2021
Një Piano për Profetin
Mars 2021


Një Piano për Profetin

Kjo histori ndodhi në Zonën e Akrës me Rrethina, Ganë.

Një djalë me emrin Profet, kishte dy synime të rëndësishme.

“Muzika është një gjuhë që çdokush mund ta kuptojë” (Libri i Këngëve të Fëmjëve, f. iii).

hands on piano keyboard

Profeti e donte shumë muzikën. Atij i pëlqenin veçanërisht këngët e Fillores dhe himnet e Kishës. Ai i këndonte nën zë meloditë gjatë gjithë ditës. E përfytyronte veten të ulur në një piano, duke luajtur këngët e tij të parapëlqyera. Ai gjithashtu e përfytyronte veten duke u mësuar njerëzve të tjerë se si të luanin në piano.

Kishte vetëm një problem. Ai nuk kishte piano.

Një ditë, Profeti pati një intervistë me peshkopin e tij.

“A ke vendosur ndonjë synim për programin Fëmijët dhe Rinia?” pyeti peshkopi.

“Po”, tha Profeti. “Dua të mësoj si të luaj në piano.”

“Ky është një synim i mirë”, tha peshkopi.

“Dhe kur ta arrij atë synim”, tha Profeti, “pastaj kam një synim tjetër. Dua t’u mësoj 20 njerëzve të tjerë se si të luajnë në piano.”

“Ti ke dy synime të mira”, tha peshkopi.

“Dhe kam një problem”, tha Profeti. “Nuk kam një piano.”

“Epo, le të shohim se çfarë mund të bëjmë.”

Në kishë të dielën tjetër, peshkopi i tha Profetit se kishte gjetur një çift misionarësh që mund ta mësonin. Ata do të sillnin tastiera pianoje që ai dhe të tjerët të ushtroheshin. Ata donin t’u mësonin shumë njerëzve se si të luanin në piano.

Peshkopi u foli njerëzve. Profeti u foli njerëzve. Familja e Profetit u foli njerëzve. Shpejt e gjithë lagjja në Kishë po fliste për orët mësimore të pianos. Kështu ishin dhe të tjerët.

“Shumë nga miqtë e mi që nuk janë anëtarë, duan të mësojnë gjithashtu”, i tha Profeti peshkopit.

“Ata janë të mirëpritur, natyrisht”, tha peshkopi. “Misionarët do të të japin një libër dhe do të ndihmojnë të mësosh mësimet. Dhe pasi t’i mësosh, ti mund t’i ndihmosh ata që të mësojnë gjithëkënd.”

“Ky është synimi im i dytë!” tha Profeti.

Shpejt Profeti po ushtrohej me misionarët. Atij i pëlqente shumë të mësonte se çfarë domethënie kishte secila prej notave dhe t’i dëgjonte ato të bashkoheshin për të bërë një këngë. Dy nga miqtë e tij nga kisha, Kelvini dhe Aleksandri, po mësonin gjithashtu. Pas një muaji, të tre djemtë filluan të jepnin mësim po ashtu.

Çdo ditë, djemtë jepnin mësim si t’i binin tastierës në ndërtesën e Kishës. Në fillim ishin rreth 10 studentë, pastaj 20, pastaj 50!

“Kjo është argëtuese!” tha Kelvini një ditë kur mbaroi mësimi.

“Mendoj se Ati Qiellor është i lumtur ngaqë po i ndihmojmë të tjerët të mësojnë”, tha Aleksandri.

Profeti pohoi me kokë. Me synimin e tij tashmë po ndihmonte kaq shumë njerëz.

Por kishte edhe diçka tjetër që e bënte Profetin të lumtur. Teksa studentët e tjerë ushtroheshin për këngët e Fillores, ata po mësonin gjithashtu për Atin Qiellor. Disa prej tyre e pyetën Profetin nëse mund të mësonin më shumë për Kishën.

Dhe në fakt, disa nga njerëzit që mësuan fillimisht për Kishën për shkak të mësimeve të pianos, si përfundim u pagëzuan.

“Tani në mbledhje”, thotë Profeti, “ne të gjithë bashkohemi dhe këndojmë këngët që i duam.”

Product Shot from March 2021 Friend Magazine

Ilustrimet nga Violet Lemay