2021
Të Ndiejmë Dashurinë e Krishtit
Mars 2021


Miku Mikut

Të Ndiejmë Dashurinë e Krishtit

Nga një intervistë me Hejli Jancin

Product Shot from March 2021 Friend Magazine

Gjatë periudhës kur po rritesha në Japoni, në shkollë më dhanë një Bibël. Kishte fjalë në anglisht dhe japonisht përbri njëra‑tjetrës. Drejtori na tha që ta përdornim për të studiuar anglishten.

Ku e lexova, mësova rreth Jezusit. Cili është ky person që ka kaq shumë dashuri? pyeta veten. Fjalët që Ai tha, më lumturuan. Doja të dija më shumë për Të.

Pak kohë më vonë, takova misionarët. Më dhanë një Libër të Mormonit dhe më kërkuan që ta lexoja e të lutesha për të. Më pëlqeu shumë të lexoja për Jezusin edhe në Librin e Mormonit. U luta dhe e ndjeva se ishte i vërtetë.

Askush në familjen time nuk donte të mësonte për Kishën. Jezusi na mësoi se ne duhet t’i nderojmë prindërit tanë, por prindërit e mi nuk donin që unë të bashkohesha me Kishën. Kjo ishte e vështirë.

U tregova prindërve të mi se si ndihesha. U tregova atyre për lutjet e mia. Ata nuk e kuptonin. Pyetën veten pse doja që ta lija pas fenë tonë.

Vazhdova të përpiqesha. Më në fund prindërit e mi thanë se mund të pagëzohesha. Shumë vite më vonë, edhe nëna ime u pagëzua.

E di se u bekova ngaqë doja ta ndiqja Jezusin. Më pëlqen shumë të mësoj për Të dhe e di se ndjekja e Tij sjell bekime.

Jezusi Do që Unë ta Ndjek Atë

coloring page of Jesus being baptized

Jezusi do që ne ta ndjekim Atë duke u pagëzuar. Lexoji vargjet. Pastaj format ngjyrosi me ngjyrat përkatëse sipas numrit.

  1. Doktrina e Besëlidhje 19:23

  2. 2 Nefi 31:12

  3. Mateu 3:16–17

  4. Doktrina e Besëlidhje 33:11

  5. Alma 7:15