Të Dashur Miq,
Ishte një kohë e frikshme për njerëzit në Librin e Mormonit. Erdhën stuhi, zjarre dhe një tërmet i madh. Ishte errësirë për tri ditë. Më pas, papritur, gjithsecili dëgjoi zërin e Jezu Krishtit. Ai tha se krijoi tokën. Ai tha se kur pendohemi dhe vijmë tek Ai, ne do të shpëtohemi. A mund ta përfytyroni se sa të ngushëlluar u ndien njerëzit? Më vonë Jezusi erdhi vetë t’i vizitonte njerëzit. Shkoni te faqja 16 për të parë mënyrën se si u bë një material filmik për këtë histori të bukur.
Ne ju duam,
Miku
P.S. Ju lutemi, na shkruani dhe na tregoni rreth një rasti kur keni ndier ngushëllim dhe shpresë nga Jezu Krishti.