Duke Ndihmuar Ashtu Si Jezusi
Jezusi i Vinte Re të Tjerët
Jezusi gjithmonë i vinte re njerëzit në nevojë. Një ditë, Ai ishte me një turmë të madhe njerëzish.
Një grua në turmë kishte qenë e sëmurë prej 12 vjetësh. Ajo kishte besim se Jezusi mund ta shëronte atë. Kështu që zgjati dorën dhe e preku rrobën e Tij kur kaloi pranë saj.
Jezusi e vuri re gruan. Ai ndaloi për ta ngushëlluar atë. Ajo u shërua nëpërmjet fuqisë së Tij.
Gjatë COVID‑it, unë i pyeta miqtë e mi për t’u siguruar që ata ishin mirë dhe i përshëndeta me një buzëqeshje inkurajuese kur biseduam së bashku në internet. Përdora duart e mia për të ndihmuar me punët e shtëpisë dhe për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.
Blein H., mosha 11 vjeç, Ras Al Kaimah, Emiratet e Bashkuara Arabe