2021
Ju dua!
Janar 2021


Një Mesazh Nga Profeti

Ju dua!

Përshtatur nga koleksioni i materialeve filmike “Restoration Conversations withPresident Russell M. Nelson” [“Biseda për Rivendosjen me Presidentin Rasëll M. Nelson”], Gospel Media library [Mjete Informimi për Ungjillin].

Pamja
President Nelson talking with children

Presidenti Nelson u takua me disa fëmijë të Fillores në një shtëpi prej druri në Palmira të Nju-Jorkut në SHBA. Duket si shtëpia ku jetoi Jozef Smithi kur pati Vegimin e Parë. Ja ku janë disa nga gjërat që Presidenti Nelson u tregoi fëmijëve.

Të Gjithë Fëmijë të Perëndisë

Nuk ka rëndësi se ku lindët ose çfarë flamuri valëvitni apo çfarë gjuhe flisni. Ne jemi të gjithë fëmijë të Atit Qiellor dhe do të rritemi që të jemi si Ai.

Përpjekja dhe Shpërblimet

Të qenit profet kërkon shumë punë dhe shumë studim. Çdo gjë që lidhet me bërjen më shumë si Shpëtimtari, kërkon përpjekje. Kur Perëndia dëshironte që t’i jepte Moisiut Dhjetë Urdhërimet, ku i tha Ai Moisiut të shkonte? Lart në majë të malit Sinai. Kështu që Moisiut iu desh të bënte gjithë atë rrugë deri në majë të atij mali për të marrë Dhjetë Urdhërimet. Zotit i pëlqen shumë përpjekja, sepse përpjekja sjell shpërblime që nuk mund të vijnë pa të.

Familja e Profetit

Ne jemi prindër të dhjetë fëmijëve, nëntë bijave të bukura dhe të një biri. Dy prej tyre jetojnë në qiell tani. Ato jetuan për një kohë të shkurtër në tokë dhe ato brohorasin për ne në qiell. Ne jemi të bashkuar në një martesë tempulli, që do të thotë se ne do të jemi bashkë përgjithmonë pasi të gjithë ta kemi kaluar kohën tonë të shkurtër në tokë.

Një Recetë për Lumturinë

Shkrimet e shenjta janë si një libër gatimi. Nëse nuk keni një libër gatimi dhe thjesht filloni të përzieni miellin, qumështin dhe vezët, mund të mos ju dalë një kek i mirë. Perëndia na ka dhënë një recetë për lumturinë, dhe quhet “urdhërimet”.

Fjala urdhërim tingëllon si një urdhër, sikur po na thuhet se çfarë të bëjmë. Por në të vërtetë është një rrugë e shpejtë për të mësuar. Për shembull, Ai na ka urdhëruar të mos pimë alkool apo cigare dhe substanca të tjera të dëmshme. Përse? Që ne të jetojmë më gjatë dhe të jemi më të lumtur. A mendoni se do të kisha jetuar deri në 95 vjeç nëse do të kisha pirë cigare dhe alkool? Jo. Dhe unë jam i lumtur. Dhe mund të bëj ski me nipërit dhe mbesat e mia.

Diçka e Mrekullueshme!

Pendimi nënkupton që çdo ditë ne përpiqemi pak më shumë dhe bëjmë pak më tepër për t’u bërë si Zoti Jezu Krisht. Unë ende po pendohem. Çdo ditë po përpiqem të mësoj më shumë dhe të jem më shumë ashtu si Zoti do të donte që unë të isha. Dhe ky nuk është një ndëshkim. Është një mundësi e gëzueshme. Çdo ditë, unë ngrihem me vrull nga shtrati dhe them: “Oh, diçka e mrekullueshme do të ndodhë sot! Do të jem më shumë si Jezusi”. ●

Pamja
Friend Magazine, 2021/01-02 Jan/Feb

Ilustrimet nga David Habben

Shtyp në Letër