2021
Ju Mund të Ndihmoni Ashtu Si Jezusi!
Janar 2021


Ftesa për Duart Ndihmëtare

Ju Mund të Ndihmoni Ashtu Si Jezusi!

Pamja
Jesus with children

Kur Jezusi ishte në tokë, Ai i ndihmoi të gjithë njerëzit që pa. Ai i ushqeu ata që ishin të uritur. Ai i ngushëlloi ata që ishin të trishtuar. Ai i mësoi gjithsecilit ungjillin e Tij. Jezusi na kërkoi që ta ndjekim Atë. Kur pagëzohemi, ne premtojmë se do të përpiqemi të bëjmë atë që bëri Ai.

Sot, shumë njerëz në botë kanë nevojë për ndihmën tonë. Disa janë të vetmuar. Disa janë të uritur. Disave iu është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre. Disa nuk kanë dëgjuar ende për ungjillin. Secili prej nesh mund të bëjë diçka për të ndihmuar.

Ajo që Mund të Bëjnë Duart Tuaja Ndihmëtare

Fëmijët mund ta ndryshojnë botën me zemrat e tyre të dashura dhe duart e tyre ndihmëtare. Rreth 100 vjet më parë, fëmijët e Fillores ndihmuan në ndërtimin e një spitali në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës në SHBA. Çdo javë, ata sillnin monedha për spitalin e ri. Kur u hap në vitin 1922, ai u quajt Spitali i Fëmijëve të Fillores. Kjo ndodhi ngaqë fëmijët ndihmuan për ta ndërtuar atë, pak nga pak!

Kur vështroni përreth, ju do të gjeni shumë njerëz që mund t’i ndihmoni. Ju mund ta shpërndani ungjillin nëpërmjet mënyrës se si jetoni dhe u shërbeni të tjerëve. Ju mund t’i ndihmoni ata që ta ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor.

Një Ftesë për të Ndihmuar

Këtë vit ne po ju ftojmë që t’i përdorni zemrat tuaja të dashura dhe duart tuaja ndihmëtare për t’i ndihmuar të tjerët. Ndjenja e lumtur që keni kur e ndihmoni dikë, vjen nga Fryma e Shenjtë. Ju bën të ditur se Ati Qiellor është shumë i lumtur me përpjekjet tuaja!

Pamja
pictures of children helping

Ilustrimet nga Liz Brizzi

Shtyp në Letër