Shkruar nga Ti
Gjëra të Vogla Sjellin një Ndryshim!
Jam më i shkurtri në klasën time. Ndonjëherë do të doja të isha i gjatë si shokët e shoqet e mia të klasës. Por mami im më thotë se vlerat e mia janë më të rëndësishme sesa gjatësia ime dhe unë mund të bëj shumë gjëra ndonëse jam më i vogël se shokët e shoqet e mia të klasës.
Kur e humbas diçka ose kur kam frikë, e ndaloj atë që po bëj dhe lutem. Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve të mia.
I ndihmoj kushërinjtë e mi dhe fëmijë të tjerë që të studiojnë matematikë, anglisht dhe shkrim. Ndihmoj për të bërë punë shtëpie. Kujdesem për kafshët e mia shtëpiake. Bëj punime artistike dhe shkruaj letra për misionarët. Kur blej ose marr diçka të re, e ndaj me të tjerët. Kur shoh njerëz nevojtarë në rrugë, jap çfarë të mundem dhe lutem për ta çdo ditë.
Kur isha më i vogël, mami filloi të më lexonte. Ne lexonim histori nga Libri i Mormonit, histori nga Bibla dhe revistën Miku. Tani, edhe pse jam nëntë vjeç, ajo ende më lexon. Nuk mund të fle nëse mami nuk lexon me mua. Por tani, prej disa netësh, i lexoj unë mamit derisa ajo bie në gjumë.
I bëj këto gjëra të thjeshta edhe pse jam i vogël. E di se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i duan fëmijët e vegjël. Unë e di se Ata më duan. Edhe unë i dua Ata. Ëndrra ime është të bëhem një misionar që të mund të bëj më shumë gjëra të vogla për të sjellë një ndryshim të madh.