Qëndro në Siguri kur Përdor Media
Pyetje për Zgjedhje të Mira
Nga ta dish se çfarë është e mirë për ta parë, lexuar e dëgjuar? Këtu janë disa pyetje që të ndihmojnë të zgje-dhësh të drejtën:
-
A më ndihmon ta ndiej Frymën e Shenjtë?
-
A më ndihmon ta ndjek Jezusin?
-
Si do të ndihesha nëse Shpëtimtari do të ishte këtu me mua?
Një Plan për t’u Larguar
Çfarë bën kur shikon media që nuk është e mirë? Bëj një plan që të dish se çfarë të bësh!
-
Fike telefonin, kompjuterin, kompjuterin e dorës ose televizorin.
-
Tregoji një prindi ose një të rrituri që i mirëbeson, atë që pe, dhe kërko ndihmën e tij/saj. Ai/Ajo mund t’u përgjigjet pyetjeve të tua dhe të të ndihmojë.
-
Bëj diçka pozitive. Ti mund të këndosh një këngë të Fillores, t’i lexosh diçka një vëllai ose motre, apo të luash jashtë me një shok/shoqe.
Përqendrohu tek e Mira
Teknologjia mund të të ndihmojë të bësh shumë gjëra të mira. Çfarë gjërash të mira të ka ndihmuar të bësh?
Këtu janë disa ide!
-
Bisedo nëpërmjet internetit me familjen.
-
Bëj historinë familjare.
-
Mëso diçka të re.
-
Shiko ose dëgjo diçka që të bën të lumtur.
-
Vizito faqen e internetit të revistës Miku.