Duart Ndihmëtare nëpër Botë
Takohuni me Stelën nga Gana
Takohuni me fëmijë të Fillores që po i ndihmojnë të tjerët, ashtu siç bëri Jezusi.
Gjithçka rreth Stelës
Mosha: 11 vjeçe
Nga: Gana
Gjuhët: Anglisht dhe Tuisht
Familja: Mami, babi dhe vëllai, Jau
Synimet dhe ëndrrat: 1) Të shërbejë në një mision, ashtu si mami i saj. 2) Të martohet në tempull. 3) Të jetë stiliste.
Duart Ndihmëtare të Stelës
Pothuajse çdo ditë, ju mund ta gjeni Stelën dhe familjen e saj duke i bërë një vizitë pronares së apartamentit në pallatin e tyre. Ata nuk kanë lidhje gjaku me të, por Stela dhe vëllai i saj e quajnë “Gjyshe Sesilia”. Stela thotë: “Ajo është 83 vjeçe dhe nuk ka asnjë fëmijë të vetin”. Stela dhe familja e saj vunë re se ajo kishte nevojë për ndihmë dhe vendosën ta “adoptonin” atë.
Stela gjithmonë ia shtrin dorën e saj ndihmëtare duke fshirë dhe duke larë dyshemenë e gjyshe Sesilias. Të kesh një shtëpi të pastër është një mënyrë e rëndësishme për të qëndruar të shëndetshëm. Pra, Stela po bën diçka që e ndihmon me të vërtetë gjyshe Sesilian. “Jezu Krishti u shërbeu të tjerëve”, thotë Stela, “kështu që kjo më frymëzoi t’i shërbeja asaj. E di se Jezu Krishti dhe Ati i Tij janë të lumtur kur unë shërbej.” ●
Gjërat e Parapëlqyera të Stelës
Vendi: Tempulli i Akrës në Ganë (“Është si parajsë mbi tokë.”)
Historia rreth Jezusit: “Kur Ai e ushqeu turmën me dy peshq dhe pesë bukë”.
Këngët e Fillores: “Thirrur t’i Shërbejm’” dhe “Lutja e një Fëmije” (“Ato më japin forcë për të dashur dhe për të shërbyer.”)
Ushqimi: fufu (pure me banane dhe kasavë) me supë dhe mish dhie
Ngjyra: e verdhë
Lënda në shkollë: artet krijuese