2021
Bariu Im
Janar 2021


Muzika

Bariu Im

Plot mendim: [një notë një e katërt] = 48–55

Pamja
sheet music

1. Kohë më parë në Galile

Jezusi përgjatë detit eci

E peshkatarëve u kërkoi

që Atë ta ndiqnin.

Si besnikët kohë më parë,

Do të zgjedh ta ndjek,

Se Jezu Krishti po m’thërret.

2. Jezusi kohë më parë tregoi

të sëmur’ e të ftohur’ t’ndihmojm’,

Të duam e t’kujdesemi për ata

Që shumë nevojën na e kanë.

Nevojtarët do t’ngushëlloj.

Gjunjët e dobët do t’forcoj

Dashurinë time do tregoj.

[Refreni] Shpëtimtarin do të ndjek ku Ai t’më udhëheq’.

Kur më thërret do ta dëgjoj.

Do t’jetoj atë që besoj.

Dhe kur t’kem nevojë, Ai do t’më mbaj’.

Ai është Bariu im dhe unë delja e Tij.

Shtyp në Letër