2021
Jezusi e Përhapi Ungjillin
Mars 2021


Duke Ndihmuar Ashtu si Jezusi

Jezusi e Përhapi Ungjillin

Jesus with disciple holding basket of bread

Njerëzit janë të uritur kur trupi i tyre ka nevojë për ushqim. Ata janë të uritur në një mënyrë tjetër kur kanë nevojë ta dëgjojnë ungjillin.

Një ditë, mijëra njerëz erdhën për të parë Jezusin. Jezusi i ushqeu të gjithë ata me vetëm pesë bukë dhe pak peshq.

Të nesërmen, njerëzit erdhën përsëri te Jezusi. Jezusi u tha atyre të kërkonin një tjetër lloj buke. “Unë jam buka e jetës”, tha Ai. Nëse njerëzit e gjejnë Atë dhe ungjillin e Tij, shpirtrat e tyre nuk do të jenë më kurrë të uritur.

Një herë i thashë shoqes sime: “Unë shkoj në kishë dhe mësoj për Shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin”. Më vonë ajo filloi të vinte në kishë me ne. Ajo tha se do t’i pëlqente të pagëzohej sa më shpejt! Kjo më gëzoi shumë në vetvete.

Meri E., 8 vjeçe, Jutë, SHBA

Product Shot from March 2021 Friend Magazine

Ilustrimi nga Peter Francis