Kohë për Historinë Familjare
Maries i pëlqen shumë të mësojë për familjen e saj!
Çdo natë mami i tregon asaj një histori familjare.
Maria mëson rreth kohës kur mami ishte një vajzë e vogël në Meksikë.
Ajo mëson për kohën kur gjyshi takoi misionarët.
Ajo madje mëson rreth stërgjyshit!
Historitë familjare janë më të mirat!
Gjeje!
Maria dhe vëllai i saj po japin një mësim në mbrëmjen e shtëpisë për historinë e tyre familjare. A mund të gjeni një glob, një shirit, një krehër, syze, një laps, një çelës dhe një mace?