Histori nga Shkrimet e Shenjta
Ngritja Sërish e Kishës së Jezu Krishtit
Më 6 prill 1830, pati një mbledhje të veçantë në një shtëpi prej trarësh druri. Jozef Smithi ngriti sërish Kishën e Jezu Krishtit mbi tokë.
Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri bekuan dhe shpërndanë sakramentin. Pasi mbaroi mbledhja, disa njerëz u pagëzuan.
Pak muaj më vonë, Perëndia e thirri Ema Smithin që të përpilonte një libër këngësh për Kishën. Në këtë mënyrë njerëzit mund të këndonin këngë gjatë mbledhjeve të Kishës.
Unë i përkas Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Mund të këndoj këngë dhe ta marr sakramentin çdo javë.