Duart Ndihmëtare nëpër Botë
Takohu me Raiarin nga Tahiti
Takohu me fëmijë të Fillores që po i ndihmojnë të tjerët, ashtu siç bëri Jezusi.
Gjithçka rreth Raiarit
Mosha: 9 vjeç
Nga: Tahiti
Gjuha: frëngjisht
Familja: Mami, babi, tre vëllezër dhe një motër
Synimet dhe ëndrrat: 1) Të mësojë të luajë në piano. 2) Të lexojë të gjithë Librin e Mormonit. 3) Të bëhet mjek ose pilot.
Duart Ndihmëtare të Raiarit
Raiarit i pëlqen shumë të vizitojë gjyshen e tij, Memin. Ai mund të luajë në plazh dhe të kapë peshq në lagunë. Ai ha mango dhe banane nga pemët. Pak vite më parë, ai u takua me miqtë e Memit, Kalin dhe Mian.
Çdo mëngjes Raiari dhe Memi lexonin së bashku Librin e Mormonit. Kali dhe Mia filluan të bashkoheshin me ta. Raiari ndihmonte në shpjegimin e shkrimeve të shenjta, kështu që ato ishin të lehta për t’u kuptuar.
Raiarit dhe vëllezërve të tij u pëlqente ta ndihmonin Kalin që të kapte peshq. Një ditë Raiari tha: “Le të lutemi që të mund të jemi të sigurt dhe të kapim shumë peshq”. Atë ditë Kali kapi më shumë peshq se kurrë më parë! Kali vendosi të lutet gjithmonë përpara se të shkojë për peshkim.
Raiari po bëhej gati që të pagëzohej. Ai i tregoi Kalit gjithçka rreth kësaj. Më pas misionarët erdhën dhe i mësuan Kalit dhe Mias më shumë për ungjillin. Kur Kali dhe Mia u pagëzuan, Raiari ishte atje. “Jam kaq i lumtur që Kali donte të ndiqte gjurmët e Jezusit”, tha ai.
Gjërat e Parapëlqyera të Raiarit
Vendi: Shtëpia e Memit
Historia rreth Jezusit: Kur Ai e ushqeu turmën me dy peshq dhe pesë bukë
Kënga e Fillores: “E Di, Shpëtimtari Më Do” (Miku, mars 2015)
Ushqimi: Sashimi të bërë me peshq të freskët nga oqeani dhe tortë me çokollatë nga receta e stërgjysheve të tij
Ngjyra: E kuqe
Lënda në shkollë: Matematika