Trego dhe Thuaj
Kjo Fillore në Teksas të SHBA‑së krijoi një stendë lajmërimesh me figurën e shfaqjes së Krishtit, ku të gjithë fëmijët e Fillores qëndronin rreth Tij. Kjo e ndihmon gjithsecilin të ndihet më pranë Tij.
Përshëndetje nga Fillorja jonë në Dakar të Senegalit!
Dola shëtitje për të mbledhur mbeturina me babin tim dhe mblodha 322 copë mbeturina! U ndjeva mirë që e bëra lagjen tonë më të pastër dhe më të rregullt që njerëzit e tjerë ta shijojnë.
Sem D., mosha 8 vjeç, Sufolk, Angli
Pagëzimi im më ndihmon të kujtoj besëlidhjet e rëndësishme që bëra me Atin Qiellor. Përpiqem t’i ndjek urdhërimet e Tij dhe të jem një bijë dhe dishepulle e mirë.
Demi E., 9 vjeçe, Meksiko‑Siti, Meksikë
Kur kishte zjarre në Australi, unë agjërova për kafshët që ishin në rrezik. Ne luteshim çdo natë për zjarrfikësit që Zoti t’i mbronte ata. U lumturova aq shumë kur mami më tha që zjarret po shuheshin. E di se Ati Qiellor na dëgjon kur agjërojmë dhe lutemi.
Linkoln B., 9 vjeç, Viktoria, Australi
Unë kam shumë shoqe dhe shokë në shkollë, dhe argëtohemi shumë. Një ditë pashë një vajzë që ishte vetëm dhe doja të isha shoqja e saj. E dija që ishte gjëja e duhur sepse vlera e shpirtrave është e madhe në sytë e Perëndisë.
Tatiana L., mosha 6 vjeçe, Sakatepekez, Guatemala
Po notoja me familjen time dhe vura re një djalë që po përpëlitej në ujë. Shkova tek ai dhe e ndihmova. Vëllai i tij më i madh më tha se isha një yll që e ndihmova. Më pas, unë ndjeva Frymën e Shenjtë.
Kristian M., mosha 9 vjeç, Jutë, SHBA