2021
Viki Tadiç
Mars 2021


Pionierë në Çdo Vend

Viki Tadiç

E Kthyer e Hershme në Besim në Bosnjë‑Hercegovinë

“A ishte kjo Fryma e Shenjtë?” pyeti Viki.

a girl in Bosnia and Herzegovina

“Eja!” thirri vëllai i Vikit. “Le të shkojmë të luajmë me familjen Rou!”

Familja Rou ishin fqinjët e tyre të rinj. Ata ishin shpërngulur në Bosnjë‑Hercegovinë nga Shtetet e Bashkuara. Kishin fëmijë në të njëjtën moshë si Viki dhe vëllezërit e motrat e saj. Por nuk e flisnin gjuhën boshnjake. Viki ishte e vetmja në familjen e saj që fliste anglisht. Ajo përkthente që të mund të luanin së bashku.

Viki u ul me znj. Rou në verandë ndërkohë që fëmijët e tjerë luanin.

“Familja juaj duket ndryshe”, tha Viki. “Në kuptimin e mirë të fjalës.”

Znj. Rou buzëqeshi. “A dëshiron të vish me ne në kishë? Kjo mund të të ndihmojë të shohësh pse jemi ndryshe. Kisha jonë nuk ka një ndërtesë këtu në Bosnjë, kështu që ne kemi kishë me familjen tonë në shtëpi.”

Viki ishte kureshtare kur mbërriti në shtëpinë e familjes Rou të dielën. Fillimisht ata kënduan një këngë. Njëri nga fëmijët tha një lutje. Pastaj z. Rou u lut dhe ia kaloi bukën dhe ujin çdo personi. Ata thanë se ky quhej sakrament. Pas kësaj, vajza e tyre, Xhesi, dha një bisedë.

“Ati Qiellor na do. Ai na flet nëpërmjet Frymës së Shenjtë”, tha Xhesi. “Nganjëherë Fryma e Shenjtë na jep një ndjenjë paqësore. Ose nganjëherë Ai na jep një mendim.”

Të nesërmen, Viki shkoi në dyqan të blinte bukë. Ndërsa kthehej në shtëpi, ajo gati sa do kalonte pranë disa kazanëve të plehrave kur një zë në mendjen e saj e ndaloi. Qëndro larg, i tha.

Viki qëndroi pa lëvizur. Papritur, një makinë erdhi duke u rrotulluar te qoshja. BAM! U përplas me kazanët e plehrave.

Viki mori frymë thellë. Ishte shumë e gëzuar që e dëgjoi zërin!

Më vonë, Viki ia tregoi historinë znj. Rou. “A ishte kjo Fryma e Shenjtë?”

“Kështu duket. Nganjëherë Fryma e Shenjtë na paralajmëron për rrezikun.”

“Perëndia më mbrojti”, tha Viki. “Do ta dëgjoj gjithmonë Frymën e Shenjtë.”

Viki vazhdonte të shkonte në shtëpinë e familjes Rou për kishë çdo të diel. Më pas Viki ia tregoi Librin e Mormonit mamit të vet. Shpejt e gjithë familja e saj po mësonte për ungjillin nga familja Rou. Viki përkthente për secilin.

Një ditë, z. Rou i bëri familjes së Vikit një pyetje. Viki e përsëriti atë në gjuhën boshnjake. “A do ta ndiqni shembullin e Jezu Krishtit duke u pagëzuar?”

Viki priti. Ajo donte të pagëzohej. Por ajo ishte në ankth se çfarë do të thoshte familja e vet.

Më në fund, foli babi i Vikit. “Da.”

Da”, tha familja e saj.

Viki ishte kaq e lumtur aq sa iu duk sikur zemra e saj do të shpërthente. “Po”, i tha ajo z. Rou. “Po, do të pagëzohemi.”

Një javë më vonë, Viki dhe familja e saj udhëtuan me makinë për pesë orë për në ndërtesën më të afërt të Kishës. Viki u ndje e lumtur kur u fut në ujë për t’u pagëzuar. Ajo u ndje edhe më e lumtur kur u konfirmua si anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Tani ajo do ta kishte Frymën e Shenjtë gjithmonë me vete.

Bosnjë‑Hercegovina ka 73 anëtarë të Kishës.

Tempulli më i afërt me Bosnjë‑Hercegovinën është Tempulli i Romës në Itali.

Bosnjë‑Hercegovina ndodhet në Europën Juglindore.

Vikit i pëlqejnë shumë veprimtaritë në natyrë. Ngjitja në mal është një nga gjërat e saj të parapëlqyera për të bërë.

Viki u pagëzua në moshën 16‑vjeçare.

Kur Viki u rrit, ajo u martua në tempull. Tani ajo ka dy fëmijë.

Product Shot from March 2021 Friend Magazine

Ilustrimet nga Zhen Liu