Nga Presidenca e Parë
Ai Është Ngritur!
Përshtatur nga biseda “Ai Është Ngritur”, Liahona, prill 2013, f. 4–5.
Ringjallja e Jezu Krishtit na jep shpresë. Më dha shpresë mua një ditë vere në vitin 1969 kur nëna ime vdiq. Isha i trishtuar sepse përkohësisht u ndava prej saj.
Por u ndjeva i lumtur kur Fryma e Shenjtë më tha se Ringjallja është e vërtetë. Mund ta përfytyroj se si do të jetë t’i shoh përsëri një ditë nënën time dhe njerëz të tjerë të dashur.
Jezu Krishti u ringjall. Për shkak të Tij, të gjithë fëmijët e Atit Qiellor që kanë lindur në botë, do të ringjallen në një trup që nuk do të vdesë kurrë.
Historia e Pashkës
Priti kartat dhe ngjiti në letër. Shpoji vrimat dhe lidhi së bashku me spango. Tani ti ke një libër historish për Pashkë!
-
Jezu Krishti hyri në qytetin e Jerusalemit mbi një gomar. Njerëzit e lëvduan Atë dhe vunë gjethe palmash në tokë. (Shih Marku 11:1–11.)
-
Jezusi vizitoi tempullin. Ai shëroi njerëz që ishin të çalë dhe të verbër. (Shih Mateu 21:12–14.)
-
Priftërinjtë xhelozë i paguan njërit prej dishepujve të Jezu Krishtit, Judë Iskariotit, 30 monedha argjendi për ta dorëzuar Atë tek ata. (Shih Mateu 26:14–16.)
-
Jezusi e hëngri vaktin e Pashkës me dishepujt e Tij. Ai u dha sakramentin për t’i ndihmuar që ta kujtonin Atë. (Shih Mateu 26:19–20, 26–28.)
-
Jezusi shkoi në Gjetseman që t’i lutej Atit Qiellor. Atje, Ai filloi të vuante për mëkatet tona. Njerëzit me shpata erdhën dhe e arrestuan. (Shih Mateu 26:36–50.)
-
Jezusi vuajti dhe vdiq në kryq. Trupin e Tij e vendosën në një varr me një gur të madh përpara hyrjes. (Shih Mateu 27:27–35, 57–60.)
-
Engjëjt e rrotulluan dhe e larguan gurin. Ata i thanë Maria Magdalenës dhe grave të tjera se Jezusi ishte ringjallur. Jezusi iu shfaq grave dhe ato e adhuruan Atë. (Shih Mateu 28:1–10.)
-
Jezusi iu shfaq dishepujve të Tij. Ata e prekën trupin e Tij të ringjallur. Ai u tha atyre që t’i mësonin çdo njeriu ungjillin e Tij. Jezu Krishti u ngrit sërish, kështu do të ngrihemi edhe ne! (Shih Lluka 24:36–43; Mateu 28:16–20.)