia nuk është një Perëndi i të vdekurve, sepse ai i ngre të vdekurit nga varret e tyre.) PJS, Marku 14(Jezusi filloi sakramentin.) PJS, Marku 16(Dy engjëj i përshëndetën gratë te varri i Shpëtimtarit.) PJS, Lluka PJS, Lluka 1(Zakaria, ati i Gjon Pagëzorit, po kryente detyra priftërore.) PJS, Lluka 2(Doktorët e ligjit në tempull po dëgjonin Jezusin dhe po i bënin pyetje.) PJS, Lluka 3(Krishti do të vijë të përmbushë profeci, të heqë mëkate, të sjellë shpëtim e të jetë një dritë dhe ai do të vijë në ditën e fuqisë dhe të plotësisë së kohërave.) PJS, Lluka 11(Plotësia e shkrimeve të shenjta është çelësi i diturisë.) PJS, Lluka 12(Blasfemia kundër Frymës së Shenjtë nuk do të falet.) PJS, Lluka 16(Jezusi dha rrethanat për shëmbëlltyrën e pasanikut dhe të Llazarit.) PJS, Lluka 17(Mbretëria e Perëndisë ka ardhur tashmë.) PJS, Lluka 18(Besimi te pasuritë e pengon një njeri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.) PJS, Lluka 21(Jezusi shpjegoi shenjat e ardhjes së tij.) PJS, Lluka 23(Jezusi kërkoi falje për ushtarët romakë që e kryqëzuan.) PJS, Gjoni PJS, Gjoni 1(Ungjilli i Jezu Krishtit është predikuar që nga fillimi. Një Elias [Gjon Pagëzori] duhej për të përgatitur udhën për Krishtin dhe një Elias tjetër [Krishti] duhej për të rivendosur të gjitha gjërat.) PJS, Gjoni 4(Jezusi kreu pagëzime.) PJS, Gjoni 13(Jezusi lau këmbët e apostujve.) PJS, Gjoni 14(Princi i errësirës, ose Satani, është i kësaj bote.) PJS, Veprat e Apostujve PJS, Veprat e Apostujve 9(Ata që ishin me Palin më kthimin e tij panë dritën, por nuk e dëgjuan zërin ose nuk e panë Zotin.) PJS, Romakëve PJS, Romakëve 4(Si besimi ashtu edhe veprat, nëpërmjet hirit, janë të nevojshme për shpëtim.) PJS, Romakëve 7(Krishti ka fuqi të ndryshojë shpirtrat e njerëzve.) PJS, Romakëve 8(Ata që ndjekin udhët e mishit nuk mund ta kënaqin Perëndinë.) PJS, 1 Korintasve PJS, 1 Korintasve 7(Pali iu përgjigj pyetjeve rreth martesës mes atyre të thirrur në misione.) PJS, 1 Korintasve 15(Ka tre shkallë lavdie në ringjallje.) PJS, 2 Korintasve PJS, 2 Korintasve 5(Pali këshilloi shenjtorët të mos jetojnë sipas mënyrës së mishit.) PJS, Galatasve PJS, Galatasve 3(Krishti është ndërmjetësi i besëlidhjes së re. Ligji i Moisiut [besëlidhja e vjetër] dhe ungjilli i përjetshëm [besëlidhja e re] krahasohen.) PJS, Efesianëve PJS, Efesianëve 4(Zemërimi i padrejtë është mëkat.) PJS, 1 Thesalonikasve PJS, 1 Thesalonikasve 4(Ata njerëz të drejtë që janë gjallë në ardhjen e Zotit nuk do të kenë përparësi mbi të vdekurit e drejtë.) PJS, 2 Thesalonikasve PJS, 2 Thesalonikasve 2(Pali profetizoi braktisje përpara se Zoti të kthehet.) PJS, 1 Timoteut PJS, 1 Timoteut 2(Krishti është Biri i Vetëmlindur dhe Ndërmjetësi.) PJS, 1 Timoteut 6(Ata që kanë dritën e pavdekësisë duke banuar në ta, mund të shohin Jezusin.) PJS, Hebrenjve PJS, Hebrenjve 1(Engjëjt janë shpirtra shërbestarë.) PJS, Hebrenjve 4(Veprat e Perëndisë u përgatitën që nga themelimi i botës.) PJS, Hebrenjve 5(Një shënim në dorëshkrimin e PJS thotë që vargjet 7 dhe 8 i referohen Melkizedekut dhe jo Krishtit. Përveç kësaj, tekstet në versionin e mbretit James të Biblës dhe në PJS janë njësoj.) PJS, Hebrenjve 6(Parimet e Krishtit çojnë në përsosje.) PJS, Hebrenjve 7(Priftëria e shenjtë sipas urdhërit të Birit të Perëndisë është pa atë ose pa nënë dhe nuk ka as fillim dhe as mbarim të ditëve.) PJS, Hebrenjve 11(Besimi është siguria e gjërave që shpresohen.) PJS, Jakobit PJS, Jakobit 1(Fatkeqësitë, jo tundimet, ndihmojnë për të na shenjtëruar.) PJS, Jakobit 2(Anëtarët nuk duhet ta konsiderojnë një person më lart sesa një tjetër.) PJS, 1 Pjetrit PJS, 1 Pjetrit 3(Disa nga shpirtrat në burg kishin qenë të padrejtë në ditët e Noeut.) PJS, 1 Pjetrit 4(Ungjilli u predikohet atyre që kanë vdekur.) PJS, 1 Gjonit PJS, 1 Gjonit 2(Krishti do të jetë mbrojtësi ynë me Atin, nëse pendohemi.) PJS, 1 Gjonit 3(Kush lindet nga Perëndia nuk vazhdon në mëkat.) PJS, 1 Gjonit 4(Vetëm njerëzit që besojnë në Perëndinë mund ta shohin atë.) PJS, Zbulesa PJS, Zbulesa 1(Gjoni mori një zbulesë nga Jezu Krishti dhe ua dha atë udhëheqësve mbi shtatë kishat në Azi.) PJS, Zbulesa 2(Të ligjtë do të flaken në ferr.) PJS, Zbulesa 5(Dymbëdhjetë shërbëtorë të Perëndisë i dërgohen të gjithë tokës.) PJS, Zbulesa 12(Gruaja [Kisha], fëmija [mbretëria e Perëndisë], shufra e hekurit [fjala e Perëndisë], dragoi [Satani] dhe Mikaeli shpjegohen. Lufta në qiell vazhdohet në tokë.) PJS, Zbulesa 19(Perëndia e përdor fjalën e Krishtit për të goditur kombet.)