2021
Të dashur Miq
Janar 2021


Një Mesazh nga Presidenca e Parë

Të dashur Miqtë Tanë në Moshë të Re,

Pamja
Primary children in Ghana holding up Friend magazines

Këtë muaj, revista Miku po kremton ditëlindjen e saj të 50‑të – dhe një fillim të ri. Dikur revista Miku u shkonte vetëm fëmijëve që flisnin anglisht. Tani ajo do të jetë në dispozicion për fëmijët në 48 gjuhë anembanë botës. Shpresa jonë është që çdo fëmijë i Fillores të mund të kënaqet me revistën Miku në shtëpinë e tij/saj dhe t’ia tregojë atë të tjerëve.

Në të gjithë botën, fëmijë të Fillores si ju po përpiqen të ndjekin Jezusin. Secili prej tyre është një fëmijë i çmuar i Perëndisë. Teksa e lexoni revistën Miku, ju do të arrini t’i njihni këta miq. Ju do të mësoni për ungjillin e rivendosur. Dhe ju do të ndiheni më pranë Mikut tuaj më të vërtetë, Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit.

Sinqerisht,

Presidenca e Parë

Gjuetia e Flamujve

Kërko te faqet për këto shtete të ndryshme. Pastaj shenjo flamujt më poshtë!

  • Gana

  • Koreja e Jugut

  • Kanadaja

  • Spanja

  • Gjermania

  • Benini

  • Argjentina

  • Meksika

Vendet Ku e Lexojmë Revistën Miku

Këta fëmijë nga Gana po mbajnë lart kopjet e tyre të revistës Miku. Na dërgoni një fotografi tuajën ose të klasës suaj të Fillores duke mbajtur revistën Miku. Sigurohuni të përfshini një leje nga prindërit (shih kapakun e pasmë).

Ilustrimet nga Adobestock.com

Shtyp në Letër