Të Dashur Miq,
Këtë vit e Diela e Palmave është të dielën e fundit të marsit. Kjo është koha kur ne kremtojmë ditën kur Jezusi hyri në Jerusalem mbi një gomar. Njerëzit tundnin gjethe palmash dhe bërtitnin: “Hosana!” Pak ditë më vonë, Jezusi vuajti dhe vdiq për ne. Më pas, Ai u ringjall! Shpresojmë që ju do ta shijoni këtë kohë të veçantë për të kujtuar atë që Ati Qiellor dhe Jezusi kanë bërë për ne (shih Gjoni 3:16). Për shkak të Tyre, të gjithë ne mund të jetojmë përsëri!
Me dashuri,
Miku
P.S. Sa faqe rreth Jezusit mund të gjeni në këtë numër botimi?
Ndërto Barkën Tënde
Mësova se si Nefi bëri një barkë (shkurt 2020), kështu që doja të bëja vetë një të tillë për të kuptuar se si u ndje Nefi. Në fillim ishte e vështirë, por mësova të mos dorëzohesha dhe t’i mirëbesoja Zotit ashtu siç bëri Nefi.
Ian D., 9 vjeç, Verakruz, Meksikë
Vendet Ku e Lexojmë Revistën Miku
Na pëlqen shumë ta lexojmë revistën Miku! Na ndihmon të ndihemi më pak të vetmuar ngaqë ne jemi të vetmit anëtarë të Kishës në qytetin tonë. Ne e lexojmë atë në gjermanisht dhe holandisht për shkak se mami jonë është nga Holanda dhe babi jonë është nga Gjermania.
Lars dhe Torben S., 5 dhe 3 vjeç, Saksonia e Poshtme, Gjermani
Na Pëlqen Shumë ta Shohim Tempullin
Ne jetojmë pranë Tempullit të Barankijës në Kolumbi dhe e vizitojmë atë çdo dy javë. Na ndihmon të kujtojmë besëlidhjet që do të bëjmë me Atin Qiellor.
Dega e Fillores në Puerto‑Kolumbia, Kolumbi