Karta për Historinë e Kishës
Mëso rreth njerëzve të rëndësishëm në historinë e Kishës. Priti kartat, palosi te vija e ndërprerë dhe ngjiti afër me njëra‑tjetrën.
Tre Dëshmitarët
“Ne pamë dhe dëshmojmë se këto gjëra janë të vërteta.”
“Dëshmia e Tre Dëshmitarëve”, Libri i Mormonit.
-
Oliver Kaudëri, Dejvid Uitmeri dhe Martin Harrisi ishin miq të Profetit Jozef Smith.
-
Ata panë një engjëll, i cili u tregoi fletët e arta. Ata e shkruan dëshminë e tyre. Ti mund ta lexosh atë pas parathënies te Libri i Mormonit.
-
Ata ishin disa nga njerëzit e parë që u pagëzuan si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Lusi Mek Smith
1775–1856
“Ai libër u soll në dritë me anë të fuqisë së Perëndisë.”
Lucy Mack Smith, History of Joseph Smith (Bookcraft, 1958), f. 204
-
Ajo ishte nëna e Jozef Smithit.
-
Ajo u mësoi fëmijëve të saj për Perëndinë. Ata luteshin dhe e lexonin Biblën së bashku.
-
Ajo udhëhoqi një grup shenjtorësh për në Kirtland me anije. Kur uji ngriu, ajo i nxiti shenjtorët të luteshin. Akulli u thye kështu që anija mundi të kalonte!